Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
BABAZOTĖT RRAHAGJOKĖS Aug 7, '07 4:53 PM
for everyone http://images.thopia.multiply.com/im...IGvne4i94WzBrg shkruan Bedri TAHIRI
BABAZOTĖT RRAHAGJOKĖS
Kujtesa njerėzore, qė nga lashtėsia, gjėrat me vlerė e tė vėrtetat i ka ngulitur thellė nė korėn trunore dhe i ka bartur vath nė vesh deri nė ditėt tona. Ta zėmė, gjithmonė e jetės ėshtė thėnė: Ēdo kohė i ka heronjtė e vet! E saktė! E mrekullueshme! Ata janė nderi dhe krenaria e secilit popull dhe e secilit vend. Gjaku i tyre vulos fatin e historisė. U lumtė! Krahas tyre qėndrojnė edhe njerėzit e mirė: mentarėt, urtakėt, besnikėt, bujarėt, punėtorėt, atdhetarėt...
Por, mjerisht, ēdo kohė dhe ēdo vend i ka edhe batakēinjtė e vet: syleshkot, trutharėt, kodoshėt, mendjekrisurit, hilexhinjtė, puthadorėt, sehirxhinjtė, smirzinjtė, matrapazėt, dashakėqinjtė, lavdaēėt, fjalamanėt, thashethemxhinjtė, grinavecėt, burravecėt, tinėzarėt, mizantropėt, shtinėsit, gojėkėqinjtė, spiunėt, shpirtshiturit, tradhtarėt.
Edhe vendi ynė, i djeshmi dhe i sotmi, kurrė nuk mbeti pa kėto karaktere tė liga. Mirėpo, kėsaj radhe do tė merrem me ata, qė, pėr momentin mė janė bėrė halė nė sy dhe mė duken tė rrezikshėm e qė mė lart nuk i zura fare nė gojė, me babazotėt rrahagjokės.
Ah, sa shumė qė janė!Jo, nė fakt, nė numėr, nuk janė edhe aq shumė.Pa, pa, pa- ē’dėrdellisė edhe kjo rradakja ime. Nuk janė shumė, mbase mund t’i numėrosh vetėm me gishtat e duarėve, ama, mjafton qė janė nė ballė tė oxhakut. Janė ajka e shoqėrisė apo babazotėt e kombit- siē i thonė vetes ata derėzinj.
Dhe, ke parė ti vėllaēko, koka sado e vogėl qė ėshtė e udhėheq gjithė atė alamet trupi. Sherri i kokės, tė shumtėn, vuajnė edhe kėmbėt e shkreta. Po, po, vuajnė dhe heqin tė zitė e ullirit pa pikė faji. Kėshtu po i ngjet edhe popullit tonė tė gjorė. Ata fol e llomatit, ai dėgjo e hesht. Ata krekosen e rrahin gjoks e ai punon dhe e mban frymėn nga kureshtja.- Ju lutėm keni durim! Punėt e mira e punėt e mėdha bėhen ngadalė! Pse nuk i besoni asaj fjalės: Avash, avash, qengji bėhet dash! Ajo qė e kemi pritur me vite e shekuj, nuk ėshtė larg. Ajo ditė veē sa nuk ka aguar. Kjo ėshtė punė e mbaruar. Ėshtė ēėshtje jave a dite!- pohojnė me plot gojėn babazotėt rrahagjokės, duke u fryrė si gjeldetat para foltorėve e para mediave.Dhe, tė gjithė, i madh e i vogėl, tėrė sy e vesh, presin e presin. Presin dhe shpresojnė. Shpresa ėshtė e vetmja qė pati ngelur nė fundin e kutisė sė Pandorės. Ajo ėshtė shpirti i botės, ajo e mban gjallė njerėzimin.Vuan dhe pret skamnori, i cili nuk ka bukė pėr kalamajtė cullėshpluar!Vuan dhe pret i papuni, i cili u lakmon atyre qė lozin pamėshirshėm me djersėn e tjetrit!Vuan dhe pret jetimi, babai i tė cilit ka ngelur nė majat e Alpeve Shqiptare, nė vijėn e kufirit tė mallkuar!Vuan dhe pret nėnėlokja me duar nė gji e me sytė e pėrloshur drejtuar nga dera e oborrit!Vuan dhe pret motra shamizezė pėr vėllanė qė ende nuk ia di as varrin!Vuan dhe pret vėllai vėllanė qė ende dergjet prapa grilash!
Vuan dhe pret gruaja eshtrat e tė shoqit tretur diku nė dheun e barbarėve!Vuan dhe pret Kosova!
Vuan dhe pret Shqiptaria!Pra, tė gjithė presin e presin.Presin dhe heshtin.Heshtin dhe vuajnė.Pritje, heshtje, vuajtje.Sa keq!Vetėm dikush nuk pret, vetėm dikush nuk vuan, vetėm dikush nuk hesht. Ata janė babazotėt rrahagjokės!!! Ata, jo qė nuk heshtin, por, pėrkundrazi, gjuha e tyre kur nuk zė vend nė gojė. Me t’u dhimbs e shkreta gjuhė, edhe pse ėshtė prej tuli dhe vete kah tė duash. Flasin e flasin. Aq mė keq, flasin edhe qirren edhe pėr gjėra qė nuk varėn prej tyre. Caktojnė data e ditė pėr Nusen me emrin PAVARĖSI! Ata ende ndėrtojnė kulla prej rėre, tė cilat shkrihen para se t’i prek njė valėze e vockėl dhe shtirėn sikur po luftojnė me mullinjtė e erės. Flasin me njė tonalitet kinse autoritativ e aktrojnė me gjeste e me duar prej artistėve holivudianė. Paksa i pengojnė xhepat e fryrė, por ia dalin mbanė. Ua bėjnė qejfin padronėve, tė huajėve qė na u bėnė zot shtėpie (Lidhe kalin ku tė thotė zotėria!), dhe u hedhin hi syve e ua bėjnė mendjen vėrdallė atyre qė ua kanė besuar mandatinHajde kokė, hajde!Tė gjorėt miopė! Ende me avazin e vjetėr e tė tejkaluar. Ehu, po tashmė sikur i doli boja asaj kėnge! Sazet kanė filluar tė biejnė ndryshe. Tashmė ka nisur kėngė e re, kėnga pėr Nusen e Praruar me emrin BASHKIMI KOMBĖTAR!!!.Aman, aman!
Oratorisė sė tyre do t’i lakmonte edhe vetė Ciceroni i lashtė. Veēse, kėtu ekziston njė ndryshim i madh. Fjalori i tyre ėshtė aq i varfėr sa s’bėnė. Ato pak fjalė qė i dinė (ca zor qė i kuptojnė edhe vetė), i pėrsėrisin vazhdimisht, sa i kanė mėsuar si papagajtė, pėrmendėsh. Shumė prej tyre tashmė i kanė mėsuar edhe fėmijėt dhe i mėrmėrisin para tyre. Kjo ka njė tė mirė, tregon se mėsuesin e latinishtes e kanė pasur tė suksesshėm, sepse nuk e kanė harruar atė thėnien e vjetėr sė pėrsėritja ėshtė nėna e dijės!Ēudi, edhe kur gabojnė, nuk skuqen fare. Mbase kanė tė drejtė, sepse aq shumė gabojnė sa pėrherė do tė ngelnin tė skuqur spec. Mė falni, qė tė mos u mbetėt hatri e tė mos mė marrim mėri, mė mirė ėshtė tė themi, rrallė herė ia qėllojnė. Edhe atėherė si pula qorre: njėqind herė tokės, njėherė kokrrės.Vallė, a shikohen ata ndonjėherė nė pasqyrė?!Hi-hi-hi,- do tė qeshet ndonjėri pėrplot ironi, duke mė marrė pėr tė krisur.-Ē’janė kėto llafe, ore jahu, po ata gati gjithė kohėn e kohės e kalojnė para pasqyrės!-Nėjse, nėjse, unė nuk e pata tė frizurat, kostumet e tė kollarėt e tyre, tė larmishme e tėrė shkėlqim. Aman, tė keqėn vėllai, mos mė ngatėrro se unė e pata gjetkė...Kur nuk ke pasqyrė mbushe njė enė me ujė dhe kėqyre veten,- mė qortonte ime gjyshe, ndjesė pastė, kur pahiri bėja ndonjė proēkė.Po mirė, nėse ata nuk e shohin veten, a ėshtė dikush qė duhet t’i shoh ata?! Sigurisht po.
Pikė sė pari ata qė rrinė afėr tyre dhe qė tė babėzitur, vjelin fruta e fruta nė bashqet e tyre tė begata. Prapė u tregova ēilimi e shkuar ēilimiut. Kush ėshtė ai qė e prish grazhdin e vet?!!! Nga soji i tyre, askush!Tekefundit, ata duhet t’i shohim tė gjithė. Po, po, tė gjithė, sepse pasojat e veprimeve dhe sjelljeve tė tyre tė pamatura po i vuajmė tė gjithė. Apo, mos po sillemi e po veprojmė si nė atė pėrrallėn e moēme, kur mbreti shėtiste rrugės lakuriq e askush nuk kishte guxim t’ia thoshte tė vėrtetėn! Sot, mbase, ėshtė ndryshe, ėshtė tjetėr kohė dhe frika nuk e ka krejt fajin. Atė e kanė zėvendėsuar interesi, lakmia, ligėsia, pasuria, pangopėsia...
Dhe, fare nė fund, kėtė shkrim, qė doli vetvetiu nga pėrditėshmėria jonė e hidhur pelinė, dhe qė nuk ka prirje tendencioze, do ta ilustroja me njė anekdotė: Nastradin Hoxha vajti nė njė katund si imam xhamie. Kur erdhi koha e namazit, hipi nė minare pėr ta thirr ezanin, por nuk dinte. Xhemati pritėn e pritėn dhe dikur u mėrzitėn dhe i thanė: Mirė, hoxhė efeni, nėse nuk dinė me kėndue, a dinė me zbrit poshtė!- No comment!!!
- O Zot, fali mėkatėnorėt!- do tė luteshin sėrish shumica, edhe pse babazotėt rrahagjokės u kanė ardhur nė maje tė hundės dhe qė ende nuk janė nė gjendje tė provojnė diē pėr ta ndryshuar gjendjen ekzistuese.- O Zot, mbushi mend e faljau njė grimė guxim deleve tė grigjės sė Perėndisė, qė njė ditė tė lirohen nga durimi e vuajtja prej oshėnari !!!- do tė lutej, nė anėn tjetėr, ēdo mendje e kthjelluar.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 09-08-07 nė 22:02
|