Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-08-07, 12:59   #111
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Mendoj se kam lindur perseri

Vėshtroja fletėn e zbrazėt dhe mendoja se si mund t’i pėrshkruaja ndjenjat e thella nė zemrėn time kur pranova besimin: Besimin nė njė Zot dhe nė tė Dėrguarin e Tij.
Si mund ta pėrshkruaj gėzimin e njeriut i cili e gjen rrugėn e tij nė Islam? Mendoj se mund tė tingėlloj pak patetike, por vėrtet mendoj se kam lindur pėrsėri. Isha ēliruar prej zinxhirėve tė mendimeve qė mė kufizuan mua. Ėshtė e mrekullueshme tė ecėsh rrugės sė jetės, tė kesh qėllim dhe udhėzim tė pastėr derisa Allahu ėshtė mbi ne dhe Ai na udhėzon neve me mėshirėn e Tij gjatė tėrė jetės sonė dhe ėshtė obligim i yni ta jetojmė atė, nė modesti dhe bindje, duke bėrė vepra tė mira dhe duke falur namazin. Pėr kėtė, ne do tė fitojmė shpėrblime tė mėdha si kompensim.

Unė kam udhėtuar nėpėr vende tė ndryshme duke shpresuar ta gjej fatin tim, lumturinė, vendin tim nė kėtė botė dhe nuk e kam ditur se ishte e fshehur nė zemrėn time duke pritur momentin e duhur pėr t’u zbuluar. Asgjė nuk krahasohet me qetėsinė shpirtėrore, dikush e gjen atė gjatė namazit tė Sabahut, derisa dielli lind dhe ju pėrfytyroni madhėsinė dhe bukurinė e krijimit dhe Forcėn e Krijuesit.

Gjatė fėmijėrisė sime, mendimi im pėr Islamin ka qenė i rremė nga gazetat, televizioni ose mediat e tjera, qė shpesh japin informata tė mangėta dhe tė njėanshme tė ēėshtjeve. Megjithatė, si person kureshtar, jam munduar t’i gjej vetes pėrgjigjet e pyetjeve tė mundshme, kėshtu qė kam kėrkuar nė libra dhe burime tė tjera shtesė. Ne kemi lindur me besimin nė Zotin, tė vulosur thellė nė shpirtin tonė. Ky ėshtė besimi qė na udhėheq neve nė kėrkimin e pėrgjigjeve. Kam besuar, por nuk e kam kuptuar. Jam munduar tė gjej pėrgjigjet nė shumė kultura dhe popuj, vetėm pėr tė gjetur se filozofitė dhe fetė e tyre ishin tė ndrydhura brenda disa grupeve etnike. Kjo nuk ishte ajo qė isha duke e kėrkuar… Dėshiroja diēka universale, tė pėrjetshme, diēka qė nuk ėshtė vetėm besim i verbėr.

Rruga ime drejt Islamit ishte mahnitėse, plot momente dhe takime vendimtare. Papritmas (nuk e di se si) unė vendosa ta mėsoj arabishten. Pėrderisa ecja nėpėr libraritė e Bratisllavės (kryeqytet i Republikės Svollake), duke shpresuar tė gjej fjalorė tė gjuhės arabe, e gjeta pėrkthimin ēek tė Kur’anit. E vėshtrova atė me njė ndjenjė tė ēuditshme, prej atij momenti diēka donte ta ndryshonte jetėn time. Dy muajt nė vazhdim ai tekst i Kur’anit kurrė nuk u nda nga ēanta ime, vėrtet, e studiova atė nė stacione tė autobusėve, nė transport publik, nė rrugėn deri nė punė dhe anasjelltas… Dhe ishte njė nga kėto momente ‘studimi’ nė stacion tė autobusėve qė
definitivisht e lėkundi jetėn time… Por mė le tė tregoj me rend…

Konsiderohesha e huaj nė punė, kėshtu qė nuk fitova agjitacion nė vėrejtjet e kolegėve nė terrorizėm. Vetėm dėshiroja tė bėhesha muslimane por nuk e dija se si. Nė njė tė shtune me shi isha duke shkuar nė zyre pėr tė bėrė detyrat e mia. Isha ulur nė tramvaj duke menduar se diku nė jug moti mund tė jetė shumė mė i mirė. Prapa meje dėgjova njė grua duke folur me fėmijėn e saj gazmor nė njė fjalor tė pėrzier arabo-sllovak. U ktheva dhe isha e befasuar se shihja njė muslimane, me sa dukej sllovake, me njė shami nė kokėn e saj. Ne zbritėm bashkė dhe fatmirėsisht ajo mė pyeti rreth adresės qė nuk mund ta gjente vet. Ne i kėmbyem adresat tona dhe pastaj u larguam. Pas tri orėve unė i pėrfundova punėt e mia dhe shkova pėr tramvaj. Dhe atje e pashė atė pėrsėri… Nė tramvaj ajo mė tregoi historinė e saj dhe mė ftoi ta vizitoja nė shtėpinė e saj. Nuk kisha pėr tė bėrė diēka kėshtu qė pranova. Tetė orėt vijuese i kalova duke diskutuar me tė dhe burrin e saj rreth Islamit. Ishte njė ditė para pėrfundimit tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit dhe ditėn tjetėr ata pėrgatiteshin pėr tė festuar njėrėn prej festave mė tė mėdha tė muslimanėve: Fitėr Bajramin. Ata mė ftuan nė xhaminė e Bratisllavės. Gjithmonė e kujtoj me kėnaqėsi hapin tim brenda asaj xhamie dhe ndjenjat e para… Isha e turpshme por menjėherė e gjeta veten sikur nė njė familje tė madhe, tė pranuar ngrohtėsisht.

Historitė e grave qė i takova ishin tė ndryshme: disa tė lehta, disa tė komplikuara, por ato e kishin njė gjė tė pėrbashkėt: Islami ishte gjėja mė e mirė qė kishte ndodhur nė jetėn e tyre! Isha e mallėngjyer thellė nga historitė e tyre dhe u ktheva nė shtėpi me njė grumbull librash tė cilat i lexova natėn vijuese. U zgjova nė mėngjes e vendosur nė zemėr dhe nė mendje pėr ta hapur njė kapitull tė ri nė jetėn time. E vura shaminė dhe shkova ta vizitoj shoqen time dhe burrin e saj. Pas pak kohe unė deklarova se besoj thellė nė zemrėn time qe njė kohė tė gjatė:
'Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij'
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė