Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-07, 19:22   #13
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Realiteti fantastikJul 1, '07 2:19 AM
for everyone
nga Albion Topia

Ah, historia…

Nuk ėshtė thėnė kot se; Historia ėshtė pėrmbledhje biografishė tė njerėzve tė njohur (famshėm)! Prandaj edhe historia jonė sa po e shoh nuk ėshtė kurrfarė pėrjashtimi, pėrkundrazi… Ta them mė troē, kam pėrshtypjen se pikėrisht historia jonė (si njė tėrėsi) i vė pikė kėtij definicioni tėrėsisht ekzakt. Ja pse…
Janė shkruar me qindra libra, studime, referate, ekspoze etj. pėr paraardhėsit tanė, Ilirėt. Janė mbajtur kongrese, seminare, tribuna, konferenca, debate shkencore nė tė cilat me ditė, me javė, me muaj ėshtė folur e thėnė gjithēka pėr mbretėr, mbretėresha, komandantė, ushtarakė tė lartė, prijės betejash, heronj… Natyrisht, ėshtė shkruar edhe pėr ata qė bėnė tradhėti, u shitėn, dolėn nė anėn e armikut pėr njė apo pėr mė shumė arsye. Derisa ėshtė e logjikshme qė mbretėrit, mbretėreshat, princėrit, tė ishin njėkohėsisht tė njohur (famshėm), dhe nė njėfarė mėnyre e kishin tė “garantuar” se nėse nuk shkojnė nė parajsė bile do tė hynė nė histori, kėta tė tjerėt mbetej tė kėnaqeshin me atė se nė histori do tė pėrmenden si “masė anonime”. Mirėpo, nė kėtė masė dėrmuese kishte njerėz ambicioz, tė cilėt duke e ditur qė njė ditė do tė vdesin (sikur edhe mbretėrit e princėrit, shyqyr) dhe se brezat qė do tė vijnė pas nuk do t’i pėrmendin askund, vendosėn tė ndryshonin ”pozicionin e tyre social”. Njė gjė dihej. Nė histori hynin tė njohurit. Shprehur me gjuhėn e sotme, ambiciozėt qė kishin kėtė synim duhej tė bėheshin tė popullarizuar-famshėm…
E si mund tė arrihej kjo? Thjeshtė, duhej tė bėnin diēka tė pabėrė, diēka tė mirė qė mund tė kushtonte edhe me vdekje, pra heroizėm, apo diēka tė shėmtuar qė sjellte “shpėrblime” tokėsore dhe jetė tė gjatė!?
P.sh. Dhimitėr Fari nuk do tė mund ta pushtonte Romėn (qė do tė ishte heroizėm)! Nuk mund tė ulej nė fron sepse nuk ishte mbret! Pėr t’iu shmangur rrezikut se do tė mund tė mbetej i papėrmendur nė histori, ai u desh tė tradhtoj. Sado e pakuptimtė tė na duket, ai nė tė vėrtetė bėri gjėnė e vetme qė kishte mundėsi (nė kėrkim tė famės pėr atė kohė). Ne sot mund ta shajmė e pėrbuzim, pėshtyjmė e pėrbaltim, fėmijėt tanė t’i pagėzojmė me Ilir e Teuta pėr inat tė Dhimitrit, por ai s’kishte asnjė shteg tjetėr pėr tė hyrė nė histori. E si do tė mundej njė karakter i tillė ambicioz tė pėrballonte faktin qė 2500 vjet mė pas tė mos pėrmendej askund, derisa bashkėkohėsve tė tij do t’u thureshin kėngė, oda e himne!? Ēfarė kishin ata mė shumė se ai? Pse do duhej tė ishin mė meritor!? Apo ndoshta vetėm se kishin fatin e rastėsishėm tė lindnin mbretėr!? Kur u gjet para kėsaj dileme, si njė Makiavelist i pėrbetuar qė ishte, vendosi tė tradhėtoj. Kur tradhėtoi u bė i famshėm! Po tė kishte media atėherė ndoshta do tė bėhej aktor, kėngėtar apo futbollist, dhe historia do tė ishte pak mė ndryshe… Vonė i shpikėn, dhe kjo po na kushton.
Shembuj kėsisoj kemi edhe mė vonė nė historinė tonė. Unė po i pėrmend disa qė plotėsisht tė mbėshtes definicionin se: Historia ėshtė pėrmbledhje biografishė tė njerėzve tė famshėm. Krahas Skėnderbeut (qė megjithatė ishte nga familje feudalėsh) dhe si princ e kishte “vizėn” e sigurtė pėr tė hyrė nė librat qė do tė shkruheshin pastaj, ne e kemi edhe Ballabanin, Hamzain, Moisiun… Bile Gjergji (mund tė thotė dikush) nuk kishte nevojė tė bėnte aq shumė luftėra dhe t’i ēonte nė varr gjithė ata sulltanė, pashallarė, vezirė pėr tė hyrė nė histori, sepse e kishte tė sigurtė kėtė…
Mirėpo, shtrohet pyetja; Pse nė histori nuk hyri gjellėbėrsi i Skėnderbeut? Mjeku personal, bodyguardat, rrobaqepėsi, pastruesi i ēizmeve, mirėmbajtėsi i armėve, rrobalarėsja (s’kishte atėherė lavatriēe), mbathtari-farkėtar apo nallbani etj.? Secili prej tyre kishte rastin qė me emėr e mbiemėr tė hynte nė histori, nė mos me nga njė faqe me shkrim tė ngjeshur, atėherė bile me nga disa rreshta, patjetėr! Po tė kishte ambicje “popullariteti” mjeku personal i Gjergjit, kėtij tė fundit, nė njė moment tė pandehur tani, do tė mund t’ia pėrcaktonte njė “diagnozė tė gabuar”, si rrjedhojė e sė cilės do tė vinte edhe terapia “gjithashtu e gabuar” dhe… doktorit do t’i hapeshin krah e krah dyert e historisė! Tė mos flasim pėr bodyguardėt, sepse jeta e kryetrimit varej ēdo ēast nga besnikėria e tyre, pikėrisht. Apo, mirėmbajtėsin e armėve. Merreni me mend, Gjergji niset ne luftė dhe nė vend tė shpatės sė mprehur, nga kėllėfi nxjerr njė shpatė tė topitur qė as kungullit nuk do tė mund t’ia bėnte “vėrrc”? Shyqyr qė as armėtari (sidomos), nuk kishte ambicje qė tė bėhej i famshėm!
Nėse shtegtojmė edhe pak nėpėr kohė, atėherė gjithandej do tė na shfaqen figura nga mė tė ndryshmet. Personalitete me emra e mbiemra, tė tė gjitha profileve si: priftėr, murgj, hoxhollarė, dervishė, ēobanė, bujq, varrėmihės, xhelatė etj. Secili nga ata kishte bėrė diē mė shumė se pėr ēka ishte i “thirrur” dhe mė askush nuk pėrmend “pozitėn e dikurshme sociale tė tyre” por kryesisht pėrqėndrohen nė bėmėn e mirė apo tė keqe qė i ka futur nė “kategorinė e tė paharruarve”.
Krahas Hasan Prishtinės pėrmendet edhe Isuf Reēi (atentatori). Krahas Luigj Gurakuqit, vrasėsi i tij Balto Stambolla!!?? Krahas Bajram Currit gjithnjė shkon edhe KadrI Mehmeti… Po, po!
Nejse tash, harrova tė pėrmend ēėshtjen mė tė ndėrlikuar tė gjithė kėtij “meditimi” jokonvencional.
Nė histori ka hyrė edhe Nasradini! E ky i ngrati nuk ishte as hero e as tradhėtar. Megjithatė, ishte i popullarizuar, apo jo? Kjo ėshtė e rėndėsishme, popullariteti, fama… Tani, unė mora shembuj bipolar dhe tėrė problemin e thjeshtėzova nė heroizėm e tradhėti, mirėpo s’do mend qė nė histori hyjnė edhe palaēot apo siē thotė njė fqi imi, “ēerkuzat”. Ka shumė tė tillė, nė tė gjitha historitė kombėtare, e pasiqė historia jonė nuk bėn kurrfarė pėrjashtimi kuptohet se tė tillė kishim edhe ne.
Siē po shihet nga kėta shembuj, derisa gjithēka ka evoluuar nė shkencat shoqėrore dhe natyrore, kushtet pėr tė hyrė nė histori kanė mbetur shumė “rigjide”, pėr tė mos thėnė janė po ato, qė ishin vendosur (ndoshta rastėsisht, por dyshoj) qysh nė kohėn e Ilirėve. Pėr tė hyrė nė histori duhet tė jesh o hero, o tradhtar, nė raste tė veēanta (kėtu kėrkohet talent i jashtėzakonshėm) mund tė hysh edhe si ēerkuz! Qė tė gjitha kėto kategori s’do mend qė vetvetiu nėnkuptojnė famėn, popullaritetin qė domosdoshmėrisht i pėrcjell… Prandaj, po deshe qė tė hysh nėpėr libra, bėj diēka! Nė tė kundėrtėn, tė gllabėroi anonimiteti…
Po ēfarė do tė jetė historia e kohėve tė tanishme, mund tė pyes dikush? T’ua them tė drejtėn, po pyetem edhe unė! Si do tė pėrshkruhen bėmat p.sh. tė politikanėve tanė, dhe nė ē’kategori do tė vendoset secili prej tyre, veē e veē?
Do tė hynė si heronj apo si tradhtarė?
Mbetet tė shihet, megjithėse unė besoj fuqishėm se nuk do tė pėrmenden as si heronj e as si tradhtarė. Kėta aktualėt, sidomos kėta nga Grupi i Kundėr-anonimitetit nė histori do tė mund tė pėrmenden shkarazi, si ēerkuza!!! Vetėm le tė mos e bėjnė krejt pėrrallė se historia jonė ėshtė shumė e ngushtė (si popull i vogėl qė jemi) pėr tė pasur vend edhe pėr 5 Nastradina! Ua mbush mendjen o zot, se po vazhduan kėshtu, kapitulli i librit pėr kėtė periudhė
do tė jetė pjesa mė e lexuar e historisė sonė. Jo pėr tjetėr, por pėr faktografinė gazmore (humoristike) qė do ta pėrmbaj. Kėsisoj, do ta kemi njė periudhė historike me tė cilėn as nuk do tė mund tė krenohemi (pa heroizma), dhe as nuk do tė mund tė zemrohemi(pa tradhėti), por vetėm do tė qeshemi e qeshemi, e qeshemi, e prap tė qeshemi… qė do tė thotė humor e shkuar humorit, ēerkuz qė ia tejkalon atij tė Nastradinit.
S’ka asgjė tė keqe qė historia jonė nė njė fragment tė saj tė jetė edhe gazmore. Pra, tė shquhet pėr elemente humori.
Veē kam frikė se kėtu ėshtė fjala pėr humor tė zi!
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė