Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-07-07, 18:27   #4
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Një tregim për këtë vizitë shumë mbreslënëse
Gadishulli është krejt i rafshtë dhe shkëmbor, plot me shkurre dhe pyje. Nuk ka as lumenj dhe as liqej dhe për këtë cenotes (Oaze ose puse) janë shumë të rëndësishme në jetën e popullit Maja. Në kohë thatësire ato shpëtojnë jetën e banorëve dhe të kafsheve të gadishullit
Ndërtimet dhe Misteret e tyre

Duhet përmendur që populli Maja ka përdorur për ndërtim një lloj çimentoje që e quanin chultunes. Kjo lloj çimentoje i reziston ujit i cili gjendet kudo nën thellësite relativisht të ceketa. (Çimentoja është e përbërë prej hirit dhe të bardhës së vezës.)

Ndërtimet në Chichen Itza-n antike janë për tu përshendetur për natyrën e tyre tepër të ndërlikuar duke aplikuar mathematikën, fizikën, astronominë dhe kiminë. Për ditë e më shumë shkencëtarët që studjojnë këtë qytet arkeologjik, zbulojnë gjëra të reja dhe shumë interesante. Misteri i madh i ndërtimit të tyre po zbërthehet pak e nga pak por disa mistere si reflektimi i dritës kur s'ka djell dhe jehonës shtatfishe nëpër piramida e pallate të popullit Maja, duken sikur nuk do të kuptohen kurrë! Këto ndërtime na japin të dhëna të mjaftueshme që fiset e lashta Maja kanë qënë dijetarë, tamam ashtu siç edhe kanë emrin e tyre; DIJETARË UJË, (domethënia në gjuhën Maja).
Shumë arkeollogë ekspllorues amerikanë dhe europianë kanë deklaruar se, "Disa nga misteret e Piramidave të fiseve Maja do të ngelen të tilla për shumë kohë. Ne jemi sot krejt të pafuqishem të kuptojmë gjithëçka në misionin e tyre dhe shkencën e aplikuar në to!" Këta shkencetarë janë; Frederic Catherwood, Desire Camay, Alfred P. Maudslay, Augustus Le Plongeon, Teobert Maler dhe Edward H. Thompson. Bile sot, me zbulimet e bëra deri tani, misteret kanë erdhur duke u shtuar më shumë! Ç'do zbulim i bërë sjell me vete qindra pyetje dhe mistere që duken se nuk kanë asnjë përgjigje! Mendoj se kjo i dha të drejtë që të shpallet Chichen Itza Pasuri e Kulturës Botërore dhe të hyjë në Mrekullitë e saj.

Chichen Itza (Çiçenica)

Chichen Itza (në gjuhën Maja do të thotë në grykën e burimit të itcave) me mori tërë ditën nga 7:00 e mëngjezit deri në orën 8:00 të mbrëmjes dhe për mua një ditë qe shumë pak me ato që pashë dhe dëgjova atje, pasi 8 orë mi hëngri rruga që kalonte mespërmes xhunglës së shteteve Quintana Roo dhe Yucatan të cilat banohen edhe sot nga fise Maja. Çuditërisht njerzit Maja dhe kultura e tyre nuk kanë ndryshuar shumë nga e kaluara e tyre mijra vjeçare. Ata banojnë në kasolle që muret i kanë me hynj dhe çatitë me gjethe. Rrugët e tyre janë rruge kuajsh dhe karrocash përveç rrugëve nacionale që kalojnë mes përmes tyre. Tek-tu të sheh syri ndonjë makinë dhe shtëpi prej tulle të cilat ndodhen vetëm pranë këtyre rrugëve kryesore. Vetëm kishat, (atje ku ka pasi shumë prej fisevet Maja ruajnë akoma paganizmin), janë ndërtime moderne; tullë dhe gurë.

Ciceroni që na shoqëronte në autobuzin e shoqërisë The Best Day me nr. 7949, z. Ugo Antonio, na tregonte se, "sot jetojnë rreth 5 milion maja në pëse shtete; Nikaragua, Salvador, Honduras, Guatemala dhe Meksika." Maja në gjuhën Maja do të thotë Dijetari i Ujët, siç e thashë më sipër. Z. Ugo na tregoi se Maja në gjuhën hindu do të thotë Iluria, në gjuhën Shqipe do të thotë tharmë që zen bukën (këtë ja kisha sugjeruar unë para se të fillonim tour-in), në gjuhën kineze do të thotë gungë, në gjuhën indiane (amerikane) do të thote Mjeshtër, etj.

Meksikanët dhe dijetarët e botës, sot Chichen Itza-n e quajnë Qyteti Misterioz, këtë e tregojnë më së miri Piramida Kukulkan (Gjarpëri Puplor, sipas gjuhës maja) që është e lartë 75 ft., The Temple of the Warriors (Tempulli i Luftëtarëve), the Ball Court (Sheshi i Lodrave), The Observatory (Vëzhguesi) dhe Sacred Well (Burimi i Shenjtë).

Nga mezi i rrugës bëmë një ndalesë në Valladolid për të parë Ik-Kil, një oaz i madh me diametër afërsisht sa një fushë futbolli dhe i thellë rreth 40m. Unikal në tërë botën. Për të zbritur atje kaloje nëpër një tunel të nëndheshëm i cili zbriste me shakallë dhe ndriçohej nga drita të shumta. Kur mbrita në fund me dhanë një xhaketë shpëtimi dhe më thanë, nëse do të më pëlqente të notoja, pasi ujë tepër i zi dhe peshqit e rrallë e të zinj të ketij oazi të japin fat dhe lumturi!! Mendova se do të jetë uji i ftohtë pasi atje që fresket dhe nuk hyra. Kisha gabuar, ujë atje është tërë kohës i vakët.

Puse (oaze) të tillë të hapur qe nga koha e antikitetit Maja janë zbuluar rreth 1000!

Pasi pamë dhe dyqanet e shumta ku trgëtoheshin mallra të ndryshme artizanale dhe industriale sidomos maska të fytyrave Maja dhe Kalendari Mijravjeçar Maja. Bleva për 10 dollarë një kalendar Maja në allçi (gips) por harrova të marr udhëzusin për ta kuptuarë atë. Bleva gjithashtu piramidën Kukulkan për 20 dollarë.



Autobusi vazhdoi rrugën dhe pas një gjysëm ore arritëm në Chichen Itza, tek Restoranti që na priste me vëndet e rezervuara dhe me vallëtaret e bukura Maja që na prisnin tek dera e restorantit dhe që na përshëndetën ne gjuhën Maja, një gjuhe e bukur melodioze si cicerima e zogjëve këngëtarë.

Dreka qe shumë e shijëshme pasi na kishte marrë uria dhe ishim të lodhur pas 4 orë udhëtimi. Vajzat e bukura shtatshkurtëra Maja me kujtuan vajzat e bukura e të gjata të Nartës që mbajnë në kokë gjithëçka, deri një fëmijë pa u lëvizur aspak nga pozicioni që e vendosin! Ashtu mbanin edhe këto majat në kokën e tyre tepsi, shishe Tequila, Poçe, gota me birrë, etj.në një ekilibër të çuditshëm.



Duhet përmendur që Yucatan është nje gadishull që del nga jugu i Meksikës dhe vazhdon përgjatë Gjirit Meksikan në drejtim veri-lindje, në fund të gadishullit formohet një ishull i vogël që quhet Cancun i cili lidhet me gadishullin me dy ura, një në veri dhe një në jug. Ne cepin më verior, nga ana lindore e ishullit është hoteli ku unë banova, Gran Caribe Real. Atje është një grup hotelesh me pesë yje, nga më të fameshit në botë. Ngjitur me të është grupi i hoteleve The Royal i cili është shtojca më e re e Gran Caribe Real.



Piramidat janë të shumta në Meksikë dhe në Amerikën Qëndrore, ato në shumicën e tyre shtrihen ne Gadishullin Yucatan në këto vëndbanime; Uxmal, Mayapan, Edzna, Coba, Tulum, Kohunlich si dhe Chichen Iza. Shumica ruhen në gjëndje shumë të mirë duke habitur vizitorët me bukuritë, vizatimet, gëdhëndjet, arqitekturën, mesazhet që mbartin, shkencën plot mister të kalkulimeve kozmike, vetitë misterioze të jehonës së zërit, reflektimin e dritë-hijeve, etj.

Të gjitha piramidat, pallatet, fushat dhe tempujt e ndërtuar nga fiset Maja, jane shpallur monumente kulture botërore dhe zona arkeologjike ku arkeologë nga tërë bota vijnë dhe punojnë për të zbuluar akoma gjëra që po habitin shkencëtarët të cilët mendojnë se këto vënde arkeologjike kanë mesazhe misterioze ndoshta më të mëdhaja se piramidat e Egjyptit! Monumentet e mrekullueshme të lashtësis Maja, transmentojnë kulturën e lashtë më të fuqishme në tërë historinë e Amerikës së Veriut dhe Jugut së bashku.

Një gjë sot është e paqartë, si dhe kur lulëzoi dhe si e kur u zhduk kjo kulturë që mahnit tërë botën shkencore! Shumë mendojnë se fillimet e Kulturës Maja e kanë zanafillën 10.000 vjet më parë (Kalendari Maja thotë më pak, mbi pesë mijë vjet) dhe rënia e saj është aty tek 2.000 vjet para erës sonë po për këtë kohë ka vetëm hamendje. (Gjashtë shekuj më parë është rrafshuar gjithëçka e shkruar nga kjo kulturë.)



Në këtë gadishull ka shumë hone (oaze) me ujë por jo liqej dhe lumenj, kjo gjë i habit më shumë kerkuesit dhe zbuluesit e tyre, ato quhen në gjuhën Maja cenotes (Zhonot-derivat i nje fjale Maja). Mendohet se ato janë formuarë nga zhvendosja e shkëmbinjëve të mëdhenj të cilët ne vëndin e lëshuar formojnë guva ose puse të mëdhenj.

Duke ju drejtuar traditës historike, një grup njerzish Maja kanë qënë vendosur në zonën e njohur tashmë me emërin e vjetër Old Chichen që nga vitet 400 para Krishtit. Disa ndërtime të tjera mendohet të jenë ndërtuar në vitet 900 e më parë në zonat Chenes, Puuc dhe Campeche.



Ardhja e Itza-ve në Chichen



Mendohet se fiset Itza kanë mbritur në Chichen aty nga vitet 600 para Krishtit të cilët sollën me vete arqitekturën e re të ndërtimeve dhe sidomos gjarpërin të cilin e kishin si simbolin më të nderuar pasi gjarpëri është reptili më i çuditshëm në botë që tregon një nga vetitë me të mrekullueshme të ringjalljes; gjarpëri e le lekurën e vet dhe nga lëkura del një "gjarpër i ri" ! Po kështu, sipas fisit Itza, dhe njeriu kur vdes, vetëm sa le lëkurën e tij (trupin) duke marrë një trup të ri të pavdekshëm dhe duke u bërë zot! Simbolin e gjarpërit unë e pashë gjithëandej të gedhendur nëpër gurë, nëpër mure dhe në dyshemet e piramidave, pallateve, e kudo. Kjo traditë është e njohur edhe si Maja - Toltec sepse është menduar që një grup Nahuat (meksikan) ka influencuar në tërë fisin Itza. Por një arkeolog me emrin Roman Pinja Can ka një mendim tjetër, ai mendon se kjo metodë ndërtimi është e fisit Yucatec dhe ai e quan Yucatec-Maya.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė