Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Kosova po ndahet!?Jul 28, '07 5:17 AM
for everyone
http://images.thopia.multiply.com/image/1/photos/upload/300x300/RqsJcQoKCpsAAH50NM01/kocodanaj.JPG?et=Hox8lvscSpg0Qtciaf8Zvg shkruan dr.Koēo DANAJ
120 ditė pėr tė ndarė Kosovėn!
Eshtė njė titull ngjyrė gri. As rozė dhe as I kuq. Sepse I tillė ėshtė realiteti I Kosovės dhe nė tėrėsi I kombit shqiptar.
«O perėndi, duan ta presin», kėto janė fjalėt qe Kadare ka vėnė nė gojėn e Shestan Verdhės, komandantit tė mokrarėve lidhur me fatin e Shqiperisė nė vitin 1913. Pas afėr njė shekulli, kanė ndryshuar shumė gjėra. Por nuk ka ndryshuar mentaliteti i disa prej stėrnipėrve tė vitit 13-tė. Ata tashmė kanė vendosur mė shumė se nė 13-tėn, kanė vendosur tė «presin» Kosovėn, gati gjysmėn e kombit shqiptar. Por kėtė nuk e thonė hapur, pėr kėtė kanė caktuar njė afat prej 120 ditėsh.
Por le tė kthehemi nė analizėn e ftohtė, pa romantizėm dhe brerje ndėrgjegje, pasi nė politikė nuk ka tė tilla. Nė politikė ka vetėm interesa tė pėrkohshme apo tė pėrhershme.
Zyrtarisht njoftohet se fuqitė e mėdha, miq tė shqiptarėve, gjysėm miq tė tyre, kundėrshtarė tė tyre dhe gjysėm kundėrshtarė tė tyre, kanė vendosur qė tė zhvillohen edhe 120 ditė bisedime shqiptaro-sėrbe. Bukur.
Por shtrohet njė pyetje : Pėrse do tė bėhen kėto bisedime ? Pėrgjigje e ndėrkombėtarėve: Qė shqiptarėt e Kosovės dhe sėrbėt tė merren vesh midis tyre.
Pyetje: Po pėrse duhet tė merren vesh? Pėrgjigje e ndėrkombėtarėve : Tė merren vesh pėr statusin e Kosovės.
Pyetje e fundit: Pėr cilin status, pėr ate qe thote Ahtisari?
Pėrgjigje: Mos u nxitoni, pa paragjykime, aty e kemi Planin Ahtisari, por le tė bisedojnė njėherė!!
Nuk ka mė nevojė pėr pyetje, ka nevojė pėr njė analizė tė thjeshtė, ka nevojė qė tė thuhet e vėrteta pėrballė tė gjithė shqiptarėve ; edhe atyre qė janė nė Kosovė, edhe atyre nė Maqedoni, Luginė e Preshevės, por edhe kėtyre nė Shqipėri.
Cila ėshtė kjo e vėrtetė ? E vėrteta ėshtė : 120 ditė bisedime midis shqiptarėve dhe sėrbėve duhen pėr tė ndarė Kosovėn juridikisht. 120 ditė duhen qė shqiptarėt dhe sėrbet tė merren vesh pėr ta ndarė Kosovėn midis tyre. 120 ditė duhen pėr tė detyruar shqiptarėt dhe mė pak sėrbėt tė pranojnė kėtė ndarje. 120 ditė nuk duhen pėr asgjė tjetėr.
Po pse 120 ditė janė caktuar pėr ndarjen e Kosovės ? Ja pėrse : Plani Ahtisari qė ju paraqit Kėshillit tė Sigurimit dhe qė nuk u pranua, ishte njė kompromis i detyrueshėm, i padėshirueshėm dhe pėrkohėsisht i pranueshėm nga shqiptarėt. Plani Ahtisari kėrkonte qė shqiptarėt tė heqin dorė nga flamuri, tė pranojnė gjuhėn sėrbe si gjuhė zyrtare nė gjithė Kosovėn, tė pranojnė qė komunat sėrbe nė Kosovė tė kenė lidhje tė dyfishtė me Beogradin, edhe horizontale edhe vertikale, qė nė Kosovė tė krijohej nje «Salamandėr» sėrbe qė fillonte nga Deēani shkonte nė Shtėrpcė kalonte nė Novobėrde dhe pėrfundonte nė Mitrovicė Veriore dhe Leposaviq. Dhe shqiptarėt e pranuan njė gjė tė tillė, bile edhe me Kuvend. Pa ju thene kush, e pranuan edhe nė Tiranė, pėrsėri me Kuvend.
Por nuk e pranuan sėrbėt nė Beograd, «sėrbėt» nė Moske, «sėrbėt» ne Bruksel, «sėrbėt» nė Madrid, nė Bratisllavė, nė Romė, nė Bukuresht etj
Dhe meqėnėse ata nuk e pranuan, atėhere, Plani Ahtisari u hodh poshtė. Dhe nė vėnd tė tij lindėn bisedimet e reja shqiptaro-sėrbe.
Rikujtesa e mėsipėrme e planit Ahtisari na duhej vetėm pėr tė qartėsuar pse duhen bisedimet e reja.
Pra tashme kur planin e kemi tė qartė, kur dimė qė sėrbet nuk e duan atė, tashme per kėdo ėshtė e qartė se : Bisedime tė reja do tė thote : Ndarje e Kosovės midis sėrbėve dhe shqiptarėve.
Kėtė e dinė njė pjesė e politikanėve shqiptarė nė Tiranė, Prishtinė dhe Tetovė. Ta dish nuk ėshtė papėrgjegjėsi. Sepse pafuqia nuk ndėshkohet, ajo vetėm konstatohet. Por ata nuk e thonė. Dhe kėtu fillon pėrgjegjėsia.Prandaj ata duhen ndihmuar. Atė qė nuk e thotė politika zyrtare, duhet ta thotė politika reale.
Cila ėshtė ajo qė duhet thėnė? Pavarsia e Kosovės e stabilizon Ballkanin. Ndarja e Kosoves I hap rrugė ndryshimit tė kufijve, I hap rrugė legale Shqiperisė natyrale, I hap rrugė ripėrcaktimit tė kufijve nė Maqedoni, Shqipėri, Mal tė Zi, Sėrbi etj.
120 ditė qė Kosova tė ndahet dhe shqiptarėt tė pranojnė ndarjen, ta konsiderojnė atė integrim apo globalizėm. Por 120 ditė janė mjaftueshėm pėr tu pėrgatitur pėr tė dy rruget, edhe tė ndarjes edhe tė bashkimit.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-07-07 nė 11:34
|