Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-07, 18:07   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim




REZOLUTA SKIZOFRENIKE PĖR KOSOVĖN HEROIKE !

Ngadalė dalė po vjen pleqėria, bashkė me te edhe Serbia, mė mungon veē Tanzania se shumė larg na ėshtė Shqipėria! Shumė mė larg ėshtė pavarėsia , qė na e prunė deri te dera e pastaj e barti era. E barti era nė maje t’malit, kah ngushtica e Gjibraltarit. Pėrmes Francės dhe Gjermanisė deri n’Moskė tė Rusisė. Vendi mik i shqiptarėve, fushėgjuetie i zagarėve! Ne pėrkrahėm atėbotė Leninin, shumė mė tepėr Xha Stalinin, s’ishim keq as me Putinin! Seē u bė e ēka na gjeti, pse nuk na pėrkrah rus mileti, mbetėm peng tė besnikėrisė ndaj politikės sė dyfytyrėsisė! Nuk na duan ashiqare dhe me neve bėjnė hajgare! Mund tė gėnjesh 100 herė, tė mashtrosh 200 herė, do t’besojnė 500 herė, mirėpo dimri s’bėhet verė! Vjen njė kohė e vjen njė ditė, kur ipen llogaritė! Pėr ata qė kanė njė gram fytyrė, ky nuk ėshtė lajm i mirė! Tashmė e din edhe fėmia, si do tė duket pavarėsia. Mė sė miri e din Rusia! Fjalėt e Bushit i barti era, tash kėndohen do kėngė tjera. U dridh mali u dridh trolli, vallė ku ėshtė Skendė Kaprolli, shpresa e vetme e shqiptarisė, sinonim i burrėrisė, trimėrisė, vendosmėrisė dhe pathyeshmėrisė! Ku ėshtė shtypi i Sikletit, jashtėqitje e Ekipit tė Unitetit! Ku mbetėn baballarėt e pavarėsisė qė ia mėrdhinė edhe Serbisė dhe ia hodhėn shqiptarisė! Nuk janė gjėkundi sepse u ka hyrė uji pėrfundi! A ėshtė ky ujė nga lotėt e pendimit apo djersa e mashtrimit?! Pėrshėndetje e Ramė loparit, lamtumirė Ahtisarit! Tė gjithė thonė cofi gomari, kėta shpresojnė te Ahtisari! Po ta mbronin pavarėsinė si tashti ahtisarinė, do tė luhej ndryshe loja, nuk do t’u dilte krejt boja! Tash ėshtė njė gjendje tjetėr, pakoja e Ahtisarit mbeti n’letėr. U bė mire qė u dogj fare, vlera e saj ishte 0.5 pare! Ekipi i Unitetit e mbron ende pakon e Ahtisarit sepse aty e gjen pavarėsinė qė ėshtė e vėrtetė aq sa kur djalli nė parajsė ndanė drejtėsinė!Disi edhe mua mė hyri nė qejf pakoja e Ahtisarit dhe Ekipi i Unitetit, kur sot nė shtypin e sikletit m’u shpėrfaq hyjnesha nga Arbėria, qė dikur mė quajti armik ndonėse e di se mė ka shumė mik dhe jo mik sa pėr tė thėnė, pėr babe e nėnė dhe pėr kurtoazi, e as mik dilingji dhe dallaveraxhi qė, si t’ia sheh gishtin e disiplinon bishtin por njė mik besnik dhe simpatik, ngapak euforik, me shpirt 100% multietnik i cili ėshtė shumė mirėnjohės pėr kushtetutėn e shkruar dhe flamurin e arrnuar! Kam njė mik i cili thotė se lodhet shumė duke punuar nė Kushtetutė dhe betohet nė kokė tė Rinės, ndėrkaq infuzionin e parė e ka marrė me ta dėgjuar emrin e Zeuse Tinės! Hej, merreni me mend, 2000 propozime pėr flamuj tė krahinės, nuk vlejnė as as njė ēorapė e bardhė e Zeuse Tinės! Kur kam lexuar pėr numrin 2000 pata menduar se kanė konkuruar nė konkurs pėr flamur tė Kinės! Me fjalė tjera, njė flamur, njė shqiptar, njė bajraktar! Ēdo shqiptar, bajraktar! Kėto dy simbole tė “ shtetėsisė “ u kryen, nė “partneritet” me ndėrkombėtarė tė cilėt na konsiderojnė dhe trajtojnė thjesht si tė ishim gomarė qė merren me politikė duke kullotur bar dhe, na kanė mbetur edhe dy simbole tjera, stema e grushtetit e Ekipit tė Unitetit qė Kosovėn e bėnė shtet, pėr ibret dhe Himni i Kosovė dhe Metohisė ,me kazaēok tė Rusisė dhe shiri kollo tė Shumadisė! Kur kėto tė bėhen komplet, atėhere Kosova bėhet shtet! Ashtu thotė Nexhi nga Mitrovica e decentralizuar , si tė jetonte nė Hongkong tė Kinės, dikur koloni nėn Angli, i cili i ka dy statuse politike, fytyrė me dy faqe, njė komuniste , tjetrėn kapitaliste krejt pėr shkaqe ekonomike, pragmatiste, ashtu do tė jetė edhe Mitrovica, si abort nė diplomaci, Jugu me BE Kosovėn, veriu me Serbi, veriu me pavarėsi faktike, jugu me pavarėsi kozmetike! Ose, sipas Ahtisarit dhe Nazif Gomarit, srce moje i tvoje, u ljubavi stoje ali svaki nek uzme svoje, ti Drenicu ja Mitrovicu! Njė falenderim i posaēėm pėr UNMIK- un, i cili po ndahet me fytyrė, pėrveē se na la Ekipin e Unitetit, Shtypin e Sikletit, krimin e organizuar, korrupsionin e legalizuar, mishin e gjallė tė kontrabanduar, murin e Alisė, televizionin e spikericė Hajrisė, mafinė politike dhe faktike, ndėrkombėtare dhe vendore, si mėlmesė na e lane edhe njė pėrmendore, pėr cubat e Mitrovicės dhe popat e Graēanicės! Jo me leje tė Refikut por me leje tė UNMIK–ut! Vidovdani dhe Gazimestani pėrfunduan mirė e mbarė, sipas traditės sė popullit shqiptar, nuk e arrestuan ata tė SHPK–sė Millutinin, qė tha se kėtu nuk ėshtė Kosovė por Serbi dhe se pėr ta dėshmuar kėtė kanė pėr tė luftuar ndėrkaq e arrestuan Albinin qė shpėrndante harta se kėtu nuk ėshtė Serbi por Iliri! Ngjarja ishte e vėrtetė por personazhet kishin tjetėr identitet, as Millutin e as Albin! Kam rėnė nė pike tė hallit or djalė dhe nga kjo situate e kam pak vėshtirė me dalė! Kėtė vit bėri mirė bereqeti prandaj edhe plasi kiameti, pėr ta korrė dhe fshirė njė arė, nuk di kend me marrė?! Janė dy oferta serioze nė horizont, njėra e pozitės tjetra e opozitės, qė ia kanė dhėnė hakun trollit, njeri kundėrshtar i Naim Pykės, tjetri mik shpirti i Skendė Kaprrollit. Tė dytė mė pėrshtaten nė planin politik, por kam drojė se po i futi veti njė kunj strategjik, nėse e marr Fatmirin dhe injoroj Hashimin, mund ta mbushi magjen e shtėpisė, por nuk i dihet ardhmėrisė, nesėr shkon Fatmiri dhe vjen Hashim Shefi, letė mund tė pėlcasė edhe i veshit defi, mund ta pėsojė fatin e Adem Daisė, qė me 40 euro nė muaj po mbijeton nė shkėmbinjt e Allbanisė ( niko ne zna shta su muke teshke dok ne pregje Allbaniju peshke!), kėtė mund t’ua thotė Adem Daia, kur tė kthehet nga Shqipėria! Kosova do tė bėhet njė autonomi ekologjike nė njė mjedis krejtėsisht tė kontaminuar ideologjik, me njė Hiroshimė politike! Me papastėrti kronike ekologjike, vėshtirė mund tė ketė pastėrti politike! Nėse mbushen dy thasė me bėrllog politik nuk do tė thotė se hiqet ndryshku patriotik! Para protestave tė 10 shkurtit tė Vetėvendosjes, Zeuse Tina pati deklaruar se tė gjithė ata protestues qė e ndjijnė veten shqiptarė, nė fakt janė tė Kosovės tradhėtarė dhe tė gjithė ata qė i pėrkrahin , punėve tė kota ua grahin, ndėrkaq edhe ata qė vėzhgojnė, me njė fjalė ju mashtrojnė pra, ishte porosi shumė e qartė pėr ata “ faqebardhė “, se si duhet tė veprohet me tradhėtarė! Dhe, si rrjedhim logjik, ishte njė pėrfundim tragjik, dy tė vrarė, 82 tė lėnduar, 38 tė burgosur dhe mijėra nė shpirt tė sakatosur! Edhe tash ėshtė njė intervistė e Tinės prandaj kam frikė se do t’i kahet nėna Rinės! Ekipi i Unitetit, me ndėrkombėtarėt, pavarėsinė e Kosovės e barazuan me problemin e ngrohjes globale e nė fakt doli se ishte njė pordhė e ftoftė lokale!

Kush i shkruan shkrimet e mia, i coftė dhia dhe i raftė lia :
Pas disa shkrimeve nė Epokėn e Re dhe do gazeta tjera, kam marrė do komente tė mjera si, qysh ti, me njė shkollė tė mesme dhe ate fillore , pa pasur diplomė akademike tė Enver Babės nė dorė, po na bėn krejt horė! Hajt na trego se kush artikujt po t’i shkruan, dhe nga hija me neve k… po luan! Nėse i thua veti burrė dhe e pranon, ne do ta falim dhe nuk do ta harrojmė kurrė , madje dicka edhe fiton! Ndryshe, i kemi edhe do metoda tjera, pas tė cilave mund tė vjen edhe era! Pėr shkak tė mungesės sė ujit qė ma pamundėson tė pastrohem rregullisht, kam vendosur tė deklarohem publikisht e jo se kam frikė andaj paloj bisht. Tė fillojmė pra, artikujt pėr Naim Pykėn, Skendė Kaprrollin dhe xhevahirėt e skenės politike tė Kosovės asnjėhere nuk i shkruaj te shtėpia, por nga Saranda m’i dėrgon Adem Daia, qė ashiqare, artikujt i shkruan nė baza shoqėrore dhe pėr kėtė nuk mė merr asnjė pare! Nė disa artikuj ka elemente tė psikologjisė rrush, e kėto m’i shkruan Pajazit Nushi qė e ka shpirtin babush. Kur ia pėrmendi shpėrblimin material ai pėrgjigjet se e ka obligim kolegial dhe, botėrisht mė ėshtė kėrcėnuar se nėse vazhdoj tė bėjė pėrpjekje pėr ta korruptuar asnjė artikull mė nuk ka pėr ta shkruar! E unė nuk jam aq i marrė, qė tė luaj me zjarrė. Nė shpirt jam si Enver Hoxha i Shqipėrisė, kur mė duhej ndonjė shkrim shpejt e shpejt dhe diskreditues, e thirrja Ibrėn e Pacollit dhe i thoja ta pėrdor metodėn e Ramiz Alisė! Kėshtu, po jetoj si nė ėndėrr, me halete ( shkrime ) tė huaja po bėhem dhėndėrr! Prandaj, tė gjithė ata qė nė njė mėnyrė e ndijnė veten tė goditur dhe u ėshtė cenuar nderi i burrėrisė dhe shqiptarisė, i lus tė mė lėnė rehat sepse tani i kanė adresat e pėrgjegjėsisė , Pajazitit, Ibrės dhe Adem Daisė! Unė kam vepruar si anėtarė i Ekipit tė Unitetit, ju kam mashtruar se kėta artikuj vet i kam shkruar por, pėr dallim prej tyre, duke lexuar edhe jeni argėtuar! Nuk jam i pari shqiptar qė stolisem me pupla tė tė tjerėve por nuk e pranoj kurrė se tash, pas demaskimit, jam nė pozitėn e tė mjerėve! Jam krenar qė nuk jam kosovar por nuk dua ta mbroj identitetin shqiptar, si disa patriot tė mėdhenj do ditė mė parė opusi patriotik, intelektual, kombėtar i tė cilėve ėshtė ndėrtuar duke lexuar literatureė filozofike si: “Afėrdita pėrsėri nė fshat” dhe “Sikur tė isha djalė”! Kėta edhe nuk besojnė se kėto janė shkrimet e mia andaj pėr dėnim : iu coftė dhia dhe u raftė lia! Ndonėse, moti ia kanė kthye shpinėn dhisė dhe janė vaksionuar kundėr lisė prandaj janė bėrė dekor i shėmtuar i pavarėsisė! Dhe, rroftė Kosovė dhe Metohia, me Nexhin nė ballė, si baba i jashtėligjshėm i identitetit kosovar dhe poshtė armiqt e Tinės , qė deklarohen si shqiptarė!
30.06.07 Prishtinė,
Behxhet Sh.SHALA, portparoll i Ekipit tė Unitetit dhe zot i trollit, nė mungesė tė Skendė Kaprrollit, qė diku po mrizon derisa kjo furtunė tė kalon dhe Rezoluta skizofrenike tė na shalon!
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė