Miredita !!
Mendoj se Islami si cdo fe ka me shume se nje rryme qe buron nga menyra e interpretimit.
Kto rryma mund ti quajme sekte,grupime,dege,nendege,shkolla...
Problemi mes shiave dhe sunnive fillon heret dhe lind si problem politik ku shiat paraqesin alterrnativen e tyre dhe evulojne nje lloj interpretimi Islam qe qendron larg atije standart,klasik.
Shiat kan vazhdushmeri te revelates nepermjet 12 imamve dhe se fundi nga imami i fshehur qe do te cfaqet nje dite.Kjo vazhdushmeri e interpretimit fetare(kjo eshte me se normale) nepermejt imamve te veshur me nje petk gati profetik(anomalia),mendoj eshte thelbi i dallimit.
Edhe ato kan disa grupime,e duke perjashtuar ektremet mund te themi se bazat jane Islame ja perse nuk quhen si fe me vehte sic ndodh me Bahaizmin e shkeputur nga Islami apo fete e shkeputura nga Krishterimi.
Sot problemi eshte i mprehte politik dhe ngjyrat fetare me te cilat ai vishet eshte thjeshte hipokrizi dypaleshe e udhehequr nga interesat e Arabise Saudite dhe aleatit USA nga njera ane dhe Iranit te dale nga sfera e kontrollit te USA.Problemet jane kritike ne Irakun e pushtuar.
Para sulmit te Irakut kjo teme nuk do te ekzistonte.
|