Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-07, 09:37   #95
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shqiptare
Nė kohėn qė erdhi besimi islam, shumė njerėz e mohonin tė qenėt e femrės njeri.
Tė tjerė shprehnin dyshime, ndėrsa tė tjerė e pranonin pėr njeri por e shihnin si krijesė nė shėrbim tė burrit.


Dhe njė nga mirėsitė e shumta tė Islamit ėshtė se ai e nderon femrėn e trajton atė si njeri, pranon aftėsitė e saj pėr tė marrė mbi vete pėrgjegjėsi dhe ia njeh tė drejtėn e shpėrblimit. Islami i sheh si mashkullin edhe femrėn me tė drejtat dhe detyrat e veta, pasi secili nga ta janė degė tė njė trungu, qė e kanė zanafillėn nga njė baba, Ademi dhe nga njė nėnė Hava.

Kėshtu, si femra edhe mashkulli janė tė barabartė nė origjinė, tė barabartė nė karakteristikat e pėrgjithshme njerėzore, tė barabartė nė obligime dhe pėrgjegjėsi, tė barabartė nė shpėrblim dhe pėrfundim. Pėr kėtė, Kur’ani thotė: “O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju”. (En-Nisa: 1)

Pėr barazinė mes burrit dhe gruas nė obligime e adhurime, Kur’ani thotė: “Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumėpėrmendėsit e All-llahut e shumėpėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh”. (El-Ahzab:35)


E pėr obligimet fetare e shoqėrore themelore Kur’ani nė shenjėn e barazimit mes dy gjinive thotė: “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė All-llahu…” (Et-Tevbe:71)


Nė historinė e Ademit, shohim qė obligimi hyjnor i drejtohet si Ademit ashtu edhe Havės, njėkohėsisht: “E ne i thamė: O Adem, ti dhe bashkėshortja juaj banoni nė Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah tė doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e tė bėheni zullumqarė (tė vetvetes suaj)”. (El-Bekare:35)


Por e keqja e kėsaj historie ėshtė se nxitja nė tė keqe i adresohet djallit e jo Havasė, sikundėr thuhet nė Teurat (Tora). Por Kur’ani e cilėson ndryshe: “Po djalli i bėri qė ata tė dy tė mashtrohen nė atė (pemė ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirė) qė ishin nė tė…” (El-Bekare:36)

Kėshtu, nuk ishte Havaja qė e hėngri pemėn e vetme, e as nuk ishte ajo qė filloi e para, por gabimi ishte i tė dyve bashkė, ashtu siē ishte edhe pendimi e keqardhja pėr atė qė bėnė: “Ata tė dy thanė: “Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė vetvetes sonė, nė qoftė se nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrrurve!” (El-A’raf: 23)

E sido qė tė jetė puna, gabimi i tyre bie vetėm mbi ta sepse askush nuk mban barrėn e tjetrit: “Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takoi ajo qė fitoi, e juve u takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė vepruan ata”. (El-Bekare:134)

Mbi barazinė mes mashkullit dhe femrės nė shpėrblim All-llahu thotė: “Zoti i tyre iu pėrgjigj lutjes sė tyre (e tha): “Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri…” (Ali Imran: 195)

Ndėrsa mbi tė drejtat financiare tė femrės, Islami rrėzoi atė qė praktikonin shumė popuj mė parė tė cilėt e kishin zhveshur femrėn nga e drejta e trashėgimisė dhe e zotėrimit tė pasurisė sė saj.

Ashtu siē i dha tė drejtėn e arsimimit mashkullit, Islami i dha kėtė tė drejtė edhe femrės. Pejgamberi (sa-l All-llahu alejhi ve selem)ka thėnė: “Kėrkimi I diturisė ėshtė obligim pėr ēdo musliman”.

Po kėshtu, femra ka tė drejtėn e faljes kolektive nė xhami, sepse asaj i detyrohen punėt si edhe mashkullit si: namazi, agjėrimi, zekati, haxhxhi, etj. Ajo ėshtė e obliguar edhe nė punėt shoqėrore si edhe burri: “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja…” (Et-Tevbe:71)


Marrė nga libri: “Mesazhi ynė nė epokėn e globalizmit” i Dr. Jusuf Kardavi
Shqipe, une kam tjeter mendim sa i perkete barazise se burrit dhe gruas tek muslimanet.
Burri eshte mbi te gjitha dhe gruaja eshte robe ne kuptim te plote te fjales dhe se nuk ka asgje me barazine e te dy gjinive.
Ne asnje liber te shenjet nuk thuhet se duhet gruaja me u mbulu e tera ku mos ti shifet as edhe hunda me te cilen eshtee detyruar te marr frym .
Kjo eshte kulmi kur njeriut qe pretendon te jete krijese e zotit dhe mu ata qe e predikojne kete ja mohojne gruas qe te thithe ajrin e paster te dhuruar prap nga zoti.
Pra kur kjo i mohohet njeriut athere kot flisni per barazine grua-burr.
qka do te shtojsh ma teper eshte ee kote.
me te mira shqipe
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė