Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
nga Behxhet Sh. SHALA
(Kosova nė BE , si pjesė e Serbisė apo Transilvanisė, Vidovdani i Gazimestanit dhe car Llazari i Dushanit, Ngrohje globale- ftohje lokale, kush i shkruan tekstet e mia, i coftė dhia dhe i raftė lia etj.)
MOS E ARRESTONI MILLUTININ, PRANGOSENI ALBININ !
Kosova nė BE, si pjesė e Serbisė apo Transilvanisė: Tė gjithė po brengosen pėr statusin e Kosovės, Rusia, Serbia, Anglia, Franca, Indonezia dhe shumė shtete tė tjera, mike dhe jomike, serioze dhe komike, demokratike dhe ato qė demokracinė e krahasojnė me Serbinė, qė nga koha e Rankoviqit deri te biseksualiteti politikodemokratik i Koshtunicės dhe Tadiqit! Vetėm Ekipin e Unitetit e ka kapluar zhegu dhe nxehtėsia, andaj po rrinė aty ku ėshtė dhe nuk po shkon te shtėpia sepse ashtu po don edhe kryetari i Pakos, ish Ahtisari i cili, duket se do ta pėsojė edhe mė keq se Hajdari! Do tė bėhet edhe pak muhabet, sa pėr adet! Cirku i Vjenės mori fund, tani nė radhė ėshtė Brukseli, me gjasė nė ndonjė katund. Edhe Ahtisari duket se do tė jetė jashtė loje, jo pėr shkak tė pesė gabimeve personale por kinse ka probleme tė natyrės politike, pėr shkak tė komplikimeve kardio-vaskulare! Kėshtu e kanė konstatuar mjekėt e Serbisė dhe Rusisė duke e injoruar diagnozėn e mjekėve tė Kosovė dhe Metohisė! E pati bėrė njė pako qė dukej pėr mrekulli (pėr miopėt politik dhe grupin politiko strategjik) mirėpo, nuk ishte gjendje qė pėr zbatimin e saj ta caktojė njė terapi! Ekipit tė Unitetit, me diploma tė Enverit, kurrė mos iu qoftė hallall, sepse, pėrveē se u treguan analfabetė nė politikė, nuk ditėn as tė qesin dhe shesin fall! Disi si tepėr u zgjeruan, jo do tė kemi ushtri, jo pėr punė tė jashtme ministri, jo akademi pėr diplomaci, jo do tė kemi ambasada dhe pėrfaqėsi tė tjera diplomatike, nė tė gjitha vendet me peshė dhe rendėsi strategjike, jo do ta kemi sekretarin e OKBsė tė radhės, Ylber Carin e Gornja Mahallės, jo do ta bindim majka Rosinė, ta pėrkrahė Kosovėn dhe jo Serbinė se Kosova ka pasuri natyrore dhe resurse intelektualomendore (sidomos), se Amerika nuk ka problem tjetėr veē pavarėsinė e Kosovės me e qitė nė letėr, se Bushi i ka thėnė Kondolizės, ta ndjek Arteminė me bisht tė fshisės nė drejtim tė Graēanicės sepse po thotė se nuk ka Serbi, pa Kosovė dhe Metohi! Prandaj, nuk ka pavarėsi por vetėm autonomi, nėn Serbi, si nė kohėn e Kolės, Rrahman Galanit, Ali Shukranit dhe Sinan Ēobanit! Atėbotė, Azem Taraku nga Karadaku, pėr kokė tė Rinės, e pati bėrė njė flamur qė do tia kallte datėn sot edhe Tinės! Nuk ishte lehtė tė mbrohej atėhere flamuri kombėtar, me shqiponjėn dykrenare, njė yll i madh nė ballė si simbol i patriotizmit proletar, dhe jo ngjyrė e bardhė, qė e bėnė kėta tė Ekipit tė Unitetit, me urdhėr tė Zeuse-Tinės dhe me pėrkrahje tė plotė tė Shtypit tė Sikletit! Atėbotė, Azem Taraku nga Karadaku pėr mosbindje dhe demonstrim tė jolojalitetit ndaj Serbisė dhe bivsha Jugosllavisė e humbte karrikenskemlinė e pushtetit, qė ishte njė burim i lezetit dhe, shkonte nė fllad, nė pushim shumėvjeēarė, me gjasė edhe mos tė kthehej i gjallė! E ēka humbin sot kėta qė janė dorėzuar, janė poshtėruar dhe idealet e atyre qė derdhėn gjak i kanė harruar, me njė fjalė, ēdo gjė qė ka vlerė e kanė diskredituar ndėrkaq materialisht kanė pėrfituar! Nga persona tė pėrfshirė nė skema sociale, kanė bėrė plaēkitje kapitalepasuri kolosale! Nė emėr tė Kosovės sė pavarur dhe sovranitetit, kanė formuar Ekipin e Unitetit! E kanė formuar grupin e Ali Babės qė ka kullotur si nė Bahqe tė Babės! Ēka humbin pra, kėta dai? Padyshim se e humbin karriken e pushtetiteliksirin e lezetit dhe kėtu pėrfundon tregimi, nėse pėr diēka tjetėr nuk iu del timi! I humbin do tenderė, qė i fitojnė me mend si edhe mundėsinė pėr tė pushuar, gjatė seancave nė Kuvend! I marrin tė vogla edhe do flakaresha, iu kthehen grave pasi mbesin pa sekretaresha! Lirohen nga krimi politik, bėhen kriminelė ekonomik. Mbesin pa gjeografi politike dhe lobime ekzotike! Nga mafia politike, bėhen nėntokė faktike dhe klasike! Nuk ka mė verėra Chianti dhe Dom Perinjon konjak, Zeusi i Dragodanit nuk iu bėn mė konak! Me njė fjalė, nuk i bėn hesap fare dhe dėnimi mė i madh pėr ta ėshtė, Shuk C Stiveni, nuk hedh me ta valle! Ēfarė nėnēmimi, nga Mont Everesti bėhen fund thesi, nga deveja e Allaudinit bien nė gomar tė Nastradinit! Dhe, pėr tė mbetur aty ku janė, me shpirt do tė angazhohen pėr statusin politik tė Abhazisė dhe Osetisė, pėr tė drejtat e shoqatės sė vejushave tė Mongolisė, pėr mbrojtjen e llojit tė orangutanėve tė Tanzanisė, pėr homoseksualėt e Lituanisė, pėr familjen perandorake tė Etiopisė, pėr arinjt Panda tė Manxhurisė, pėr tezet e Hugo Chavezit dhe dosjet erotike nė pronėsi tė Nikollė Lesit, qė nėse pėrdoren me mend, shkaktojnė cunami, nė Shqipėri- nė kuvend, me njė fjalė, do tė merren me probleme globale, pavarėsinė e Kosovės e konsiderojnė se ka peshė lokale andaj, pėr hirė tė partneritetit me ndėrkombėtarė dhe pėr interes tė popullit shqiptar e sidomos korrektėsisė, kėtė ēėshtje e lėnė si ēėshtje e brendshme e Serbisė, si pjesė e Rusisė! Ashtu tha edhe mikja e madhe e shqiptarėve se nuk ka aspak rėndėsi statusi i Kosovės, a ėshtė pjesė e Serbisė apo Transilvanisė dhe kjo ēėshtje as nuk duhet tė trajtohet sepse Kosova ėshtė pjesė e Evropės dhe atje do tė integrohet!
Vidovdani i Gazimestanit dhe car Llazari i Dushanit : Vidovdani pėr serbėt ėshtė sinonim i krenarisė, nderit, dinjitetit kombėtar dhe komplotit ndėrkombėtar si edhe elementit tradhėtar, ku serbi i tradhėtoi traditat kombėtare pėr tu shėrbyer gospodarėve-ndėrkombėtarėve! Njė vonesė e vogėl e Vukut, jo Drashkoviqit por e Brankoviqit ishte vendimtare pėr epilogun e kėsaj tragjedie kombėtare qė tash nga serbėt tregohet nė formė pėrralle dhe ka efektin e njė andrralle! Pėr herė tė parė ndaj car Llazarit, nga kirurgu Pajazit u zbatua llaparaskopia ndėrsa ndaj sulltan Muratit u bė dekapitimi, zvogėlimi i peshės sė trupit pėr njė okė, ose me fjalė tė tjera, shkurtimi i trupit tė njeriut pėr njė kokė! Me lojė tė shahut, rezultati ishte pat, historikisht serbėt e pėsuan mat! Prej asaj kohe, nė ditėn e Vidovdanit, nė fushėn e Gazimestanit, nė emėr tė kujtesės historike dhe tradhėtive politike, serbėt mblidhen ēdo verė, nė pėrpjekje qė dimrin ta bėjnė verė! Edhe kėsaj radhe kanė vendosur qė nė Gazimestan ta bėjnė njė marshim historik, shetitje epike, me motive tė ēarta politike! Si ambientalistė tė dėshmuar edhe mė parė, sidomos ndaj boshnjakėve dhe popullit shqiptar, kanė vendosur qė mos tė vijnė as me autobusė, makina, avionė , helikopterė, as me autoblinda dhe tankse tė blinduar por, megjithatė kėmbė do tė vijnė shtruar! Ky procesion i tyre politik dhe patriotik ka edhe njė kontribut ambientalistik. Marshimi do tė udhėhiqet nga popat e Beogradit, Graēanicės dhe Hilandari ( udhėheqja shpirtėrore ), ministrat e qeverisė sė Serbisė dhe ndoshta nga vet kryetari (udhėheqja politike) dhe gardistėt e car Llazarit (udhėheqja paramilitare dhe logjistike)! Humbjen historike duan ta shndėrrojnė nė fitore politike! UNMIK u dėshiron mirėseardhje, KFOR-i sigurinė, UNMIKpolice rehatinė ndėrkaq SHPK si zot i shtėpisė, nė emėr tė pakos sė Ahtisarit, krenarisė dhe burrėrisė nuk do tė reagojė fare dhe do tė mrizojė nėn hije, me njė fjalė, do tė pushojė, qė mė 30 qershor, nė protestat e Vetėvendosjes, tė jetė e gatshme tė reagojė, nė mbrojtje tė rendit dhe qetėsisė, pėr interesa tė gjithė njerėzisė! Ėshtė e ndaluar ta prekėsh me dorė Millutinin ndėrkaq ėshtė e lejueshme, madje shumė e preferueshme ta dėrrmosh me stupc Albinin, me pėrkrahje ndėrkombėtare dhe institucionale! Ėshtė bėrė njė luftė e ashpėr mediale me kėrcėnime virtuale, carllazaristėt thonė se pavarėsinė e Kosovės do ta bėjnė hi e shkrumb, AKSH dhe veteranėt e luftės premtojnė se do ti presin me plumb, qė prodhohet nė Qipron e Mitrovicės kundėr atyre qė bekimin e marrin nė Hilandarin e Graēanicės! Mė duhet ta citojė (kopjojė) Shekspirin dhe tė birin, U dridh Gazimestani dhe polli miu nga lufta qė e bėnė Millani dhe Avdiu, Millani i Serbisė, Avdiu i Portokallisė! Ti lėmė kėto kacafytje mediale dhe kėrcėnime virtuale si xhevahire triviale dhe llafe pa pare! Ta ndėrmarrim hapin konkret praktik, siē thotė Ibra, ta nisim procesin e pajtimit ndėretnikt, midis Shqipėrisė dhe Bullgarisė, nėn mbikėqyrjen e Serbisė e nėse mbetet diēka, le tė shkojė nė adresė tė Kosovė dhe Metohisė! Gjenerali i KFORit u bė burrė, pasi u takua me generalėt serbė nė njė shkurrė i propozoi kryeadministratorit tė Kosovė dhe Metohisė, ti ndalojė cubat e Serbisė, nė veri tė Kosovės dhe ta shpall organizatė ilegale, si ushtrinė pėr bashkimin e trojeve kombėtare tė Shqipėrisė! Rykeri e nėnshkroi njė ferman dhe foli njė fjalė, nė Gazimestan nuk mundeni me dalė! Ēka tė doni bėni nė Mitrovicė sepse ajo nuk ėshtė pjesė e Kosovės por e Serbisė! Kėshtu, carllazaristėt festuan dhe parakaluan nė Mitrovicė duke sharė Kosovėn dhe duke i kėnduar Serbisė! Nėse nė ditėn e Vidovdanit , nuk bėhem hero i Gazimestanit ose nė ndėrkohė nuk pjell diēka tjetėr, besoj se do tė shkruaj diēka edhe nesėr!
28.06.07, Prishtinė e jo Klinė
Behxhet Sh. SHALA
pelegrin i Vidovdanit nė skupshtinėn e Gazimestanit
|