Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-07, 12:23   #6
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zoti e krijoj njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkėndia e dritės sė vet.” Kėshtu thuhet nė librat e vjetra religjioze.

Figurativisht konstatimi i shprehur ėshtė plotėsisht me vend, sepse njeriu si krijesė fizike racionale ėshtė njė KOSMOS nė miniaturė dhe nė pėrrbėrjen e vet ka tėrė strukturėn substanciale tė botės materiale, prandaj, shpeshherė nė literaturėn ezoterike, ndryshe emėrtohet edhe si “MAKROKOSMOS”, ndėrsa pjesa tjetėr irracionale e trupit, ndryshe cilėsohet si shkėndi hyjnore, frymė potencial i pastėr, dritė... Nėse pra, e pranojmė se Zoti, kėsaj krijese tė pėrsosur, ia dha frymėn e vet, atėherė logjikisht AI ėshtė nė ne dhe askund tjetėr. Ėshtė pjesė e jona si tėrėsi, edhe pse ne jemi mėsuar ta kėrkojmė larg e mė larg, diku nė qiell ose kudo qoftė tjetėr. Nėse jemi shkėndija e dritės hyjnore, atėherė, patjetėr jemi edhe pjesė e pėrsosshmėrisė dhe inteligjencės sė paskajshme.
A nuk mjafton tė besojmė se jemi ata qė jemi? Se kemi lindur jorastėsisht nė kėtė botė dhe jemi pjesė e procesit tė transformimit tė pandėrprerė e cila quhet jetė?
Ne ende dyshojmė nė vete, a po?
Pse?
Jemi pjesė e Zotit?
POO! Dhe s’ka dyshim!
Po, le tė mė thotė dikush: e urren Zoti pjesėn e vet?
Kurrsesiii!
Si qenie e pėrsosur kemi privilegje tė mendojmė dhe tė zgjedhim realitetin tonė nė mes tė vuajtjes qė vetė e krijojmė, dhe lumturisė e cila ėshtė qėllimi themelor i jetės dhe ekzistencės si proces nė vazhdimėsi.
Ne zgjedhim vuajtjen. Pse?
Ta zėmė, nėse do tė kishim marr njė lajm tė gėzuar, gjėja e parė nė atė moment qė do t’i kishim thėnė vetes ėshtė: “Nuk mund tė besoj se ėshtė e vėrtetė!”
Pse nuk besojmė kur diēka ėshtė e mirė, duke dyshuar pėrherė nė lumturinė dhe kėnaqėsinė qė ajo na sjell, ndėrsa shumė lehtė i besojmė tė keqes dhe vuajtjes?
Ne zgjedhim vuajtjen, sepse aty ndjehemi mė tė sigurt. Duke vepruar kėshtu ne krijojmė realitetin tonė tė gabuar. Nė tė vėrtetė, ne kėrkojmė pėrherė lumturinė, sepse ajo ėshtė qėllimi i ekzistencės sonė, por kur ta arrijmė atė pėrjetim shpirtėror, dyshojmė nė tė.
Kėtu pra nuk kemi tė bėjmė me NE, gjegjėsisht UN-in tonė, por me EGO-nė, tė cilėn e kemi krijuar ne vetė dhe personifikohemi me tė.
Egoja nuk jemi ne – UN-i jonė, andaj, as nuk do tė duhet tė identifikohemi me tė.
UN-i jonė ėshtė potenciali i pastėr, ėshtė hyjnorja dhe shkėndija e Zotit nė ne. EGO-ja ėshtė burimi i eksperiencės, edukatės, moralit, nga e cila kemi krijuar ėmbėlsirėn tonė si shabllon pėr veten, ashtu qė, ēdo veprim, dėshirė dhe synim qė kemi, e vlerėsojmė kryekėput nė pėrshtatje me shijen e saj.
Un-i, pra, ėshtė potencial i pastėr dhe shkėndija e Zotit nė ne, ndėrsa EGO-ja ėshtė syri i shpirtit qė sheh botėn jashtė dhe separon tė gjitha ngacmimet qė depėrtojnė kah uni i pastėr. Pengesa, pra, ėshtė EGO-ja e cila filtron ēdo informatė.
Si e bėnė ajo kėtė punė dhe nga kush ushqehet pėr veprimet e veta?
Nga vetė mendimet tona qė i kemi pėr veten dhe rrethin ku jetojmė.
Nėse EGO-ja ushqehet dhe edukohet nga mendimet tona, atėherė s’ka dyshim se mund ta riedukojmė. Po e pėrsėris: ta r-i-e-d-u-k-o-j-m-ė, e kurrsesi ta pengojmė nė veprimet e veta, sepse edhe ajo ėshtė pjesė e qenies sonė si njė tėrėsi e pėrsosur.
Vetė besimi i thellė se jemi krijesė hyjnore dhe prezenca e pėrhershme e Zotit nė ne, ėshtė hapi i parė thelbėsor nė riedukimin e EGO-s dhe koncepteve tė gabuara mbi veten dhe realitetin qė e jetojmė.
Pėr tė besuar se jemi frymė e Zotit dhe shkėndija e kėsaj pavdekshmėrie qė quhet pėrhershmėri, ne duhet ta kemi tė qartė vetė konceptin e Zotit. E Zoti...Zoti ėshtė jashtė tė gjitha koncepteve. AI ėshtė eksperiencė. Ēdo gjė qė nuk hyn nė konceptin tuaj ėshtė ZOT. Nė momentin kur ju e formoni njė konceptim, intelekti i juaj thotė: “Po tani e di! E Zoti ėshtė pėrhershmja “Unė nuk di”. Ēfarėdo qė tė dini dhe nuk dini, ēfarėdo qė tė shijoni dhe nuk e shijoni, ju jeni ai pėrjetim nė at moment. Andaj, ju mund tė jeni ZOT. Ju mund ta shijoni dhe tė jetoni me ZOTIN, por, kurrė nuk do tė keni dijeninė pėr tė.
Ēdo religjion mėson se ēka ėshtė ZOTI dhe jep konceptin e pėrgjithėsuar pėr ZOTIN si gjithėpėrfshirės. Nėse AI ėshtė gjithėpėrfshirės, atėherė, nuk duhet tė ketė dyshim se ėshtė prezent edhe nė ne. AI ėshtė prezent nė tė gjitha kohėt.
Nėse AI ėshtė prezent nė tė gjitha kohėt, a ėshtė prezent tani nė kėtė ēast?
POOO!
Kjo ėshtė esenca. Tė jesh kėtu tani. Nė kėtė moment nė kontakt me thellėsinė e qenies tonė. Vetėm nė kėtė gjendje dhe tek atėherė jemi nė ZOTIN.
Por, praktikisht, mendja e jonė kurrė nuk ėshtė nė tė tashmen. Ajo gjithnjė hamendet ndėrmjet sė kaluarės dhe sė ardhmes. Pėrherė jemi tė padurueshėm, nga aspekti i sė ardhmes, ose brengosemi nė lidhje me tė kaluarėn. Gabimi i ynė mė i madh qėndron aty se, tė gjitha brengat tona kanė tė bėjnė me tė kaluarėn, e cila ka perėnduar dhe nuk ekziston mė, dhe i tėrė padurimi ėshtė pėr tė ardhmen, e cila ende nuk ka arritur.
Ta kesh mendjen nė tė tashmen ėshtė diēka me tė vėrtetė e thellė. Momenti i sė tashmes ėshtė:”tani, tani, tani...”. Andaj duhet ta kemi tė qartė: ZOTI ĖSHTĖ BASHKIMI I PREZENCĖS DHE TĖ TANISHMES. Sa herė qė ēdo qelizė apo atom i trupit dhe mendjes tonė zhytet nė prezencėn e sė tashmes, ju pėrjetoni diēka, ta quajmė si ekstazė, diēka qė ėshtė jashtė kėtij realiteti tė aktivitetit tonė tė zakonshėm.
Mu ai moment i sjelljes sė mendjes nė tė tashme, ėshtė ajo qė do ta cilėsojmė tė jemi me ZOTIN. Me pjesėn tonė tė vėrtetė.
Mjafton njė minutė, vetėm njė minutė nė ditė tė jesh me veten dhe asgjė tjetėr.
Tė jesh njė minutė nė ditė me veten, nė qetėsi pa mendime, ėshtė tė jesh njė minutė me ZOTIN.
Kjo ėshtė me tė vėrtetė madhėshtore...!
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė