Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-07-07, 00:28   #105
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

Hafiz Ali Korēa

Vajtimet e Atdheut

(Kushtuar bombardimit tė Drenicės nga Serbėt nė Qershor 1924)


Mė s'tu nda zjarri, mė s't'u nda flaka
Mė s't'u nda vrasja, ndjekja,shuplaka,
Mė s't'u nda therja, mbytja grabitja,
Mė s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.

Gra, burra, foshnja pėr ditė vriten,
Nga vendi vet zhveshur po qiten;
Digjen katundet e pėrvėlohen,
Ah, shpirti mė kėputet, prej kujt s'ndalohėn.
U germadhove, u copėtove,
Krejt u trondite krejt u shkretove.

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Qytetėrimi ku asht vallė?
Pėrse Europa nuk i sheh hallė?
Si s'po dėgjohet topi i shkretė?
Si s'shihet flaka qi del mbi retė?
Si nuk dėgjohet rėnkimi i shpirtit?
Pse s'kėshillohet kombi gjakpirės?
Nė botė, thua, s'ngeli bamirės.
Qysh u shurdhua bota e terė?
S'shohin barbari gjer sot ē'ka berė

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Me top u shuan vėllezėrit tanė,
Malet dhe fushat ndėr gjak i lanė.
I vranė, i shuan, i handakosėn.
Nė vend tė tyre tjetėr vėndosėn.
Sa pasuri qė patėn ua perlanė.
S'di me ē'tė drejtė dreqvet ia dhanė!
Mė digjet shpirti, kam shum frikė,
Se do t'i sosje kjo politikė,
Fill shqiptari nuk do te lenė?
Fatzijtė e gjorė ku do te vejnė?

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Nė ketė shekull kjo politikė
Mrekulli, quhet e them pa frikė,
Kjo politikė racėmbaruese
Pėr ditė grin pleq, trima, nuse
Kjo politkė lugate shtrigė
Dhelpėr dinake, kuēedėr e ligė
Faroj vėllezėr me qindra mijė
I madh i Vogėl duhet ta dijė
Fol, o moj botė e qytetėrimit
Pėrse po shkulet kjo racė e trimit.

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


Kosovė e bukur, oj shpresa jonė
Bujare, trime, ke qenė si i thonė
Sot tė zu halli, nė zgjedhė ngele,
Kurban po bėhesh pėr ditė si dele.
Kurban po bėhesh ditė bajrami,
Nė Ballkan therret veē shqiptari.
Kėshtu pse s'duket Xhebraili?
Tė tė shpėtonte nga thojntė e mprehtė
Tė tė shpėtonte nga zjarri i nxehtė
Ty moj Kosovė, e madhe shpresė
Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
M'i madhi krahu i Shqiperise!
M'e madhja ēerdhe e Trimėrisė!

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Pjesa mė e madhe e Shqipėrisė
Iu dha Serbit e Greqisė
Vetėm i ardhi keq Perėndisė
Pėr atė gjakun e foshnjėrisė,
Dua t'i lutem pak qeverisė
Tė marrė masat e ligjėsisė:
T'i lutet Frances dhe Anglisė
T'i pritet hovi pake Serbisė
Dhe pėr Ēamėrit, fqinjė te Greqisė.

Qani Kosoven dhe Ēamerinė
Pėr gjėmėzezet zgjatėni zinė!

Nip i Pellazgut, o komb i vjetėr!
Nga ti m'i i vjetėr nuk ndodhet tjetėr,
Dyzet ke patur milione frymė
Te pakoi koha, te ēkriu si brymė.
Le Arijanen, Durrės u mbėshtete,
Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
Edhe kėtuze shprehje nuk gjete.
Mento ku ishe, ku je , ku vete,
Tashti pa krahe ke mbetur fare
Pėr njė te vjetėr komb, turp e marre

Qani Kosoven dhe Ēamerinė
Se i kėmbejnė si bagėtinė!

Ka vdekur fare civilizimi;
Sot veē njė lustėr ka Perėndim.
Iku mėshira erdhi rrėnimi!
Po del mbi qiejt nga do rėnkimi,
Nė fund te tokės hyfte gėzimi!
Kur po shfaroset njė komb ma trimi,
Kurse ka vdekur krejt njerėzimi,
Kurse nuk paska babė a vėlla jetimi,
Fare mos qoftė shtypi dhe shkrimi!

Qani Kosoven dhe Ēamerinė
Pėr gjėmėzezet zgjatėni zinė!

Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
Nat'e ditė ecėn tė lahet gjaku
Gjaku i shenjtė qė derdh barbari,
Me te ushqehet sot ēdo fill bari,
O shale i shkretė, qysh duron valle?
Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallė?
Shembuni male, mbetėt te shkretė!
Shembuni bashkė me gjithė tepetė!
Kur komb bujari pėr ditė po shuhet,
Ty, moj Kosovė, jeta ē'tė duhet?
Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin
Pėr ditė ju therin, ju marrin mallin
Pėr ditė ju derdhet gjaku
Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Tiranė , Gusht 1924





Hafiz Ali Korēa

Pjesė nga Rubaijjati (Katrorėt) e Umer Khajamit
- Pėrkthyer nga : Hafiz Ali Korēa

*


Sir-rezet e ezelit un` e ti s`I di
Kėto shkronja gjėzash s` I njoh un`as ti
Prapa perdes folmė, ē`folmė qė tė dy.
Kur tė ngrihet perdja ngelim nė habi!



Ata qė pėrfshtullėn vertutat pa anė
Nė mbledhje vertutash qiri shokėsh janė
Nga kjo nat` e errėt s` duallėn nė rrugė
Nga njė preēart folėn dhe nė gjumė ranė.



Me pahir mė pruri sefte nė trup mua
Veē habitjes tjatėr nga jeta s`mu shtua
Ikmė me pėrdhunė s`dimė ē`ish qėllimi
Ardhmė ndejmė ikmė ē`ish s`u kupėtua.



Kot mė kot ca njerėz kapmė madhėshtinė
Disa pėr sy-zezat pėr qoshqet u ngrinė
Kur tė ngrihen perdet do tė kupėtohet
Se sa larg prej lagjes tėnde do tė rinė.



Ca po vrasin mėndjen pėr fe pėr doktrinė
Disa tė habitur sakt`dyshim gjė s`dinė
Njiherėsh tellalli del nga ushja thotė
S`ėsht`o tė pa ditēim ēthot aju dhe tinė.



Blerore, zallishtja mjaft kemi shėtitur
Pėr dėfrim ndėr qarqet krejt jemi vėrtitur
Njeri nga kjo udhė s`dėgjuam tė vijė
Tė kėthehet prapė aty ku-shtė ngritur.



Kush e gatoi kupėn dhe e pat pėrzjerė?
Qysh kudzon I piri ta pasjė nė terė
Sa krerė sa pulpa sa duar tė njoma
Ē`dashuri I ēpiku ē`mėri I ka thyerė?



Zemra ē`ėshė gjallja po ta kupėtonte
tė pshehtat e Zotit kur vdes I zbulonte
nesėr qė s`ndjen fare ē`do tė marrē vesh vallė
kurse je ndėr vete s`kupėton gjė sonte.



Nga ardhja, nga ikja jonė ē`dobi vallė
Prej majit tė shpresės ē`ish indi sa gjallė?
Ndėnė rreth tė rrotės sa shpirtra tė pastėr
Digjen bahen pluhur tymi ku ka dalė?



Kur filloj tė sillet ku tasi I artė
Kur do gėrmadhohet ky themel I lartė
Me peshėn e mendjes s`kupėtohet kurrė
As qė nuk peshohet me peshėn e qartė



Faqe trėndafilen as kush s`e ka pjekur
Me koēkorė koha zemrėn pa I a djegur
Gjer u ēa kėrhėni shihe njė qind degė
Bukuroshes dora flokėt s`I a ka prekur.



Ata qė pėrpiqen vrasin mendjen janė
Qoftė lark si ca qė mė kot mjelin kanė
Petkė mos-kuptimi tė vishnin mė mirė
Se sot mėndjet vleftė sa njė fill gjth s`kanė.



Shkoj reja dhe bimėn rish e lau me lot
Pa verė renk-gjyli nuk jetohet dot
Pėr ne vėnt-dėfrimi kjo bim`ėsht sot
Pėr ta vėnt-dėfrimi bima jonė mot?



Stamnėn-ēini mbrėmė, mbi gurt e kam thyer
Isha dehur bėra gjė tė papėlqyer
Samna si ty isha, mė tha por dhe tinė
Si mua do bėhesh a mėndje-gėnjyer!



Krejt shokėt pėr kokė nė dorė s`na ngelnė
Nė kėmbėt e vekjes njė nga njė u shkelnė
Nė mbledhėt tė jetės njė lloj verė pinė
Dy tre vollt mė parė u dehn`e s`u ndanė.



Para meje teje, kisht dit` e natė
Pėr pun`ėshtė sjellė rrot e qjellit gjatė
Hap sytė ngadalė tė shkelē pėrmi tokėt
Bebe-syri vajzash ėshtė pluhur`I thatė.



Nė ē`do fushė q`ėshtė njė lulishtė bėrė
Ato me gjak mbreti jan`ushqyer tėrė
Ē`do gjeth manushaqesh qė mbleron nga toka
Nishan-faqesh janė prej gocash me sėrė!…



Ē`do bimė qė buzė lumit ka bleruar
Ka mbirė nga buz`e njė vetij`ėngjėlluar
Mos shkel mbi ē`do bimė me ēnder se ka mbirė
Nga pluhuri I njė faqe lales tė uruar.



Brenda nė trekt dije njė poēar kam parė
Ndėr shqelmė njė copė balt`e kishte marė
Balta po I thoshte me gjuhėn e vetė
Si ti kam qėn`unė mos mė merr pra zvarė.



Poēarėt kur dorėn gjith nė balt`e mbajnė
Mėndjen e mentimin duhet mos ia ndajnė
Shqelmin edhe grushti, gjer kur do t`I a venė
Baltė-trupash eshtė, ē`pandehin ku janė?


Hafiz Ali Korēa

" Shih pra nuk mbetėn fare ndėrtesa
Ndėr kėmbė' u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s'lan' i rrėnuan,
E kėsi punėsh djajt i shėnuan,
Priftėrinjt e hoxhėt si kec i grinė,
Inteligjentėt nė dhet i shtrinė. "
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė