Ēorientim nė Kosovė pėr shkak tė shtyrjeve pėr statusin
Linda Karadaku-Ndou
Zėri i Amerikės
14-07-2007
Grupi negociator i Kosovės ka qenė nė pozitė tė vėshtirė qė prej muajsh pėr shkak tė shtyrjeve tė njėpasnjėshme tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, por aktualisht, pozita e kėtij grupi ėshtė nė pikė kritike sepse ėshtė vėshtirė tu shpjegosh tani qytetarėve tė Kosovės se cfarė arriti ky grup ndėrkohė qė ėshtė shumė e dukshme se cfarė nuk u arrit.
Jo mė kot, nėnsekretari i shtetit Daniel Frid i vlerėsoi anėtarėt e grupit publikisht si patriotė dhe dje, ministri i jashtėm francez bėri tė njėjtėn gjė. Por problemi ėshtė sesi po perceptohen dhe si do tė vazhdojnė tė perceptohen nė tė ardhmen e afėrt anėtarėt e kėtij grupi nga vetė populli i tyre qė u besoi mandatin pėr tė punuar me komunitetin ndėrkombėtar nė zgjidhjen e problemit tė statusit. Njėri nga anėtarėt e grupit, Veton Surroi, iu drejtua me letėr kolegėve tė tij, njė letėr qė mė shumė dukej se i ishte drejtuar qytetarėve tė Kosovės sesa grupit tė unitetit.
Zoti Surroi paralajmėroi se koncepti i pavarėsisė sė Kosovės pėrmes njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit ka dėshtuar, por se ēdo veprim pėr shpallje tė njėanshme tė pavarėsisė, duhet tė bėhet nė partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare. Surroi, paralajmėroi se ndarja e Kosovės ėshtė rrezik real qė nga viti 1999, ndėrkohė qė ministri I jashtėm francez Bernard Kushner dhe kryeadministratori ndėrkombėtar Joakim Rucker, e hodhėn poshtė mundėsinė e ndarjes.
Ky ėshtė njė fund i vėshtirė pėr njė proces tė vėshtirė. Do ta bėjmė bashkė, mos u shqetėsoni, tha dje nė Prishtinė ministri i jashtėm francez Bernard Kushner.
Nuk u plotėsuan pritjet, pohoi kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės, Joakim Rycker.
Kryeministri Agim Ēeku nga ana tjetėr ka ndjekur kohėt e fundit njė linjė mė tė guximshme, duke folur hapur pėr dėshtimin e njė faze tė procesit, qė ėshtė pavarėsia pėrmes rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit. Kryeministri ka hedhur poshtė edhe cdo mundėsi pėr ndarje tė Kosovės duke thėnė se zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė jetė e bazuar pashmangshmėrisht nė paprekshmėrinė e tėrėsisė territoriale tė saj.
Janė disa gjėra shumė tė qarta, ėshtė shumė e qartė qė Kėshilli I Sigurimit nuk mund ta miratojė njė rezolutė qė do ta mbėshteste pakon apo rekomandimin e Ahtisarit ashtu siē ėshtė.
Anėtari tjetėr I grupit negociator, kryetar i Partisė Demokratike nė opozitė, Hashim Thaci, ka ruajtur njė qėndrim tė pandryshueshėm, duke pėrsėritur se pavarėsia do tė arrihet nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr ndėrkohė qė ka hedhur poshtė mundėsinė madje edhe tė hedhjes nė tryezė tė idesė sė ndarjes.
Pėr Kosovėn nuk do tė ketė ndarje, nuk do tė ketė as pėrpjekje pėr tė diskutuar, lėre mė pėr ta shtruar seriozisht nga autoritetet kosovare. Pavarėsia e Kosovės ėshtė vullneti dhe sakrifica e 2 milion qytetarėve tė Kosovės dhe kjo do tė ndodhė shumė shpejt nė njė formė a nė formėn tjetėr. Natyrisht, roli I Kėshillit tė Sigurimit ėshtė dobėsuar, por ne do ta gjejmė rrugėn mė tė shpejtė, mė tė shkurtėr pėr zyrtarizimin e pavarėsisė.
Presidenti Sejdiu ka qenė nė njė pozitė mė tė vėshtirė se kolegėt e tij, si president, kryetar i grupit negociator dhe kryetar i partisė me numrin mė tė madh tė deputetėve nė parlamentin e vendit. Duke ruajtur gjuhėn diplomatike, Sejdiu ėshtė munduar tė tregojė se ka njė kufi deri ku mund tė shkohet duke pritur dhe njėkohėsisht, duke e pasur gjendjen nėn kontroll brenda vendit.
Aktualisht, po punohet nė njė draft tė rezolutės nė Kėshillin e Sigurimit, por nėse dėshtohet tė arrihet kompromisi ndėrkombėtar pėr kėtė rezolutė, Kosova do ti shikojė edhe mėnyrat alternative tė zgjidhjes sė statusit tė saj.
Grupi negociator pritet tė mblidhet nė fillim tė javės sė ardhshme, pėr tė vendosur se ēfarė do tė bėjė. Detyra e kėtij grupi tani ėshtė dyfish e vėshtirė, duhet tė dalė me kėrkesa konkrete alternative pėr mėnyrėn e vazhdimit tė procesit sipas kėndvėshtrimit tė Prishtinės; tė formulojė qartė se ēfarė do tė kėrkojė dhe cfarė mund tė jetė e gatshme tė pranojė Prishtina nė takimin me sekretaren amerikane tė shtetit Kondoliza Rice, gjatė takimit tė 23 korrikut nė Washington; dhe ajo qė ėshtė me rėndėsi pėr tė brenda vendit, ēfarė do ti ofrojė popullit tė vet si mėnyrė pėr tė arritur pavarėsinė e premtuar. //kk//
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 14-07-07 nė 18:44
|