Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
|
3- Ne sugjerojmë gjithashtu amendimin e nenit, i cili shtetasve
shqiptarë për më shumë se 10 vjet jo rezidentë në Shqipëri u pamundëson
kandidimin për postin e presidentit të Republikës, si dhe të neneve të
pashkruar që u vështirësojnë atyre kandidimin për detyrën e deputetit të
Kuvendit të Shqipërisë. Një pjesë e shtetasve të Republikës së Shqipërisë
dhe shumë herë më tepër shqiptarë ndodhen sot jashtë Republikës së
Shqipërisë. E kemi fjalën për atë pjesë të Shqipërisë së mendjes, e cila,
më shumë me pahir sesa me hir, prej shekujsh, prej dekadash apo prej
vitesh, e ka “braktisur” Shqipërinë fizike. Kjo “braktisje” është
shoqëruar shpesh, për fat të mirë, me integritet të palëkundur, me
atdhetari të vërtetë, me kualifikim superior, me përvoja të gjithanshme,
me qytetari të hekurt, me etikë pune, respekt për ligjin, për vlerat e
principet demokratike.
“Edhe në politikë, – shkruante me rastin e mbledhjes së Parlamentit
të parë shqiptar (1921) një ndër shqiptarët e mëdhenj të kohës – më
shumë se kudo duhet të zotërojë aristokracia e mendjes, me parimin
“rrugë çelur për të zotin”; se edhe politika është një shkencë e
lartë, një gjë e bukur në dorën e kompetentit, një gjë e vështirë,
prishje, në përdorimin e moskompetentit. Shumë herë në shtetin,
qoftë forma e tij cilado, fitojnë duart dhe jo trutë, fuqia e zërit
mbi atë të mendimit; populli zotërohet prej njerëzish, të cilët nuk
kanë me vete as shkencë as mjeshtëri, prej njerëzve, të cilët kanë
vetëm pasionin e shumicës dhe dinë të lozin me mjeshtëri rolin e
‘homme d’orchestre’, e atij që mund çdo gjë, por s’di asgjë. Mjerim
i madh për popullin kur shumica e parlamentit përbëhet prej
kësilloj njerëzish.”; atëhere bëhen mbi parlamentarizmin mendime si
ato të Jules Lemaitre: “Përderisa parlamentarizmi, ashtu siç e
shohim atë të praktikuar, është pamundësia, rrëmuja e ndonjëherë
dështimi, përderisa ne nuk kemi asgjë për të pritur as nga
qeveritarët që nuk qeverisin, as nga politikanët që mendojnë vetëm
për interesat e tyre elektorale, ne duhet të veprojmë dhe të
qeverisim vetë, jashtë tyre e mbi ta. Ne do të bëjmë vetë më shumë
se sa mundim nga punët tona, përderisa ata, të cilëve ne ua kishim
besuar këto detyra, i bëjnë ato aq pak ose aq keq.”
4- Anëtarët e Forumit Alb-Shkenca, duke pasur një ndjeshmëri absolute për
problemet e vendit, kanë njëherësh, të ndodhur shumica larg tij,
mundësinë e vështrimit më lehtë të së tërës shqiptare dhe të detajeve
vetëm në funksion të saj, të vlerësimit më gjakftohtë të të dhënave si
dhe të interceptimit më të gjithanshëm të flukseve të kontekstit të
ndërlikuar global e rajonal në gjirin e të cilit Shqipëria jeton. Nga kjo
pozitë ata gjykojnë se sot shteti shqiptar e kombi shqiptar në
përgjithësi ndodhen në një moment krucial të historisë së tyre, moment i
një dinamizmi të detyruar të jashtëzakonshëm, si dhe para domosdoshmërisë
për t’u dhënë zgjidhje një vargu detyrash, të cilat, pa e tepruar, mund
të cilësohen të një rëndësie epokale. Por detyrat epokale të shek. XXI
nuk mund të zgjidhen me vizionin, me ritmin dhe sidomos jo me frymën
levantine të shek. XIX!
Në darën e fortë që imponon ky moment historik, të gjithë faktorët e
strukturat e shoqërisë shqiptare kanë vetëm dy mundësi zgjedhjeje: ose ta
ndihmojnë procesin ose ta dëmtojnë atë. Nga kjo perspektivë, ne besojmë se
asnjë shqiptar nuk do të donte të vinte ora që, për klasën politike
shqiptare të formulohej shprehja, të cilën presidenti G. W. Bush për një
tjetër strukturë, me një tjetër semantikë dhe në një tjetër kontekst
artikuloi në Tiranë, më 10 Qershor 2007,: “Enough is enough! „. Por pa
dyshim, shumë para kësaj, asnjë shqiptar nuk do të donte që të ishte
historia – në trajtën e fuqive dashamirëse e jo dashamirëse – artikuluesja
e kësaj shprehjeje, tashmë jo për klasën politike shqiptare, por për vetë
Shqipërinë!
__________________
...
|