Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-08-07, 14:42   #1
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tė Lutem Qeveri Mė Bėj Njė Varr !


TĖ LUTEM QEVERI MĖ BĖJ NJĖ VARR !
Shkruan : Abaz Pllana

Tė premtėn, mė 20 prill 2007, nė Lyon tė Francės tragjikisht humbi jetėn 28 vjeēari B.H. nga Prishtina. Duke mos qenė nė lidhje me shqiptarėt e Lyonit, ishte vetėm komisiariati i policisė sė Lyonit qė merr kontakt me kryetaren e Shoqėrisė Shqiptare ILIRIA, zonjėn Rina ēela, tė mėrkurėn mė 25 prill 2007 pėr t’i kumtuar lajmin e rėndė. Tashmė shtroheshin dy mundėsi: qė trupi i bashkatdhetarit tonė tė varrosej nė varrezat e pėrbashkėta tė endacakėve dhe tė atyre pa emėr ose tė procedohej me riatdhesimin e tij. Pėr riatdhesim, familja e varfėr nuk kishte mjete tė siguronte, ndėrsa zyra franceze nė Prishtinė edhe pėrkundėr vullnetit shumė tė mirė nuk kishte mundėsi tė financonte kėtė veprim. Mundėsia e vetme mbeti vetėorganizimi i shqiptarėve tė Lyonit, Saint Julienit dhe Annemasit pėr t’i dalė nė ndihmė pėr tė fundit herė bashkatdhetarit tė tyre. Nisma del nga Shoqėria Shqiptare ILIRIA dhe lajmi shkoi deri te secili mėrgimtar. Bashkatdhetarėt tanė nga tė gjitha trojet shqiptare u bėnė krah pėr krah pėr tė mbledhur ndihmat qė tė sigurojė riatdhesimin e tė riut tė ndjerė nga Prishtina. Agjensioni turistik Reisburo Prishtina nga Gjeneva, mori pėrsipėr transportin pa para tė tė ndjerit dhe ēėshtja ngeli vetėm tek dikush qė duhej patjetėr ta shoqėrojė arkivolin deri nė Prishtinė pėr shkak tė ēėshtjeve administrative. Azizi, njė punėtor nga Vitia, me leje e lė punėn dhe paraqitet vullnetar pėr tė kaluar edhe kėtė pengesė. Tė premten, mė 27 prill 2007, u arrit qė tė mblidhet shuma qė duhej paguar morgut tė Lyonit, pagesa pėr arkivol, transporti deri nė aeroportin e Gjenevės dhe taksat tjera nė aeroport. Tė premten nė orėt e para tė pasditės, trupi i pajetė i bashkatdhetarit tonė arriti nė aeroportin e Gjenevės pėr t’u nisur nė udhėtimin e tij tė fundit, pėr nė Kosovė tė nesėrmen e hershme. Ai varroset tė shtunėn nė Kosovė, ku do tė pushojė pėrjetėsisht pranė nėnės sė tij.
Ju shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta familjes me rastin e humbjes tė birit tė tyre. I qoftė i lehtė dheu i Kosovės !

Kjo ishte nė pika tė shkurtėra kronologjia e kėsaj ngjarje tė dhimbshme. Do tė kisha dashur qė familja e tė ndjerit tė mos lexojė shkrimin tim nga kėtu e tutje pėr shkakun e vetėm se biri i tyre u bė shkak pėr refleksione dhe mendime tė tjera tė ngacmuara nga ky rast.

Ėshtė hera e tretė qė nė Lyon ndodhin ngjarje tė tilla dhe duke u lutur qė tė mos ketė tjera, prapė mendoj se do tė jenė tė pėrsėritshme. Dhe ēdo herė mėrgimtarėt tanė duhen tė vetėorganizohen siē dinė dhe siē munden. Dikush mund tė thotė se shumė mirė qė arrijnė ta bėjnė kėtė. Por ēėshtja ėshtė se ē’bėhet aty ku nuk mund tė vetėorganizohen? Si do venin punėt po qė se nuk do tė kishte njė komisioner policie si Kristensen apo zonjat Masson dhe Landra nga morgu i Lyonit? Si mund tė lihen tė vetėorganizohen mbi 700 mijė shqiptarė tė diasporės pa gėzuar mbėshtetjen ose ndihmėn e qeverive tė Tiranės, Prishtinės, Shkupit ose Podgoricės qė u dalin nė pritje tė qyetetarėve tė tyre pėrgjatė kufirit pėr tė mbledhur kursimet e tyre sa herė qė ata kthehen nė atdhe? Si ka mundėsi qė qeveritė tona tė mos qajnė kokėn pėr fatin e gati njė milionė mėrgimtarėve qė marrin pjesė aktivisht nė ekonominė vendase? Deri kur qeveritė tona do t’i duan bashkatdhetarėt e tyre nė mėrgim vetėm sa tė jenė tė gjallė, dhe posa tė ndalojė zemra e tyre se rrahuri, do tė ndalojė edhe "dashuria" pėr ta? Qeveritė tona qė harxhojnė kohėn, paranė dhe mundin e tyre pėr koncerte apo manifestime tė tipit "miss", "mister", "top bukuria" e tė tjera si kėto dhe nuk mund tė gjejnė mundin, kohėn dhe paranė nė rastet e riatdhesimit tė bashkatdhetarėve tė tyre nė kohėn kur ata nuk mund ta bėjnė vetė sepse nuk janė mė nė mesin e tė gjallėve? Pse duhet tė presin bashkatdhetarėt tanė nė arkivole pėr katėr javė (rasti i tė riut nga Tirana) , tre javė (rasti i tė riut nga Shkodra) dhe njė javė (rasti i fundit) pėr t’u kthyer nė atdhe. Mė duket se qeveritarėve dhe institucioneve tona, nuk iu bėhet vonė as edhe pėr katėr vjet se njė familje shqiptare nuk ka apo nuk pati mundėsi ta marrė trupin e familjarit tė tyre nga vendi i largėt ku e gjeti vdekja.

Shtroj pyetjen se si do tė vepronte njė qeveri tjetėr e botės kur njė qytetar i saj do prekej nga vdekja? Me siguri se nuk do tė shprehte njė moskokėqarje si qeveritė tona. Jo, jo. Kėtė nuk e bėjnė as qeveritė e vendeve mė tė varfėra se qeveritė nė tokat shqiptare. Kjo ēėshtje nuk ėshtė e lidhur me varfėrinė apo me paranė. Kjo ēėshtje ėshtė e lidhur me njerėzinė qė qeveritarėt tanė nuk e kanė. Fatkeqėsisht, ne nuk kemi atė ē’kanė tė tjerėt.

Mėrgimtarėt e Lyonit, Saint Julienit dhe Annemassit, deri tė shtunėn nė mėngjes arritėn tė paguajnė 2100 euro pėr morgun e Lyonit, 160 euro nė aeroportin e Gjenevės dhe biletėn e shoqėruesit e pagoi vetė Azizi. Pra, tė gjitha kėto nuk kalojnė shumėn 2500 euro. Shqiptarėt u treguan edhe mė afėr familjes sė tė ndjerit duke iu dhėnė edhe 1000 euro dhe 100 franga zvicerane pėr ditėn e varrimit. Ata ndoshta do tė mund tė u dėrgojnė familjes edhe ndonjė ndihmė tjetėr nė tė ardhmen, por, kjo nuk ka rėndėsi sa ka rėndėsi varrimi i mėrgimtarit pranė nėnės sė tij nga familiarėt e tij. A mund ta marrė me mend lexuesi se ēfarė lehtėsimi i dhembjes pėr familjen ka qenė arritja e arkivolit tė birit tė tyre nė Prishtinė, kur deri tė premten nė ora 11 nuk dihej se ē’fat e priste trupin e bashkatdhetarit tonė dhe familjarit tė tyre.





__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante