"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
Ja disa nga arsyet qė mbėshtesin ekzistencėn e Zotit
1. Gjatė gjithė historisė, nė tė gjitha kulturat e botės, njerėzit kanė besuar se ka njė Zot.
A mund tė thotė dikush me njė farė vetė-besimi se tė gjithė kėta njerėz e kanė patur gabim? Miliarda njerėz, qė pėrfaqėsojnė rryma tė ndryshme sociologjike, intelektuale, emocionale, arsimore, etj., tė gjithė arritėn nė tė njėjtin pėrfundim se ekziston njė Krijues, njė Zot pėr tu adhuruar.
"Kėrkimet antropoligjike sot kanė treguar se edhe tek njerėzit mė tė lashtė dhe mė primitivė ka patur njė besim universal tek Zoti. Edhe nė legjendat dhe historitė mė tė hershme tė popujve nė tė gjithė botėn, koncepti i parė ishte pėr njė Zot, qė ishte Krijuesi. Madje edhe nė shoqėritė qė tashmė besojnė nė mė shumė se njė perėndi duket se ka qenė njėherė nė ndėrgjegjen e tyre njė Zot i lartė i vetėm."(3)
2. Kompleksiteti i planetit tonė tregon pėr njė Krijues tė ndėrgjegjshėm, i cili jo vetėm qė krijoi universin tonė, por edhe e mban atė sot. Pėr tė treguar krijimin e Zotit mund tė jepen shembuj pa fund. Megjithatė, po ju japim disa prej tyre:
Toka
madhėsia e saj ėshtė e pėrkryer. Madhėsia e Tokės dhe forca e saj e rėndesės pėrmban njė shtresė tė hollė tė pėrbėrė mė sė shumti nga azoti dhe oksigjeni, qė shtrihet rreth vetem 80 km mbi sipėrfaqen e Tokės. Nėse Toka do tė ishte mė e vogėl, atmosfera do tė ishte e pamundur, ashtu si nė planetin Mėrkur. Nėse Toka do tė ishte mė e madhe, atmosfera e saj do tė pėrmbante hidrogjen tė lirė si Jupiteri..(4) Toka ėshtė i vetmi planet i paijisur me njė atmosferė tė pėrzierjes sė duhur tė gazrave pėr tė mbėshtetur jetėn e bimėve, kafshėve dhe njeriut.
Toka ndodhet nė largėsinė e duhur nga dielli. Kini parasysh luhatjet e temperaturės qė ndeshim, pak a shumė nga 10 deri nė 50°C. Nėse Toka do tė ishte shumė mė larg nga dielli, tė gjithė do tė ngrinim. Po ashtu, nėse do tė ishte mė afėr, do tė digjeshim tė gjithė. Madje edhe njė ndryshim fraksional i pozicionit tė Tokės drejt diellit do ta bėnte jetėn nė Tokė tė pamundur. Toka e ruan kėtė largėsi nga dielli, ndėrkohė qė ajo rrotullohet rreth tij me njė shpejtėsi prej afro 108 mijė km/orė. Ajo rrotullohet edhe nė boshtin e saj, duke lejuar qė e gjithė siperfaqja e saj tė ngrohet dhe freskohet ēdo ditė.
Edhe hėna ka madhėsinė e pėrkryer dhe largėsinė e duhur nga Toka pėr tėrheqjen e saj gravitacionale. Hėna krijon baticat dhe zbaticat e oqeanit, tė cilat kanė rėndėsinė e tyre, nė mėnyrė tė tillė qė ujėrat e oqeaneve tė mos rrinė kot dhe nė tė njėjtėn kohė i pengon oqeanėt tanė gjigandė tė mos vėrshojnė mbi kontinentet.(5)
- Uji
pa ngjyrė, pa erė, pa shije, dhe megjithatė asnjė gjallesė nuk mund tė mbijetojė dot pa tė. Bimėt, kafshėt dhe qėniet njerėzore pėrbėhen mė sė shumti nga uji (rreth 2/3 e trupit tė njeriut ėshtė ujė). Shihni pse karakteristikat e ujit janė unikalisht tė pėrshtatura pėr jetėn:
Uji ka njė pikė tė veēantė tė lartė avullimi dhe ngrirjeje. Uji na bėn tė mundur tė jetojmė nė njė ambient ku temperaturat ndryshojnė shpesh, ndėrkohė qė ai e mban trupin tonė nė njė temperaturė tė qėndrueshme prej 36°C.
Uji ėshtė njė tretės universal. Merrni njė gotė tė mbushur plot me ujė, i hidhni njė lugė sheqer, dhe shihni se nuk derdhet aspak ujė nga gota. Uji thjesht e tret sheqerin. Kjo karakteristikė e ujit nėnkupton se mijėra kimikate, minerale dhe lėndė ushqyese mund tė mbarten nė tė gjithė trupin tonė dhe nė enėt mė tė vogla tė gjakut.(6)
Uji ėshtė kimikisht inert. Pa ndikuar nė pėrbėrjen e substancave qė transporton, uji mundėson qė ushqimi, ilaēet dhe mineralet tė thithen dhe tė pėrdoren nga trupi i njeriut.
Uji ka njė presion tė veēantė sipėrfaqeje. Kjo ėshtė arsyeja qė uji mund tė shkojė sipėr nė drejtim tė kundėrt me gravitetin, duke ēuar ujė jetė-dhėnės dhe lėndė ushqyese edhe nė majėn e pemės mė tė lartė.
Uji ngrin nga lart dhe pluskon nė thellėsi, kėshtu qė peshqit tė kenė mundėsi tė jetojnė nė dimėr.
97% e ujit tė Tokės gjendet nė oqeane. Por nė Tokėn tonė gjendet njė sistem i krijuar me kujdes, qė heq kripėn nga uji dhe e shpėrndan atė ujė rreth e qark globit. Avullimi merr ujin e oqeanit, duke lėnė kripėn, dhe formon retė, tė cilat zhvendosen lehtėsisht nga era pėr tė shpėrndarė ujin mbi tokė pėr vegjetim, pėr kafshėt dhe njerėzit. Ėshtė njė sistem pastrimi dhe furnizimi qė mbėshtet jetėn nė kėtė planet, njė sistem i ujit tė ricikluar dhe ripėrdorur.(7)
- Truri i njeriut... pėrpunon njėkohėsisht njė sasi mahnitėse informacioni. Truri juaj merr tė gjitha ngjyrat dhe objektet qė shihni, temperaturėn rreth jush, presionin e kėmbėve tuaja mbi dysheme, tingujt rreth jush, thatėsinė e gojės tuaj, madje edhe tekstin e kėtij materiali nė dorėn tuaj. Truri juaj regjistron pėrgjigjet emocionale, mendimet dhe kujtimet. Nė tė njėjtėn kohė, truri juaj kujdeset pėr funksionėt bazė tė trupit tėnd si frymėmarrje, lėvizja e qepallėve dhe lėvizja e muskujve nė duart tuaja.
Truri i njeriut pėrpunon mė shumė se njė milionė mesazhe nė sekondė.( Truri juaj vlerėson rėndėsinė e kėtyre tė dhėnave, duke filtruar dhe larguar ato qė janė relativisht tė parėndėsishme. Ky funksion kontrolli ju lejon tė pėrqėndroheni dhe tė veproni me efektshmėri nė botėn tuaj. Pėr njė tru qė trajton mė shumė se njė milionė pjesėza informacioni ēdo sekondė, ndėrkohė qė vlerėson rėndėsinė e tyre dhe qė ju mundėson tė veproni me informacionin mė tė rėndėsishėm
a mund tė themi se thjesht rastėsi e solli njė organ kaq tė jashtėzakonshėm?
Kur NASA lėshon misionet e saj kozmike, presupozohet se nuk ishte majmuni ai qė i bėri planet, por disa mendje inteligjente dhe plot njohuri. Si shpjegohet ekzistenca e trurit njerėzor? Vetėm njė mendje mė inteligjente dhe me mė shumė njohuri sesa njerėzimi mund tė krijonte trurin njerėzor.
3. Thjesht rastėsi nuk ėshtė shpjegim i mjaftueshėm. Imagjinoni sikur shihni Malin Rushmore, nė tė cilin janė gdhendur portretet e Uashingtonit, Xherfersonit, Linkolnit dhe Ruzveltit. A do ta besonit ndonjėherė se ato u krijuan rastėsisht? Po tė kesh parasysh kohėn qė ka kaluar, erėrat, shirat, dhe rastin, ėshtė ende e vėrshtirė pėr tė besuar se diēka e tillė, e lidhur me historinė, tė jetė formuar rastėsisht nė shpat tė malit. Logjika na thotė se ato figura janė planifikuar dhe gdhendur me mjeshtėri nga njerėzit.
Ky artikull vetėm sa prek disa aspekte mahnitėse tė botės sonė: pozicionin e Tokės ndaj diellit, disa karakteristika tė ujit dhe njė organ nė trupin e njeriut. A mund tė krijohej ndonjėra prej tyre rastėsisht?
Astronimi i shquar Sėr Frederik Hojli tregoi se ėshtė matematikisht absurde qė amino acidet tė bashkohen rastėsishtė nė njė qelizė njerėzore. Ky astronom ilustroi dobėsinė e rastėsisė me analogjinė e qė vijon: Sa janė shanset qė njė tornado tė fryjė nė njė oborr me mbeturina ku gjenden tė gjitha pjesėt e njė avioni Boing 747, ti montojė ato aksidentalisht duke krijuar njė aeroplan dhe ta bėjė atė gati pėr fluturim? Mundėsitė janė aq tė vogla sa qė nuk mund tė merren parasysh edhe sikur tornadoja tė frujė nė aq shumė vende mbeturinash sa tė mbushte gjithė universin!(9)
Kur njeriu merr parasysh tė gjitha kompleksitetet e jetės tonė dhe tė universit, ėshtė e arsyeshme qė njė Krijues inteligjent dhe i dashur na ka dhėnė gjitha qė na nevojitet nė jetė. Bibla e pėrshkruan Zotin si autorin dhe mbajtėsin e jetės.
4. Sensi i lindur i njerėzimit mbi tė keqen dhe tė mirėn nuk mund tė shpjegohet biologjikisht. Brenda nesh, tė ēfarėdo kulture, lindin ndjenjat universale tė sė mirės dhe tė keqes. Edhe njė hajdut shqetėsohet dhe nxehet kur dikush e vjedh. Kur dikush rrėmben njė fėmijė nga njė familje dhe e pėrdhunon atė, lind zemėrimi dhe njė urrejtje qė tė bėn ta vlerėsosh kėtė veprim si tė dėnueshėm, pavarėsisht nga kultura. Ku e gjetėm kėtė sens tė sė keqes? Si e shpjegojmė ligjin universal nė ndėrgjegjen e njerėzve se tė vrasėsh pėr qejf ėshtė e gabuar?
Dhe nė fusha tė tilla si kuraja, sakrifikimi i jetės pėr njė ēėshtje, dashuria, detyra dhe dhembshuria, nga erdhėn kėto? Nėse njerėzit janė thjesht produkt i evolucionit fizik, "mbijetesa e mė tė fortit" pėrse sakrifikojmė pėr njėri-tjetrin? Nga e morėm kėtė sens tė sė mirės dhe sė keqes? Ndėrgjegja jonė mund tė pėrshkruhet mė sė miri nga njė Krijues i dashur, qė mendon pėr vendimet dhe harmoninė e njerėzimit.
5. Zoti jo vetėm qė e ka shfaqur veten e Tij nė atė qė mund tė vėrehet nė natyrė dhe njė jetėn njerėzore, por ai e ka shfaqur veten e Tij mė saktėsisht nė Bibėl. Mendimet, personaliteti dhe qėndrimet e Zotit mund tė bėhen tė njohura vetėm nėse Zoti dėshiron ti shfaqė ato. Gjithēka tjetėr do tė ishte spekullim i njeriut. Ne do tė ishim tė humbur nėse Zoti nuk do tė donte qė tė njihej. Por Zoti do qė ne ta njohim Atė dhe na ka treguar nė Bibėl gjithēka qė na duhet pėr tė ditur mbi karakterin e Tij dhe si tė lidhemi me tė. Kjo e bėn besueshmėrinė e Biblės njė ēėshtje tė rėndėsishme qė duhet marrė nė konsideratė.
Zbulimet arkeologjike vazhdojnė tė konfirmojnė dhe jo tė hedhin poshtė saktėsinė e Biblės. Pėr shembull, njė zbulim arkeologjik nė veri tė Izraelit nė gusht tė vitit 1993 konfirmoi ekzistencėn e Mbretit David, autorin shumė prej Psalmeve nė Bibėl.(10) Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur dhe zbulime tė tjera arkeologjike vazhdojnė tė vėrtetojnė saktėsinė historike tė Biblės.
Bibla u shkrua pėr njė periudhė 1500 vjeēare nga 40 autorė tė ndryshėm, nė vende tė ndryshme dhe nė kontinente tė ndara. Ajo u shkruajt nė tre gjuhė tė ndryshme dhe mbulon ēėshtje me tematikė tė shumėllojshme nė kohė tė ndryshme tė historisė.(11) Megjithatė, nė mesazhin e saj ka njė qėndrueshmėri tė jashtėzakonshme. Nė tė gjithė Biblėn jepet shfaqet i njėjti mesazh:
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|