A ka Zot ?
Shkruar nga Marilyn Adamson
A nuk do tė donit qė veē njėherė dikush tju tregonte me fakte pėr ekzistencėn e Zotit? Pa mundje krahu, pa thėnie si "Vetem duhet tė besosh." Ja, pra, njė pėrpjekje pėr tju ofruar haptazi disa nga arsyet qė sugjerojnė se Zoti ekziston.
Por, sė pari, duhet tė keni parasysh njė gjė. Nėse dikush mohon edhe mundėsinė e ekzistencės sė Zotit, atėherė ēdo lloj fakti mund tė humbasė me anė tė racionalizimit apo shpjegimeve. Ėshtė njėlloj sikur njė njeri tė mos ketė dėshirė tė besojė se njeriu ka ecur nė hėnė. Asnjė lloj informacioni nuk mund tia ndryshojė mendimin kėtij personi. Regjistrimet satelitore tė astronautėve duke ecur nė hėnė, intervistat me astronautėt, gurėt nga hėna
tė gjitha kėto fakte nuk do tė kishin vlerė, sepse ky person tashmė e ka ndarė mendjen se njeriu nuk mund tė shkoj dot nė hėnė.
Kur vjen puna tek mundėsia e ekzistencės sė Zotit, Bibla thotė se ka njerėz qė kanė parė fakte tė mjaftueshme, por ata e kanė shtypur tė vėrtetėn rreth Zotit.(1) Nga ana tjetėr, pėr ata qė duan ta njohin Zotit, nėse Ai ėshtė atje, Bibla thotė: "Do tė mė kėrkoni dhe do tė mė gjeni sepse do tė mė kėrkoni me gjithė zemėr. Unė do tė bėj qė ju tė mė gjeni."(2)
Para se tė shihni faktet qė kanė tė bėjnė me ekzistencėn e Zotit, pyete njė herė veten: "Nėse Zoti ekziston, a do tė kisha dėshirė qė unė ta njihja Atė?"
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|