Edhe pse personalisht unë nuk kam shumë njohuri mbi figurën
e Bamir Topit dhe as që kam ndonjë simpati për klasën
politike në Shqipëri, jam mëse i bindur se një nga arsyet
kryesore pse Bamiri refuzohet nga lista e kandidatëve për
presidentin e ardhshëm shqiptar ka të bëj me aparteidin 87
vjeçar që banori i Shqipërisë së Mesme dhe Gegërisë është
detyruar të paguajë në Republikën tonë ndaj militantizmit
të organizuar politik të ortodoksisë së majtë. Ndërsa në
listën për president të Shqipërisë në ditët tona
intrigantët e PS-së apo edhe PD-së kanë hedhur lloj-lloj
emra UFO-sh që nga Gjovalin Kolombi e deri te Qirjako
Qirko, refuzimi i egër që i bëhet Bamir Topit, është i
ndërtuar mbi baza krahinore dhe fetare. Dhori, Edi, Beni,
Kiçua, Roberti, Alfredi, Ylli, Maksi, Vangjeli, Fatosi,
Paskali dhe i gjithë stani i ortodoksisë që sundon majat e
pushtetit sot në Shqipëri nuk mundet dot kurrë të
imagjinojë që një anëtar i racës ‘inferiore të myslymanit
tiranas’ të marrë pushtetin e Shqipërisë. Jo më kot përpara
disa muajsh Rexhep Mejdani deklaroi në Tiranë që myslymanët
në Shqipëri janë 40% e popullsisë apo që Janullatosi
deklaroi që jemi 30% ortodoksë. Këto deklarata janë me
prapavijë politike dhe synojnë uzurpimin e mëtejshëm të
pushtetit në Shqipëri nga jug-ortodoksia.
Për të majtën militante të vendit tonë, katunari i Tiranës
i llojit Bamir Topi është i dënuar të rrojë në katunin e
tij me benevrekë e me gamor. Që t’ia mbushin mendjen
tiranasve që pushteti në këtë vend i përket vetëm
jug-ortodoksisë , komunistët kanë ngulur në sheshin ku
Toptanët dhe tiranasit e Esat Pashës dhe Qazim Mulletit
kishin qendrën e pushtetit të tyre 80 vite më parë, bustin
e Avni Rustemit i cili prej afro 40 vitesh i bën karshillëk
dhe përkujton çdo banori të Shqipërisë së Mesme fatin e
Esat Pashës dhe Haxhi Qamilit. Tiranasi autokton është i
dënuar për të mos qenë kurre president i Shqipërisë apo
edhe Bashkiak i qytetit që Sulejman Pashë Mulleti themeloi
400 vite më parë, pasi në Shqipëri pushteti duhet ti takojë
vetëm jug-ortodoksisë . Për këtë arsye edhe Edi Rama që
refuzon Bamir Topin, ja ka hequr autorësinë e qytetit të
Tiranës në faqet zyrtare të Bashkisë, Pashës Tiranas që
themeloi Tiranën 400 viteve më parë. Dhe jo më kot dashnori
ideologjik i Edi Ramës, Maks Velo leh përditë si langua i
betuar i racës sunduese jug-ortodokse, jo vetëm kundër
Bamirit dhe Salës si përfaqësuar të Gegërisë, por edhe
kundër brekusheve islamike të Sulë Mulletit që vetëm Maksi
me inatin e tij prej kaurri di të kafshojë.
|