Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-07, 17:58   #3
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Peshku ne det statusi per ibret, Jul 6, '07 3:16 PM
for everyone

shkruan Behxhet Sh.SHALA

A U BISEDUA PĖR KOSOVĖN NĖ AMERIKĖ APO AFRIKĖ !

Peshku nė det, statusi pėr ibret : Nė njėrin nga shkrimet e mėparshme, pasi Bushi e shkeli tokėn e Shqipėrisė, duke i injoruar krerėt e Kosovė dhe Metohisė, tė cilėt pritnin nė njė kėmb dhe u shndėrruan krejt nė vesh pasi punėn nė Kosovė e bėnė krejt pėrshesh, mos me thėnė lesh, e sidomos pas fjalėve tė Bushit pėr pavarėsinė e Kosovė dhe Metohisė nuk e dija a jam nė Kosovė apo po bredhi nėpėr xhunglat e Rodezisė! Gjithkund vetėm pėr Bushin flitej, pėr pavarėsinė qė e ka siguruar dhe se me 1 dhe 2 korrik ka me na dhuruar. Madje edhe Ekipi i Unitetit doli nga zgafella, ku ishte mbyllur pėr do hesape tjera! Jo se nuk e ka realizuar pavarėsinė dhe sovranitetin dhe se e ka mashtruar arnaut miletin por disi temperaturat ishin shumė tė larta dhe u krijuan do situata tė paqarta. Dielli Sarkozy iu ra nė kokė dhe i shtriu pėr tokė! Dikush thoshte se i kanė marrė nga 5 apo 10 rroga dhe shumė tenderė tė tjerė, prandaj edhe ndjehen si tė mjerė! Njė mik imi i mirė i ngatėrruar edhe vet nė ēėshtjet pavarėsisė dhe sovranitetit, nė shėrbim tė njė pjese tė pis miletit, mė tha se Statusi i Kosovės pėr politikanėt aktual ėshtė pasuria minus pavarėsia, me njė fjalė, Kosova e mbikėqyrur dhe e deklasuar me kusht qė nuk e pengon krimin e organizuar! Sepse po tė bėhet ndryshe , pasojat do tė kishin jo vetėm efekt lokal, por mė shumė rajonal dhe mbase edhe internacional. Do tė luhatej pozita e liderėve tė Maqedonisė, Kosovė dhe Metohisė, Serbisė pa Malin e Zi, Shqipėrisė europiane me orientim demokratik si edhe hajdutėve tė UNMIK-ut heroik ! Do tė rrezikohet bashkėpunimi politik midis pozitės- opozitės, nė rajonin e Ballkanit, sikur car Llazari nė ditėn e Vidovdanit. Ēka do tė bėnin rezidentėt e Kosovės pa ēaj rusi, duhan fallso tė kontrabanduar, alkool tė destiluar, karburante me kancer tė metastazuar, kafe nga Tetova e Brazilit e importuar, kostumet Versaēe dhe Armani me tė cilat stoliset nėntoka politike tė prodhuara nė Novi Pazar tė Serbisė, me firmė tė Italisė etj. Kėto dhe shumė beneficione tė tjera qė botėrisht nuk dihen por paramendohen , bėnė qė tė besojnė tė gjithė ata zemėrbardhė se pavarėsia e Kosovės , do tė pikė nėn dardhė! Atėbotė pata thėnė se jam djegur shumė here andaj nuk i besoj shumė Big Bossit prandaj, nė vend tė qumshtit i fryj edhe kosit! Kur nipi Putini shkoi te Daja i Madh nė Amerikė, nuk kam pasur asnjė dilemė se Statusit tė Kosovės, nuk do t’i vihej presje por njė e madhe pikė! Nė atmosfere pune, duke peshkuar, pėr Kosovėn gjoja paskan biseduar. Ėshtė njė “ lėshim” i vogėl gjatė peshkimit sepse grepi ishte pėr peshkaqen dhe balena e jo pėr lavra peshku, siē konsiderohej Kosova andaj, u ul niveli i marrjes sė vendimit, nga kryetarėt, te sekretarėt! Kėta do tė pėrpiqen qė, nė emėr tė pragmatizmit dhe proceseve demokratike, statusin e Kosovės ta zgjidhin nė mėnyrė hipotetike! Tė gjitha opcionet, qė i propozon Serbia – Rusia, do tė jenė nė lojė vetėm jo sovraniteti dhe pavarėsia qė ishin premtim, mbulojė! Edhe pse Xhorxh Babushi i hėngri fjalėt e veta, nga Ekipi i Unitetit i kemi do deklarata tė shkreta! Fatmir Mbeki, nga Mozambiku, me do deklarata me alfabetin kinez, krejt na fiku! I bėn lėmsh e i pėshtjell dhe konfuzion tė madh mbjell. Ndonėse Babushi e la anash pavarėsinė, Ekipi i Unitetit thotė se e ka mundur Serbinė dhe politikisht e kanė deklasuar Tanzaninė! Duket se e kanė huqur me Serbinė dhe ju lutem mos i pyetni asgjė pėr Tanzaninė se as ku ėshtė nuk e dijnė! Pra, niveli i vendimmarrjes po ulet, nga kryetari te sekretari, nga sekretari te drejtori pėr ēėshtje politike, nga drejtori pėr ēėshtje politike deri te administratori pėr ēėshtje strategjike, nga administratori pėr ēėshtje strategjike te nėpunėsi pėr ēėshtje teknike ngase edhe Statusi u pati trajtuar si ēėshtje teknike, pėr njė pavarėsi hipotetike! Pra, kjo ėshtė ajo kur dikush, me instrumente ( premtime ) tė huaja mendon tė bėhet dhėndėrr dhe kur zgjohet nga gjumi e sheh se paska qenė nė ėndėrr! Madje, as nusen nuk e ka te shtėpia sepse ajo ėshtė aty, ku ėshtė pavarėsia! Jo nė shtrat tė dhėndrrit, nė Kosovė dhe Metohi por nė shtrat tė Putinit, diku nė Serbi! Dhe, pastaj quaje kėtė, pavarėsi kur tė hyjnė dhe dhunojnė nė shtėpi, ta dhunojnė pragun e shtėpisė, nė emėr tė demokracisė ! Dikush kėshtu po e quan sepse lekėt po i rruan! Ata e identifikojnė pavarėsinė – me xhirollogarinė!
Mjerė i ligu sa i fort ėshtė: Sekretari i NATO – sė erdhi nė Prishtinė dhe na e tha nė fytyrė se me biseduar me Serbinė, pėr shėndet ėshtė mė mirė dhe na kushton mė lirė! Por, tek e fundit edhe pėr ata qė duan pavarėsi pėr Kosovėn apo siē themi ne,kėrkojnė zgjidhje me dhunė, ne do tua bėjmė njė qare, do t’ua lėshojmė KFOR- in dhe NATO-nė, qė do t’iu qesė fare! Me njė fjalė, shumė bre jeni duke kėrkuar dhe Serbinė fort jeni duke e hidhėruar ndėrkaq, ne nuk e lėmė Serbinė, pėr Kosovė dhe Metohinė! Jam mik i madh i Kosovės dhe po mė vjen shumė vėshtirė, qė po ua sjell njė lajm jo tė mire! Po e shihni se edhe unė jam mėrzitur shumė dhe nuk kam qetėsi dhe nė fytyrė mė ka rėnė njė qehre e rėndė por mė kanė dėrguar qė kėtė me ua thėnė . Nėse ėshtė nevoja , pas 6 muajve do t’ua them pėrsėri tė njėjtat fjalė, se , nė fund tė fundit ashtu ka me dalė! Ne, fjalė dhe premtime , u japim sa tė doni dhe, ėshtė ēėshtja e juaj nėse do tė besoni! Por, ju lutem tė duroni! Dėgjojeni shumė Ekipin e Unitetit, fjalėt tona ua pėrcjellim pėrmes Shtypit tė Sikletit. I kemi do gazeta qė janė shumė realiste, kanė doktoruar nė shkollėn titiste! Ato , natėn ua bėjnė ditė, dimrin ua bėjnė verė, shkurt shqip, ua lėnė kopilin nė derė! Pėr kėtė arsye ne edhe kemi investuar, nuk kemi pare kot pėr tė shpenzuar. Nėse Hudini ka bėrė mrekulli me litar, kėta tė bekuar, nė asfalt tė detyrojnė tė hash barė! Dikush i quan spiun qė janė zėnė me pelė nė dorė, pėr ne janė thjesht – informatorė! Ėshtė e vėrtetė se zyrat tona shpesh i frekuentojnė, nganjėhere edhe e teprojnė por ne i durojmė dhe i kėshillojmė! Pra, nėse keni pritur qe 2000 vjet , pse tash i jepni siklet! Ta dėrgojmė UNMIK-un nė Nju Jork, ta fusim BE nė Kosovė dhe Metohi, mos u merrni me shifra 1244dhe, rrini edhe pak nė Serbi. Pas nja 6-10 vjetėve do tė ēliroheni , me Serbinė nė BE do tė integroheni! Me Serbinė dhe car Llazarin, nė tė njėjtėn paket por pa Ahtisarin.
Robert Deani- babadimėr pėr policėt e Rumanisė dhe prokuror pėr shqiptarėt e Kosovė dhe Metohisė!: Prokurori ndėrkombėtar, Robert Dean, me dy raporte qė i kishte pėrpiluar, policėt rumunė nga krimi i ka amnestuar! Madje, edhe pėr sė vdekuri na ka nėnēmuar duke thenė se i vetmi faj i policėve ėshtė se kanė pėrdorur plumba gome me afat tė skaduar! Pra, sa i pėrket kėtyre plumbave nė tė ardhmėn, mund tė flejmė rehat por mund tė na vrasin me plumba qė kanė afat! I keni parė reagimet e Institucioneve dhe miletit, mė tepėr kanė reaguar pėr qent e Ismetit! Nuk e di ē’po bėn Ministria apo Qeveria dhe pse Robert Deanit, nuk ia tregon pėrrallėn pėr gomarin e Nastradinit! Se nėse e ka stupcin nė dorė, nuk mund tė na bėj horė dhe tė na e shes, miellin pėr borė! Por duket se shpirti i robit i nėnshtrohet lehtė manipulimit pėr aq kohė sa krimi ėshtė larg ndėshkimit!
Nesėr do tė shkruaj diēka pėr tallava nė muzikė dhe, po ēka tjetėr veē pėr super tallava nė politikė! Edhe zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, janė temė atraktive pėr kėto institucionet, nė esencė dekorative, qė pėr tė mbijetuar, koalicione tė “ forta “ janė duke ndėrtuar! Janė edhe do gjėra tjera, jo fort interesante, por kanė pėrmbajtje intrigante!
06.07.07 Prishtinė
Behxhet Sh. SHALA, denoncues i Robert Deanit dhe dėshmitar okular i krimit!
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė