Ndryshimet krahinore midis shqiptarve jan theksuar sidomos pas luftes se dyt boterore me teper per shkak te faktoreve jashte kontrollit tone. Deri atehere kishte boll shqiptare qe akoma luftonin per nje komb te bashkuar ne nje shtet. Ndarja ne dege te ndryshme nuk na sherben. Besoj se duhet te ndjekim nje drejtim qe te ulim nivelin e ketyre ndryshimeve. Nuk do me pelqente qe pas dyqind vjetesh shqiptaret e shqiperise te ndjenin nje afersi me shqiptaret e kosoves ashtu si ata sot ndjejne afersi me shqiptaret qe jan asimiluar ne Itali, Greqi apo Turqi.
Me sa kam pare ne nje forum serb (ku beja sherre kur isha adoleshent pa pune) ata talleshin kur permendej termi "komb kosovar", e thoshin, ja lindi dhe nje identitet i ri ne Ballkan pas Bosnjakeve! Duke i dhen vetes nje identitet te ri, fillon te shkeputesh veten nga historia e vendit ku jeton dhe e paraardhesve tend, dhe kjo i sherben propagandes serbe.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.
Naim Frasheri
|