24-07-07, 11:16
|
#17
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
http://images.thopia.multiply.com/im...C1G21WJ1GmDuHQ nga dr. Koēo Danaj
Edhe «Rebelimi» ėshtė akt civilizimi!!
Eshtė njė titull analize real dhe i saktė. Dhe ėshtė i tillė pėr arsyet e mėposhtme: Titulli bėn fjalė pėr njė pjesė tė Shqipėrisė qė quhet: Kosovė. Bėn fjalė pėr njė nga aktet mė tė rėndėsishme tė saj, qė emėrtohet Pavarėsi. Pavarėsi do tė thotė pėrgjegjėsi, seriozitet. Pavarėsia ėshtė pėr popullin dhe vendin, pėrgjegjėsia ėshtė pėr politikanin dhe qeveritarin. Sa mė shumė pavarėsi tė ketė njė vend, aq mė shumė varėsi apo pėrgjegjėsi kanė politikanėt e atij vendi. Dhe anasjelltas: Sa mė shumė varėsi tė ketė vendi, sa mė shumė tė jetė ai protektorat, aq mė tė pavarur janė politikanėt e tij, aq mė shumė ēifligare dhe feudale janė ata. Eshtė njė kontradiksion vetėm nė dukje, por nė thelb i saktė dhe i vėrtetė.
Pavarėsia ėshtė akt «rebelimi»
Shpallja e pavarėsisė ėshtė njė akt rebelimi i shkallės mė tė lartė, por ėshtė ndėr tė pakta raste kur rebelimi shndėrrohet nė nocion demokratik. Largimi nga njė shtet dhe dalja mė vete ėshtė akt i pastėr rebelimi. Pasi nė rastin e pavarėsisė ai ka tė bėjė me fatin dhe tė ardhmen e njė populli. Pėrgjegjshmėria dhe varėsia e politikanėve fillon atje dhe atėherė kur fillon pavarėsia reale e vendit apo popullit. Sa mė i pavarur tė jetė vendi, aq mė tė varur janė politikanėt nga qytetarėt e atij vendi. Protektoratet gjithmonė krijojnė shtresa politike me mentalitete servilo-diktatoriale. Po pėrse ky akt rebelimi duhet tė bėhet tani? Sepse nesėr do tė jetė vonė. Dhe shqiptarėt kanė shembuj qė tregojnė se ata e kanė humbur nė finish tė «garės». Nė disa qarqe politike dhe diplomatike po flitet pėr ndarjen e Kosovės si njė mundėsi kompromisi pėr tė ardhmen. Ndėrsa asnjė nga projektrezolutat e fundit nuk pėrmend planin Ahtisari. Duket se ky plan ka vdekur. Ai nuk po pėrmendet fare me pėrjashtim tė ndonjė efekti propagandistik apo nga padija politike. Politikanėt e Kosovės janė tė pasigurt, tė paqartė dhe tė trembur lidhur me hapin e madh qė duhet tė marrin lidhur me pavarėsinė e Kosovės. Duke qenė tė tillė, janė edhe tė ēoroditur nė deklarime. Deklaratat e tyre duken si deklarata frike!! Po kush ka frikė nga pavarėsia mund tė thotė dikush apo disa? Nga kush kanė frikė? Nuk kanė frikė nga pavarėsia si nocion abstrakt, por nga realiteti i pavarėsisė.
«Rebelimi» ėshtė i njėanshėm
Nuk ka «rebelim» pluralist. Pėr mė tepėr shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė akt i njėanshėm, pasi nuk ka pavarėsi bilaterale apo multilaterale. Ajo ėshtė vetėm e njėanshme. Eshtė rebelimi i atij qė ka qenė i varur dhe i poshtėruar pėr njė shekull pėr tė qenė i pavarur dhe me dinjitet pas njė shekulli. Prandaj janė naive, foshnjarake dhe megalomane pohimet qė vinė nga disa ambiente politike dhe parapolitike nė Prishtinė, Tiranė apo Tetovė se nuk mund tė shpallin nė mėnyrė tė njėanshme pavarėsinė. Pėr mė tepėr pasi tė kesh dėgjuar zonjėn Rajs kur thotė se Kosova nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr do tė jetė e pavarur qė do tė thotė se ose me hir ose me pahir pavarėsia do tė realizohet.
Askush nuk duhet tė ketė frikė nga pavarėsia
Askush nė Kosovė nuk duhet tė ketė frikė nga shpallja e pavarėsisė. Sepse pavarėsia ėshtė parakushti i progresit, zhvillimit. Protektoratet dhe latifondet janė burim korrupsioni, pėrfitimi, kontrabandė, por asesi nuk janė burim zhvillimi. Ndėrsa vendet e pavarura janė premisa e parė e zhvillimit dhe e progresit. Dhe shqiptarėt nė Kosovė kėrkojnė vetėm, premisėn e parė dhe asgjė mė shumė. Por askush nė rajon nuk duhet tė ketė frikė nga kjo pavarėsi. Janė disa shtete qė kėrkojnė tė jenė neutrale ndaj shqiptarėve kur shqiptaret nuk kanė qenė neutrale ndaj tyre po i kanė ndihmuar tė fitojnė pavarėsinė. Janė disa shtete qė barazojnė Kosovėn me Transnistrinė, duke harruar se as historikisht dhe as aktualisht Prishtina nuk ngjason me Tiraspolin. Ndėrkaq duhet pėrsėritur se shqiptarėt nė rajon po marrin vetėm njė pjesė tė asaj qė ju takon, nuk po marrin as mė shumė dhe as mė pak padrejtėsi. Ata po presin drejtėsinė e vonuar, por kanė tė drejtė qė tė shqetėsohen kur ajo mund tė shndėrrohet nė drejtėsi tė cunguar.
Rajoni duhet tė ketė frikė nga statukuoja
Ndėrsa tė gjithė nė rajon duhet tė kenė frikė nga statukuoja aktuale nė Kosovė. Eshtė njė statukuo me pasoja tė paparashikueshme dhe e rrezikshme pėr tė gjithė fqinjėt. Po pse ėshtė e tillė? Eshtė e tillė sepse kur durimi e kalon kufirin atėherė nė vend tė rregullit fillon kaosi dhe anarkia e cila do tė pėrfshijė edhe ata qė sot kanė frikė nga pavarėsia. Eshtė e tillė sepse ēėshtja shqiptare mund tė fillojė tė zgjidhet nė mėnyrė tėrėsore, kur duhet tė zgjidhet pjesė-pjesė, por pėrgjegjėsia nuk do tė bjerė mbi shqiptarėt, por mbi ata qė kanė frikė nga pavarėsia e Kosovės. Shpallja e pavarėsisė ėshtė hapi i parė i eliminimit tė kėsaj rrezikshmėrie. Ja njė shembull: Nė Maqedoni njė ndėr udhėheqėsit e UĒK Fazlli Veliu deklaroi se 10 mijė shqiptarė nga Maqedonia janė gati tė shkojnė nė Kosovė. Eshtė njė deklarim qė e prodhoi statuskuoja, por shumė i saktė pėrballė saj. Kosova ėshtė tejpjekur pėr kėtė rebelim si akt civilizimi. Eshtė nė dorėn e politikanėve tė saj tė shndėrrohen nė zėdhėnės tė popullit dhe tė vendit tė tyre. Dhe kjo zėdhėnėje do tė jetė mė kuptimplotė, nė qoftė se rebelimi do tė ndodhė nė 28 nėntor 2007.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-07-07 nė 11:32
|
|
|