DEKLARATË-intelektual shqiptare!!
Fati i së ardhmes së afërt të Kosovës nuk ngjan të jetë
aq i sigurt edhe për shkak të mosorientimit si duhet të faktorit
shqiptar; ndërkohë që jeta shpirtërore, shoqërore dhe ekonomike e Shqipërisë
degradon nga muaji në muaj e nga dita në ditë,
1- Për një trup e shpirt të sakatosur, siç janë ato të shoqërisë së sotme
shqiptare, zgjedhjet (e shpeshta) të parakohëshme mund të rezultojnë,
shumë më fort se një “gjimnastikë demokratike”, një paralizë
“demokratike”. Duhet që klasa politike shqiptare të finalizojë me
konsensus procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, për të
ndalur, e bashkuar, menjëherë pas kësaj, me masa të mirëmenduara dhe
energjike tatëpjetën drejt së cilës shkon vendi, duke mos rrezikuar edhe
më pozitën e Shqipërisë si shtet në vëzhgim e sipër sa i takon
përmbushjes së kushteve për integrimin euro-atlantik; si dhe për të
orientuar maksimumin e vëmendjes e të angazhimit në mbështetje të
pavarësimit sa më të shpejtë të Kosovës.
Klasa politike shqiptare do të duhej të mbante sidomos mirë parasysh
se formati i personalitetit që do të zgjidhet në detyrën e
presidentit të Republikës do të ishte, për njëmijëenjë arsye,
pothuaj vendimtar në formësimin e klimës së përgjithshme shqiptare
të pesë viteve të ardhshëm. Në caktimin e këtij formati dhe në
përzgjedhjen e personaliteteve kandidues Forumi Alb-Shkenca është i
gatshëm të japë maksimumin e mbështetjes së tij. Me këto lëvizje,
nëse ia del t’i realizojë suksesshëm, klasa e sotme politike
shqiptare do të jepte një provë se ezaurimenti të cilin ka kohë që e
dëshmon mund të jetë i kthyeshëm dhe jo përfundimtar.
2- Pas kapërcimit të bllokimit të tanishëm do të duhej të trajtohej
seriozisht mundësia e riformulimit të neneve respektivë të Kushtetutës
për t’i hapur rrugë në të ardhmen zgjedhjes së Presidentit direkt nga
populli. E shohim këtë si mënyrën më të përshtatshme në rastin e
Shqipërisë, e cila, për më tepër, është ndër vendet e pakta që aplikon
sistemin e zgjedhjes së Presidentit nga parlamenti, duke përfshirë këtu
dhe republikat parlamentare. Në 91 nga të 132 republikat e sistemit të
sotëm politik botëror presidenti zgjidhet direkt nga populli, numur ky që
ka tendencë të rritet. Sjellim në kujtesë ndryshimin kushtetues të
parapakditëve në Turqi. Zgjedhja e Presidentit me votim popullor do të
shmangte tryezat pa bukë të partive parlamentare, bojkotet në parlament,
negociatat politike të pafrytshme; shkurt gjithë atë proces, i cili është
dëshmuar e po dëshmohet në rastin shqiptar, më e pakta, jo rezultativ, më
e shumta shkatërrues.
,
__________________
...
|