Nje grua ne mision
Sidra Khan raporton pėr pėrpjekjet e Aishe Bhuttas pėr tė konvertuar botėn nė Islam.
The Guardian (Londėr), e enjte, maj 1997 Aishe Bhutta, e lindur Debbie Rogers, ėshtė e qetė teksa qėndron nė dhomėn e madhe tė apartamentit tė saj, nė Cowcaddens, Glasgou (Skoci).
Muret janė tė mbushura me ajete nga Kur'ani, ndėrsa njė orė e veēantė i pėrkujton familjes kohėt e namazit. Fytyra tipike skoceze e Aishes ėshtė e mbuluar me kujdes nga shamia
Pėr njė vajzė tė mirė tė krishterė skoceze konvertimi nė Islam dhe martesa me njė musliman ėshtė e jashtėzakonshme, por Aishja ka shkuar mė tej, duke u bėrė shkak pėr konvertimin e prindėrve tė saj, tė pjesės mė tė madhe tė familjes dhe tė paktėn tė 30 miqve dhe fqinjėve.
Aishja e ka takuar atė qė do tė bėhej bashkėshorti i saj, Muhamedin, qė kur ishte 10 vjeēe, pasi ai ishte klient i rregullt i dyqanit tė familjes sė saj. Shpesh ajo do e shihte atė teksa falej.
"Veprimet e tij ishin plot qetėsi dhe paqe. Ai mė tregoi se ishte musliman dhe unė e pyeta se ēfarė ėshtė njė musliman", tregon Aishja. Mė vonė, me ndihmėn e tij ajo nisi ta merrte nė konsideratė Islamin. Ajo vendosi tė konvertohej nė moshėn 16-vjeēare.
"Kur thashė shehadetin, ishte si tė hiqja nga shpatullat njė barrė tė rėndė. U ndjeva si njė foshnjė e porsalindur."
Nė moshėn 17-vjeēare ajo kishte lexuar tėrė Kur'anin nė arabisht. "Ēdo gjė qė jetoja, kishte kuptim", thotė Aishja.
Me gjithė konvertimin e saj, prindėrit e Muhamedit ishin kundėr martesės sė tyre. Ata e shihnin atė si njė vajzė perėndimore qė do ti jepte familjes njė emėr tė keq. Babai i Muhamedit besonte se ajo ishte "armikja mė e madhe".
Megjithatė, ata u martuan, edhe pse babai i tij nuk ishte dakord. Me kalimin e kohės, Aishja u bė pjesė e familjes. Gjashtė vjet mė pas, Aishja i hyri njė misioni pėr tė konvertuar prindėrit e saj dhe pjesėn tjetėr tė familjes nė Islam (me pėrjashtim tė sė motrės). "Bashkėshorti im dhe unė u morėm me prindėrit e mi dhe u treguam atyre pėr Islamin."
Babai i Aishes ishte njė kockė e fortė, prandaj ajo kėrkoi edhe ndihmėn e nėnės sė saj, qė sapo e kishte pranuar Islamin.
"Mamaja ime (e cila tashmė ka vdekur nga kanceri) dhe unė i flisnim babait pėr Islamin dhe njė ditė ishim ulur nė sofanė e kuzhinės kur ai tha: "Cilat janė fjalėt qė thuhen kur pranohet Islami?"
Tre vjet mė vonė, vėllai i Aishes e tha shehadetin "nė telefon". Pas tij e pranuan Islamin gruaja dhe fėmijėt e tij, tė ndjekur nga djali i motrės sė Aishes. Por ajo nuk u ndal me kaq. Pas konvertimit tė familjes sė saj, Aishja e pėrqendroi vėmendjen te Cowcaddens.
Ēdo tė hėnė, pėr 13 vitet e fundit, Aishja ka mbajtur kurse pėr Islamin pėr gratė skoceze. Deri tani ajo ka ndihmuar nė konvertimin e mbi 30 grave me formime kulturore tė ndryshme. Trudy, pėr shembull, njė mėsimdhėnėse nė Universitetin e Glasgout dhe njė ish-katolike, e ndoqi kursin e Aishes sepse i duhej pėr njė kėrkim tė sajin, por pas gjashtė muajsh u konvertua nė Islam, por nuk e ka veshur hixhabin dhe nuk i ka treguar ende familjes sė saj.
Kursi i Aishes sot ndiqet edhe nga vajza muslimane tė tunduara nga idetė perėndimore, nga muslimane praktikuese tė fesė, tė cilat duan njė forum pėr tė debatuar, si dhe nga gra tė interesuara pėr Islamin.
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
|