Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Topi: Do tė jem plotėsisht mbi palėt, pėr njė klimė politike bashkėpunueseMirela Milori
Uashington
21-07-2007
Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, presidenti i sapozgjedhur i Shqipėrisė Bamir Topi tha se do tė jetė mjaft objektiv dhe promotor qė klima politike shqiptare tė jetė bashkėpunuese nė interes tė sfidave madhore qė ka Shqipėria: rritjen ekonomike tė vendit, qetėsinė shoqėrore si dhe dy sfidat mė tė mėdha qė janė integrimi nė Europė dhe nė NATO
Zėri i Amerikės: Zoti Topi, si garantues i unitetit tė vendit dhe i zbatimit tė kushtetutės, si mendoni ta realizoni kėtė synim, i cili padyshim qė nėnkupton njė ekuilibėr tė vėshtirė, aq mė tepėr qė ju vini nga njė e kaluar partiake? Pra si do te mund te beni ju shkeputjen e plote nga partia juaj?
Bamir Topi: Natyrisht sot unė duhet tė flas ndryshe nga dita e djeshme jo sepse brenda 24 orėsh ndryshon pozicioni nė mėnyrė radikale por ka qenė njė bindje e thellė qysh nė momentin kur unė vendosa tė pranoj kandidimin pėr kreun e shtetit. Pra isha i prirur tė lanēoja njė platfortė tė qartė qė kishte tė bėnte pikėrisht me dokumentin themeltar tė shtetit, i cili qoftė nė frymė apo nė gėrmė, garanton jo vetėm balancimin e institucioneve por presidenti i republikės ėshtė institucioni qė garanton edhe ekuilibėr tė plotė midis partive politike dhe nė mbarė shoqėrinė shqiptare. Nga kjo pikpamje gjėja mė e rėndėsishme e kėtij procesi qė u realizua ndoshta nė njė klimė tė ndėrlikuar nė mėnyrė artificiale, ishte kthimi te Kushtetuta, te dokumenti themeltar i shtetit, e cila presupozonte nė mėnyrė tė qartė qė gara presidenciale zhvillohej jo nė tryeza partish por nė kuvendin e Shqipėrisė, aty ku pėrfaqėsuesit kishin jo vetėm tė drejtėn por edhe detyrimin kushtetues si atribut i njerėzve tė zgjedhur nga populli nė 100 zona elektorale, ku 40 tė tjerė janė nė listėn proporcionale, pikėrisht pėr tė zgjedhur me votėn e tyre tė fshehtė dhe tė lirė presidentin, qė kėrkonte sipas Kushtetutės 84 vota. Nga kjo pikėpamje, gjithēka qė u konsumua nė fillim nuk ishte nė linjėn e procesit kushtetues ndėrsa nė momentin kur nė garė u fut zoti Nano, u regjistrova edhe unė. Besoj se qysh nga ai moment, gara u fut nė linjė kushtetuese, e pranuar nga tė gjithė sepse nuk do tė kishte asnjė lloj sensi nėse presidenti i republikės do tė dilte jashtė dokumentit themeltar tė shtetit pėr tė cilin ai mban pėrgjegjėsi dhe ėshtė i detyruar ti referohet. Nė momentin kur u fut zoti Ceka nė lojė, natyrisht procesi ishte legjitim, atij iu shtua legjitimiteti dhe u garantua qė gara do tė shkonte deri nė fund. Nga kjo pikpamje, unė mendoj se si proces kushtetues ai tashmė ėshtė realizuar dhe presidenti i shtetit duhet qė, nė mėnyrė tė detyrueshme, ato qė ka thėnė me fjalė ti realizojė me vepra hap pas hapi, duke qenė rigoroz jo vetėm nė atė ēka ėshtė e shkruar nė dokumentin themeltar tė shtetit por tė kontribuojė me tė gjitha mėnyrat e veta pėr njė detantė midis tė gjitha partive politike, pėr tė qenė nė njė pozicion tė barasvlefshėm dhe pėr tė injektuar nė shoqėrinė shqiptare, pėr fat tė keq problematike, tė gjithė ata elementė tė civilizimit dhe tė standardeve qė ne kėrkojmė tė arrijmė sipas atyre qė kemi premtuar pėr tu integruar nė familjen europiane dhe euroatlantike.
Zėri i Amerikės: Zoti Topi, duket se shija e fitores sikur eshte cėnuar disi nga qendrimi kritik i opozitės ndaj procesit tė votimit qė ju solli ju nė postin mė tė lartė tė shtetit. E majta flet pėr blerje votash dhe nė fakt ju u votuat edhe nga ata qė kishin kundėrshtuar kandidaturėn tuaj, ndjekėsit e zotit Nano. Nė njė situatė tė tillė, si mund ta rifitoni ju besimin e opozitės?
Bamir Topi: Unė mendoj se, qė tė marrėsh 85 vota nė parlament, natyrisht qė kėsaj mund ti bėsh shumė komente nga pozicione tė ndryshme politike por ju e dini se gara u realizua edhe me qejfmbetje nga kampet respektive, qoftė nga zoti Nano apo nga zoti Ceka. Por e rėndėsishme ėshtė se tė gjithė deputetėt qė ishin tė pranishėm duhen konsideruar nga njė tjetėr kėndvėshtrim si deputetė tė pėrgjegjshėm, tė cilėt nė respekt tė votės qė kanė marrė nga shoqėria shqiptare dhe nga populli erdhėn pėr tė plotėsuar njė detyrim kushtetues pėr tė mos e lėnė vendin nė krizėn e zgjedhjeve tė parakohėshme. Nga kjo pikėpamje, sa kohė qė procesi konsiderohet legjitim, pa asnjė lloj paragjykimi qė vjen nga njė parti e majtė, do tė thoja qė presidenti i republikės duhet tu largohet paragjykimeve dhe duhet tė jetė mbi palėt. Unė u premtoj, nė kėtė moment qė flas, jo vetėm partive tė djathta por edhe partive tė majta, nė mėnyrė tė veēantė partisė mė tė madhe opozitare, Partisė Socialiste, qė do tė jem totalisht mbi palėt, do tė jem nė njė pozicion mjaft objektiv dhe promotor qė klima politike shqiptare tė jetė bashkėpunuese nė interes tė sfidave madhore qė ka Shqipėria: rritjen ekonomike tė vendit, qetėsinė shoqėrore dhe besoj pėr dy sfidat mė tė mėdha qė janė integrimi nė Europė dhe nė NATO.
Zėri i Amerikės: Shkaku qė prishi konsensusin pėr njė president konsensual ishte ēėshtja e shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshem. Pėr zgjedhjen tuaj nuk u vu ky kusht. A duhet ta marrim tė mirėqenė se ju do ta shkarkoni kreun e akuzės? Nėse po, si do te realizohej kjo?
Bamir Topi: Unė e kam shprehur edhe mė parė qė Presidenti i Republikės nuk zgjidhet duke u kondicionuar nga pozicioni i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Presidenti i Republikės, sikurse ėshtė premtuar, do tė jetė iniciues dhe bashkėpunues nė reformimin e sistemit tė drejtėsisė i cili ėshtė shfaqur mjaft problematik. Ky nuk ėshtė koment dhe pozicioni qė ėshtė marrė vetėm nga partitė politike shqiptare por edhe nga institucionet ndėrkombėtare. Kjo presupozon qė institucioni i prokurorit tė pėrgjithshėm ėshtė njė etapė e cila duhet patjetėr tejkaluar jo vetėm pėr shkak tė punės sė pamjaftueshme, mjaft problematike, por pėr shkak tė atij pozicioni tė palimituar qė e ēon institucionin e prokurorit tė pėrgjithshėm nė njė mandat tė paprecedent ndėrkohė qė tė gjithė personalitetet, qofshin kėto nė nivelet mė tė larta tė shtetit, por qoftė edhe nė nivelin e prokurorit tė pėrgjithshėm nė vende tė tjera, kanė njė afat. Nga kjo pikėpamje, pozicioni i institucionit tė prokurorit tė pėrgjithshėm do tė jetė pjesė e njė reforme tė thellė ku natyrisht presupozohet edhe njė marrje nė konsideratė e pozicionimit tė ri pėr institucionin e prokurorit.
Zėri i Amerikės: Zoti Topi, ndėr deklarimet tuaja tė para mbrėme ishte edhe ai pėr pavaresinė e Kosovės. Situata ėshtė kritike pėr shkak se rezoluta pėr Kosovėn nuk do tė hidhet nė votė nė Kėshillin e Sigurimit. Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr Kosovėn nė kėto momente?
Bamir Topi: Mesazhi im pėr Kosovėn nė kėto momente ėshtė qė tė jetė pikėrisht nė kohezion tė plotė me pjesėn mė substacionale tė mendimit tė faktorit ndėrkombėtar, tė jetė nė koherencė tė plotė me ato pozicione qė marrin miqtė e mėdhenj tė Kosovės, tė Shqipėrisė dhe tė vendeve demokratike, pra tė jetė pėrkrah Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat me kohė kanė projektuar njė tė ardhme tė re pėr Kosovėn. Unė jam i bindur qė populli i Kosovės ėshtė njė popull i cili jo vetėm ka vuajtur por ėshtė formuar gjatė procesit tė izolimit dhe tė diskriminimit social dhe ka arritur nė njė pjekuri politike ku klasa politike e Kosovės sot ėshtė e sinkronizuar, ėshtė nė njė mendim unik. Besoj qė sė shpejti ai do tė gėzojė frytet e pavarėsisė sė Kosovės, status qė do tė vijė patjetėr, natyrisht jo i vetmuar por si pjesė e njė koalicioni tė gjerė botėror i cili e ka projektuar nė mėnyrė tė padiskutueshme statusin e pavarėsisė sė Kosovės.
|