Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-07, 18:53   #8
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lyra2
Ka ardhur koha pėr njė grua zonjė, Presidente shqiptare

....

Kėshtu qė unė mendoj se ka ardhur koha e ndryshimit, ka ardhur koha e sprovės, qė dhe para botės tė themi, meqėnse dhe Presidenti Amerikan na cilėsoi si shumicė myslimane,
( nė fakt s’ėshtė bėrė asnjė rregjistrim i popullsisė pėr pėrkatėsinė fetare) se sa e civilizuar ėshtė shoqėria shqiptare dhe ēfarė ndryshimesh do tė sjellė kur nė kėtė kolltuk do tė ulet njė grua zonjė, ashtu sic e meriton Mėmėzonja jonė!

New York, 2007
Pershendetje Lyra!


Pajtohem absolutisht me ty, se nje grua ne postin e Presidentit te Shqiperise mund te sjelle dobi per vendin. Pajtohem poashtu me arsyetimet apo shembujt e te kaluares dhe te se tashmes, te cilat ti i sjelle dhe te cilat flasin pro zgjedhjes se nje gruaje ne kete post.


Por dy gjera desha t“i them:


Se pari duhet dalluar rolin e postit te presidentit ne SHBA dhe atij ne Shqiperi. Perderisa Presidenti Amerikan ka ingerenca shume te gjera, pra eshte (bashke)dirigjues i politikes aktive te shtetit (ka forcen direkte mbi armaten e tj.), posti i presidentit ne Shqiperi eshte i ndare nga zhvillimet politike aktuale. Pra Presidenti Shqiptar nuk merr pjese ne qeverisje te shtetit, por roli i tij eshte thjeshte nje rol reprezentativ, kryesisht perfaqesimi i shtetit ne takimet me jashte. Ky rol i kufizuar i Presidentit Shqiptar rezulton nga sistemi aktual i rregullimit shteteror "demokraci parlamentare", i cili nuk ben te krahasohet me rregullimin shteteror amerikan "demokraci presidenciale". Ne te parin sistem politiken e "dikton" Parlamenti (kryesisht Kryeministri), kurse ne te dytin Presidenti (sigurisht jo ai vetem, por edhe me Senatin dhe Kongresin). Nga kjo del, se nje grua si Presidente e Shqiperise, nuk do te kete aq shume ingerenca per politiken aktuale, apo nuk do te mund te vendos se cka e si te behet ne lidhje me nje problem politik aktual (p.sh. lufte apo jo lufte). Nese ti deshiron nje grua ne udheheqje te politikes aktuale, atehere duhet te pledosh per nje grua ne postin e Kryeministrit..


E dyta cka deshta te them, eshte se Kushtetuta Shqiptare eshte absolut asnjanese persa i perket perkatesise gjinore te personit qe kandidon per President (Neni 45: 1. Ēdo shtetas qė ka mbushur tetėmbėdhjetė vjeē, qoftė edhe ditėn e zgjedhjeve, ka tė drejtėn tė zgjedhė dhe tė zgjidhet).

Keshtu qe Kushtetuta parasheh zgjedhjen e nje gruaje si Kryetare te Shtetit (Presidente), por edhe se ajo poashtu nenkupton qe nje person te mos zgjedhet si President, vetem per shkak se ai i takon kesaj apo asaj gjinie. Dmth pa marre parasyshe cili kandidat eshte ne pyetje, vendosese per zgjedhjen e tij si President i Shtetit, jane aftesite perkatese personale. Se cilat jane keto veti apo aftesi, nuk shkruhet eksplicit ne Kushtetute, por keto mund te deduktohen sadopak nga Pjesa e Katert e Kushtetutes, qe mund te lexohet/kopjohet nen kete link:


http://www.regions.org.al/alcontent/...sa_III_VII.inc

Facit: Koha "per ndryshime e per sporve" ne kontekstin tend, do te kete ardhur atehere, kur kemi zonja, te cilat ne syte e votueseve i permbushin keto kriterie.

Pershendetje,
Artoni
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė