Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Ateizmi
Termi ateizėm vjen nga greqishtja e lashtė "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perėndi". Si kuptim origjinar termi pėrkufizohej si mospranim i zotave tė njė qyteti, mosbindja ndaj zotave tė njė qyteti, mospasja e njė zoti. Nė vazhdim do tė pėrdorej nga paganėt kundėr kristianėve dhe anasjelltas, meqėnėse pėr secilėn palė mosbesimi i palės tjetėr ndaj zotave tė palės akuzuese konsiderohej si ateizėm. Ateizmi ishte shkalla mė e lartė e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit nė zota tė caktuar. Shėrbente si fjalė pėrbuzėse ndaj personit apo qėndrimit pėrkatės qė binte nė kundėrshtim me fenė apo adhurimin e hyjnive tė qytetit pėr tė cilin bėhej fjalė. Me kalimin e kohės termi i ėshtė nėnshtruar njė saktėsimi dhe pėrcaktimi mė tė qartė nga ana kuptimore deri nė ditėt tona duke marrė dhe ngjyrim krejt tjetėr nga pėrdorimi i vjetėr.
Nė kuptimin bashkėkohor termi ateizėm si qėndrim dhe si pikėpamje filozofike do tė thotė tashmė mosteizėm, tė mosqenit teist, tė mosqenit besimtar, tė mospasurit besim nė ato ēfarė beson njė teist, qė jo pėrjashtimisht, por tė paktėn tradicionalisht, pėr kontinentin evropian: tė mosbesuarit nė "zotin" monoteist tė feve tė Lindjes sė Mesme, kjo sepse vetė qėndrimi varet thelbėsisht nga pėrkufizimi qė teisti i jep fjalės "zot", njė pėrkufizim qė buron nga fetė nė fjalė dhe deri mė sot nuk qėndron nė logjikė.
"Jam ateist" pėrmbledh nė radhė tė parė frazėn "nuk jam teist" pasi qėndrimi ėshtė mohues i pohimeve teologjike dhe sė dyti frazėn "nuk besoj nė ekzistencėn e "zotit"", duke pėrfshirė nė tė tė gjithė ata qė nuk kanė besim nė asnjė "zot", apo nė asnjė fuqi "mbinatyrore". Dallimi i bėrė kėtu, nė ndryshim nga kuptimi historik qė i ėshtė dhėnė nga fetarėt, ėshtė se ateizmi pėrfshin gjithēka qė nuk ėshtė teizėm dhe si e tillė gjendja nuk lė mundėsi tė tjera zgjedhjeje veē teizmit, apo ateizmit, pasi ėshtė njė rast pyetjeje me pėrgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra me pėrkufizim, nėse nuk je teist, je ateist; nėse nuk je besimtar, je mosbesimtar.
Njė keqkuptim qė ėshtė kryer nė pėrcaktimin e ateizmit pėr disa shekuj me radhė ėshtė ai se ateizėm do tė thotė "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej nė lidhje me atė kategori tė ateistėve qė pohojnė hapur se "zoti" nuk ekziston, nė dallim nga pjesa qė thjesht nuk beson nė "zot" e qė nuk niset tė pohojė asgjė nė lidhje me "zotin". Ndėrsa ėshtė e diskutueshme nėse pohimi se "zoti" nuk ekziston ėshtė shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit nė thjesht njė pjesė tė ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) nuk e paraqet tė plotė qėndrimin ateist, ndaj dhe shihet nė ēdo rast si shtrembėrim i qėllimshėm. Ateizmi si qėndrim gjithėpėrfshirės nuk thotė "besoj se nuk", por "nuk besoj se", njė dallim thelbėsor pasi i dyti e pėrfshin tė parin, por nuk barazon me tė dhe nuk vlen anasjelltas.
Dy kategoritė kryesore tė ateizmit janė ateizmi praktik (implicit, negativ) dhe ateizmi teorik (eksplicit, pozitiv). Ateizmi praktik ėshtė ai qėndrim apo mėnyrė jetese ku "zoti", besimi nė "zot", apo ēėshtjet rreth fesė, apo "zotit", nuk pėrfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh nė asnjė instancė tė jetės sė pėrditshme tė dikujt, nuk prekin asnjė veprimtari tė njeriut a jetės sė tij, pa qenė e nevojshme qė tė kryhet ndonjė pohim rreth "zotit" apo fesė. Ateizmi teorik ėshtė ai qėndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas nė aspektin teorik dhe rrėzohen shprehimisht duke iu nėnshtruar analizės sė rreptė logjike. Ky lloj ateizmi nis filologjikisht qė nė lashtėsi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorėn, dhe vazhdon deri nė ditėt tona me njė sėrė mendimtarėsh tė tjerė.
a..org
|