Sekretari permanent, i porsazgjedhur, nė Ministrinė e Shėndetėsisė duhet tė shkojė nė Gjakovė dhe ta vizitojė Spitalin Special tė Kardiologjisė Intermed.
Baton Haxhiu
Nė Ministrinė e Shėndetėsisė ka ndodhur njė lajm I mirė dhe ka mbetur lajmi i keq.
Lajmi i mirė ėshtė se Ilir Tolaj ėshtė zgjedhur sekretar permanent i kėsaj ministrie.
Lajm i keq ėshtė se njė njeri nuk mund tė bėj asgjė nė njė periudhė kaq tė shkurtėr para zgjedhjeve qė mund tė mbahen. Ēka mund tė bėsh pėr njė institucion ku suksesi i vetėm mund tė matet me simbolikėn e sė kaluarės dhe me ndėrtesat qė e rrethojnė njė lagje profesionistėsh me namin e sė kaluarės dhe me papėrgjegjėsinė e pasluftės.
Kur e sheh kompleksin e QKU-sė tė ngjan nė njė grumbull ndėrtesash qė lidhshmėrinė e kanė mbi do fjalė tė mėdha. Diēka si Klinika
., si Institute
Nuk dėshiroj tė flas pėr pėrmbajtjen e kėsaj qendre sepse ajo ka humbur kuptimin e trajtimit serioz. Ėshtė njė model shėndetėsor qė namin e mban mbi ndėrtesat e dhampirosura qė hanė pa mėshirė gjakun e tė varfėrve kosovarė tė cilėt nė mungesė tė informimit besojnė nė madhėshtinė e dikurshme tė klinikave me nam. Se sa janė me nam kėto klinika flet rasti i drejtorit tė Klinikės Interne dhe rrėfimi i kardiologut mė nė zė nė kėtė klinikė, Tefik Bekteshi. Dy rrėfime qė janė dhimbja jonė. Janė papėrgjegjėsia menagjuese e kėsaj qendre pėr vite tė tėra dhe kujdesi i papėrfillshėm qė i bėhet njeriut tonė. Tri rrėfimet janė tė dhimbshme edhe pėr Ilir Tolajn, i cili misionin e tij mund ta konsiderojė tė vullnetshėm, por mund tė ngjajė qė ta ketė mision prej Sizifi.
Rrėfimi i parė ka tė bėj me Dr. Afrim Gashin.
Afrim Gashi, drejtori i Klinikės Interne papritmas kishte marrė njė goditje tė lehte nė zemėr. Unė mbetagojėhapur kur dėgjova pėr atakun e lehtė nė zemėr tė doktorit.
Por njeriu ndihet i lehtėsuar pėr faktin se njeriu me sulm tė lehtė edhe mund tė ndihet mė kuarjoz pėr faktin se ėshtė drejtor i klinikės dhe mund tė ketė njė kontrollė serioze dhe profesionale, pa qenė i detyruar tė intervenojė nėpėr dyert e mjekėve burokrat.
Isha i bindur qė Klinika Interne drejtorit tė saj do ti mundėsonte lehtėsim nė shėrim. Edhe pėr faktin se kjo klinikė ka nam tė madh pėr kardiologėt e famshėm.
Por qė do qė urgjenca pėr shėrimin e drejtorit kishte kapitulluar moralisht. Njeriu i parė i kėsaj klinike ishte nisur rrugės pėr Gjakovė duke lėnė namin e Klinikės Interne dhe namin e specialistėve tė shumtė tė kėsaj klinike.
Nė njė spital tė porsahapur tė kardilogjisė intervente, drejtori i nėnshtrohet trajtimit dhe pėr pak orė kthehet nė shtėpi i shėruar.
I bėmė njė vizitė kėsaj klinike, vetėm pėr tė shuar kureshtjen e disejnit mjekėsor dhe punės profesionale qė aty bėhet. Por, si zakonisht qė ndodhin gjėrat e mira, nuk kanė krejtėsisht dorė kosovare. Njė ekip i pėrgatitur prej kohėsh tek njė profesor nga Maqedonia quhej Borqe Petrovski kardiolog, i cili kreu vetėm pėr mė pak se njė orė njė intervenim me kateter nė zemėr duke larguar sulmin e infarktit tė njė pejani qė kishte arritur me gjysmė shpirti. Ekipi kosovar prej disa mjekėve i kryesuar nga profesori po bėnte intervenime nė njė ndėrtesė tė vogėl, por perfekt tė rregulluar, qė pėr shumė kosovarė kishte kushtuar miliona euro.
Ndėrtesa dhe brendia shkonin bukur me udhėheqėsen administrative dhe rrėfyesen e kėsaj klinike, Gonxhe Brovina, e cila me pėrmbajtjen saj pėrfaqėsonte imazhin e klinikės sė re qė kishte kushtuar miliona.
Rrėfimi dytė ėshtė pėr keqardhje.
Tefik Bekteshin, kardiologun e fuqishėm nė dije kėshtu thonė ata qė e njohin nga specializimet e shumta - rrėfente qetėsisht pėr profesionin e tij dhe edukatėn mjekėsore nė kėtė vend. Mllefi i tij e kalonte edhe qetėsinė e njohur qė ai ka. Ai fliste pėr aparatin qė pėr muaj tė tėrė rrinte i paketuar nė njė prej kthinave tė klinikės dhe qė kishte kushtuar miliona euro. Asnjėherė nuk e di arsyen e vėrtetė - thoshte Dr. Tefiku, pse nuk kishte hyrė nė pėrdorim ky aparat. Po tė ishte aparati nė pėrdorim Afrim Gashi, ndoshta nuk do ta merrte rrugėn e Gjakovės ku do i merrej fytyra njė ndėrtese me mijėra motra dhe mjekė qė paguhen nga buxheti i Kosovės.
Njė rrėfim i tretė ka tė bėj me njė doktoreshė tjetėr e cila ka prejardhje nga Kosova.
Iliriana Haxhibeqiri, kardiokirurge nė Klinikėn Kardiokirurgjike Koshevo nė Sarajevė, dhe e cila ėshtė gati e vetmja qė kryen kirurgjinė intervente nė zemėr nė tėrė Bosnjėn. Ajo ishte ofruar nė QKU qė ta ndėrtojė ekipin specializues pėr kėtė lloj mjekėsie. Pėrgjigjja kishte qenė e rrallė nė QKU: Sėshtė punė e jona kjo, ėshtė punė e Ministrisė! Miliona lekė janė derdhur pėr intervenime tė tilla nė Maqedoni, Beograd, Tuzėll dhe Turqi pėr faktin se ky vend ėshtė i rrethuar dhe menagjuar nga hajnat.
Tė papėrgjegjshmit me mentalitet katuni tė cilėt vetėm respekt pėr njeriun nuk kanė. Nuk kanė respekt pėr njeriun, sepse ashtu janė tė edukuar. Tė edukuar nė mospėrfillje ndaj fėmijės, prindit, kojshisė, mikut...
Tė vetmen gjė qe e kanė parasysh ėshtė vjedhja e taksave dhe pronės publike. Pėr dr.Ilirin nuk e di a janė tė mjaftueshme kėto tri rrėfime, por kėso e tė ngjashme ka mė qindra. Nuk kishim dashtė qė Iliri tė jetė njėri prej kėtyre hajnave tė sė kaluarės. Nuk kishim dashtė tė jetė edhe njėri nga tė papėrgjegjshmit e kėtij vendi, ku vetėm njeriu nuk ka peshė dhe nuk ka respekt.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|