Tema: Ateizėm 101
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-07, 20:21   #26
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

“Feja shkatėrron shoqėrinė” ose “Shoqeria dhitet kur ka Zotin me vete”
Nga Ruth Gledhill


Sipas rezultateve te nje studimi te publikuar sot, feja demton shoqerine, duke dhene kontributin e saj ne rritjen e numrit te vrasjeve, abortit, shthurjes sexuale dhe vetevrasjes.

Sipas ketij studimi, besimi dhe perkushtimi ndaj Zotit jane jo vetem te panevojshem per nje shoqeri te shendoshe por ne fakt mund te jene ushqyes te problemeve sociale.

Ky studim kundershton pikepamjen e besimtareve mbi domosdoshmerine e tij si furnizues i bazave te moralit dhe etikes se nje shoqerie te shendoshe.

Ai shqyrton arritjet shoqerore te vendeve disi besimtare, si Anglia dhe Amerika, ku shumica besojne ne nje krijues dhe jo ne teorine e evolucionit. Shume evangjeliste konservativ ne Amerike e konsiderojne teorine e Darvinit si nje te keqe shoqerore, duke besuar se kjo teori frymezon ateizmin dhe mungesen e moralit.

Shume Kristiane liberal dhe besimtare te tjere e quajne fakt qe besimi fetar eshte pozitiv per shoqerine, duke besuar qe ndihmon ne uljen e krimeve te dhuneshme, vrasjeve, shthurjes seksuale, dhe abortit. Te mirat qe sjell besimi fetar ne shoqeri jane quajtur si “thesari shpirteror”. Por studimi pretendon se perkushtimi fetar ne Amerike, ne fakt eshte ushqyes i ketyre semundjeve.

Ky artikull i publikuar ne Gazeten e Fese dhe Shoqerise, nje gazete akademike amerikane, na ben te ditur: “Shume Amerikane pohojne se kombi i tyre fetar praktikant eshte nje kulle e arte e papare, e bekuar nga Zoti, qe qendron si nje shembull i persosur ndaj nje bote gjithmone e me skeptike.

“Ne pergjithesi, nje numer i larte besimi dhe perkushtimi ne nje krijues korespondon me nje numer te larte vrasjesh, vdekjesh ne moshe te re, infeksionesh nga semundje seksuale, adoleshente shtatzene dhe aborte ne demokracite e begata.

“Amerika eshte pothuajse gjithmone me e ngathta nga demokracite ne zhvillim, nga nje here ne menyre te habiteshme.

Gregory Paul, autori i studimit, ne te njejten kohe dhe shkencetar shoqeror, per te arritur ne kete perfundim perdori te dhena nga Programi Nderkombetar i Vrojtimeve Sociale (International Social Survey Programme), Gallup dhe te tjere organizma studimore.

Ai shqyrtoi tregues shoqeror si numrin e vrasjeve, abortin, vetvrasjen dhe shtatzanine ne mosha te reja.

Studimi arriti ne perfundimin se Amerika eshte e vetmja demokraci e begate ne bote ku numri i vrasjeve eshte akoma i larte, dhe se vendet me pak te perkushtuara (ndaj Zotit <-(shtese e perkthyesit)) jane me pak te ngathta. Z. Paul thote se gonorrhoea (semundje gjenitale) tek adoleshentet ne amerikae eshte deri 300 here me e larte sesa ne vendet demokratike me pak te perkushtuara (ndaj Zotit <-(shtese e perkthyesit)). Amerika gjithashtu vuan nga nje numer “veēanerisht i larte” infeksionesh sifilisi dhe aborti tek adoleshetet.

Z. Paul thote: “ Studimi tregon se Anglia megjithe semundjet sociale qe ka, po ja del mbane shume me mire se Amerika ne shumicen e tregueseve, megjithese sot eshte nje vend me pak fetar se Amerika”.

Ai shton se, ky dallim eshte akoma me i madh kur krahasojme Ameriken me vende te tjera perfshi Francen Japonine dhe vendet Skandinave. Keto vende kane qene me te sukseseshmet ne uljen e numrit te vrasjeve, vdekjes se parakoheshme, semundjeve seksuale dhe abortit.

Z. Paul ju desh te shtynte nxjerrjen e studimit per shkak te Hurrikanit Katrina. Ai tha se faktet e mbledhura nga studime te ndryshme sugjerojne se feja ndoshta ushqen semundjet shoqerore. “Dyshoj qe Evropianet po zhgenjehen gjithmone e me shume nga arritjet e varfra te shteteve Kristiane” tha ai.

Ai thote se shumica e vendeve Evropiane do te beheshin me fetare vetem ne rast se Teoria e Evolucionit mund pergenjeshtrohej dhe egzistence e Zotit te provohej shkencerisht. Perkundrazi, ne Amerike Teoria e Evolucionit do te gezonte mbeshtetje vetem nese me pare do te kishte nje renje ne besimin fetar.

“Demokracite jo-besimtare, mbeshtetese te evolucionit kundershtojne proverbin se nje shoqeri nuk mund te gezoje kushte te mira pa qytetare qe besojne ne nje krijues moral.

“Prandaj frika e njohur qe nje qyteterim pa Zot duhet medoemos te vuaje nje shkaterrim shoqeror eshte pergenjeshtruar”.

http://www.timesonline.co.uk/tol/new...icle571206.ece
Arb Nuk ėshtė nė linjė