Gjuha Maja
Gjuha Maja nuk flitet njëlloj në tërë fiset Maja; në Qendër, për rreth Palenque-it dhe Tical-it dialekti i gjuhës se tyre quhet Ch'olan, në Jug ky dialekt quhet Copàn dhe më në veri, në Gadishullin Yucatàn ky dialekt quhet Jucatec. (Në fakt, vetë fiset Maja këto dialekte i njohin si gjuhë më vete.) Shkrimi i tyre në kohet e lashta është shkruar me anën e heroglifeve (kunjave), simboleve dhe pikturave, ndërsa sot me anën e gërmave latine. Të gjitha këto dialekte përbëjnë një gjuhë të vetme që quhet Gjuha Maja e cila sot numuron mbi 7.000 fjalë.
Alfabeti ka mbi 40 tinguj dhe sistemi numerik është jo 10 siç e kemi ne por 20 i cili shprehet me pika dhe viza si në figurën më poshtë.
Numërat Maja
Veti tjetër e kësaj gjuhe ështe e shkruara vertikalisht si kinezçja dhe nga lart poshtë.
Në kohën e luftës së fiseve, një Bishop i quajtur Diego de Landa, urdhëroi asgjesimin e shkrimit antik Maja dhe djegien e të gjithë kodikëve të vjetër. Më pas, ky Bishop urdhëroi krijimin e gërmave latine pë shkrimin e gjuhës Maja në Yucatàn të cilat gërma janë në funksion edhe sot.
Për të dhënë një pamje të vogel etimiologjike të gjuhës Maja po paraqesim disa fjalë maja (me gërma shqip) dhe shqipërimin e tyre.
Nà = Nënë
Tata = Baba
Punkalak = I përkulshëm
Tins ose Mukul = Sekret
Taban = Tokë
Mol = Ujë
Ik = Erë
Ak'bal = Natë
Kan = Miser
__________________
...
|