Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-07, 23:45   #4
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nga serbishtja

Këtu më poshtë disa nga shumë reagime të qytetarëve serb ndaj kësaj informate; u morën sipas radhës,nga fundi pa qëllime tendencioze, shumica e reagimeve janë të kësaj natyre, si vijon më poshtë:


“ Po, natyrisht do të luftonte ai që i ka ardhur jeta te hunda dhe i cili me siguri nuk do të vdiste. Mirëpo edhe këtë duhet shfrytëzuar si arsyetim, si shqiptarët që po përdorin dhunën eventuale. 12 për qind serb janë rreth 700 veta. Ajo nuk është fuqi e vogël ushtarake kur kihet parasysh motivimi i madh i tyre. Pensioneruc dhe lugare ( amviset nga luga ) , ju përkrah plotësisht dhe ju premtoj se do të rrijë çdo ditë para tv duke pirë vetëm lëngje të prodhuara në Serbi dhe do të jem tifoz i juaj. (RONNY, 6. jul 2007 21:55)


“ Natyrisht se do të luftonin pensionerët. Ata nuk do të shkonin në luftë. E çka do të kishin humbur ata në luftë? Për fëmijë dhe nipat nuk brengosen e pastaj, jeta e pensionerit është e bezdisshme. (penzionersiki rat, 6. jul 2007 21:35)



“Ata sigurisht nuk do të luftonin dhe nuk është vështirë të tregohen guximtarë ( të mos përdorë ndonjë shprehje tjetër )” (honorarac, 6. jul 2007 21:09)



“ ...kryesisht amvise dhe pensionerë... “ Si pat thënë Benjamin Disrael, ekzistojnë tri lloj rrena: rrena, rrena e mallkuar dhe statistika.

Hajt të jemi me shëndet. (Erast Fandorin, 6. jul 2007 20:40)



“E pse nuk i kanë pyetur amviset se a do t´i dërgonin bijtë e tyre në luftë dhe pensionerucët a do t´i dërgonin nipat? Kush donë të luftojë, i lumtë, le të shkojë e le të luftojë...unë me 26 vjet e mia kam punë më të mençura” (costak, 6. jul 2007 19:35)

“Mua më shumë më brengosë se 63 për qind i besojnë kishës ortodokse serbe.”


Pse askush nuk më anketon mua për gjëra të tilla???
P.S. Pushkën në dorë, kurrë më! (drago, 6. jul 2007 18:19)



“Në të njëjtën kohë gati gjysma e të anketuarve 48 për qind mendon se duhet refuzuar anëtarësimin në BE për Kosovën, kurse 39 për qind e qytetarëve do t´i kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendet që njohin pavarësinë e Kosovës.”

Supozoj se edhe këta janë pensionerë, a po shok anketues?(Misko, 6. jul 2007 16:22)



“Jam 20 vjeç. Që kur ka di për veten, dëgjoj vetëm politikë. As nuk më bie ndërmend të mendojë për Kosovën. Dua të jetoj i lirë dhe të kënaqem me miq nga e gjithë Serbia. Të Evropës dhe botës. Të ashtuquajturat anketa janë montuar për publikun e brendshëm dhe të jashtëm. Si edhe garda e “Car Lazarit “ dhe shfaqjet tjera lidhur me Kosovën.... Çka do të kisha unë nga kjo, cili është kontributi im, si kam ndikuar unë me 20vjet e mia ne gjendjen aktuale të vendit ?” (Bogdan, 6. jul 2007 16:48)
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė