Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
|
POPUJT ISLAMĖ DHE
SHTETET E TYRE
Patjetėr ne duhet tė bėjmė njė vėshtrim pėr popujt e njohur islamė dhe ndarjen e tyre nė shtete islame
a) Arabėt
Dije, Zoti tė shpėrbleftė! - se populli mė i madh e mė madhėshtor islam janė arabėt. Nė mesin e tyre ėshtė paraqitur Islami, e pejgamberi (i Dėrguari) ishte prej tyre, dhe ata gėzojnė nderin dhe respektin mbi tė gjithė popujt muslimanė.
Numri i banorėve tė tyre ėshtė rreth gjashtėdhjetė milionė. Ata janė tė shtrirė nė mbarė Siujdhesėn e Arabisė (d.m.th. Hixhazi, Jemeni, Hadramevti, Mesketi, Mexhdi dhe Bahrejni), nė Siri d.m.th. tokat e Shamit dhe tė Palestinės, nė El-Xhezire, nė Irakun arab, Egjipt, Berka, Tripolin perėndimor, Tunizi, Algjeri, Maroko (d.m.th. Fesi dhe Merakeshi) dhe nė Saharanė e madhe, gjer te vendet zazake.
Gjuha e tyre ėshtė njė. Ajo ėshtė gjuha mė e rrjedhshme dhe mė e bukur nė botė. Rregullat e saj janė tė pėrkufizuara. Librat qė ekzistojnė nė atė gjuhė janė tė panumėrt.
Arabėt e kanė njė veēori tė rrallė. Ata e arabizojnė ēdokend qė e takojnė apo i takon. E asnjėherė askush nuk i bėn ata joarabė. Pėr kėtė numri i tyre po shtohet dita-ditės.
Tashmė janė arabizuar popuj tė krishterė nga Siranėt e Vjetėr e tė tjerė dhe ata e pėrdorin gjuhėn arabe dhe shkrimin arab nė tė gjitha ēėshtjet e tyre tė kėaj bote dhe tė botės tjetėr, kėshtuqė nė letėrsinė arabe paraqitet seksioni "nasranijj" (i te krishterėve).
Ėshtė ēudi se kėta tė krishterė janė ngritur mė tepėr se muslimanėt nė shkencė dhe njohuri.
Duhet qė muslimanėt tė bėjnė pėrpjekje dhe tė obligohen qė t'i tejkalojnė tė krishterėt nė dituritė e reja siē i tejkaluan nė retorikė e letėrsi, sepse gjuha arabe ėshtė gjuhė e Islamit.
b) Turqit
Populli mė i madh pas arabėve janė turqit. Numri i tyre ėshtė rreth njėzetepesė milionė. Krahinat e banuara prej tyre shtrihen prej Detit te Venedikut nė Evropė e gjer nė brendi tė Kinės nė Azinė Qendrore, pastaj prej stepeve tė ngrira nė Siberi gjer nė kufijtė e Indisė, Irakut dhe Tokės sė Shamit. Ata janė tė ndarė nė shumė grupe por mund tė pėrmblidhen nė tri sosh:
Grupi i parė - Turqit e perėndimit apo osmanlinjtė: Ata banojnė nė vendet romake apo Rumeli, nė Evropė dhe Anadoll nė Azi. Ata janė popull mė i ndershėm i Turqisė. Gjuha e tyre ėshtė mė e rrjedhshmja dhe mė e ėmbla nė gjithė Turqinė. Edhe sulltanėt osmanlij, nė dorė tė tė cilėve gjendet hilafeti islam dhe mbrojtja e popullit tė mėshiruar, Zoti i mbrojtė prej ēdo fatkeqėsie e mjerimi, - rrjedhin nga ky popull i dalluar. Edhe tash po i bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr mbrojtjen e muslimanėve dhe pėr ngritjen e vlerės sė Islamit. Tash e gjashtėqind vjet, ata prijnė dhe sundojnė nė tė gjitha vendet arabe pos nė tri: nė Algjerin - tė cilėn e pushtuan franēezėt pa tė drejtė, nė Marok dhe nė Imametin e Mesketit nė Siujdhesėn Arabe.
Grupi i dytė - Turqit e Lindjes: Janė banorėt e Transaksonisė, tė Ferganės dhe tė Hattės apo tė Turanit tė Vjetėr. Kėto vende nė tė kaluarėn kanė qenė atdhe i posaēėm i turqve.
Gjuha e tyre ėshtė amė e ajo osmane degė e saj, kurse gjuha e tyre quhet ēagataje. Ajo ėshtė njė gjuhė shumė e shėmtuar, qė nuk ka ėmbėlsi pėr dallim nga ajo osmane. Nė kėtė gjuhė ka libra tė vjetėr letėrsi (beletristike) dhe poezi. Mirėpo, gjuha osmanishte ėshtė shquar nė njohuritė e reja.
c) Tatarėt
Tatarėt janė grupi i tretė. Ata i banojnė krahinat e Detit Kaspik dhe pjesėn evropiane tė Rusisė, sidomos nė Kazan dhe nė Siujdhesėn e Krimesė. Gjuha e tyre ėshtė ndėrmjet ēagatajes dhe turko-osmanishtes.
Ndėrkaq, prej turqve qė e kanė ruajtur pavarėsinė e tyre janė vetėm osmanlinjtė. Kurse turqit e Lindjes dhe tataret janė nėn sundimin e Rusisė. Ndėrsa turqit e Lindjes sė Largėt apo tė Kashgarit dhe tė Hatta-sė, i ka pushtuar shteti kinez.
ē) Persianėt
Ndėr popujt e mėdhenj islamė bėjnė pjesė edhe persianėt. Atdheu i tyre autokton ėshtė Irani apo Persia, Iraku i jashtėm, Mazanderani dhe Horasani. Ata janė pėrhapur edhe nė Afganistan dhe Bulugistan, apo Kabulistan, Herat, Kelat e gjer nė Transaksoni nga Veriu dhe gjer nė Indinė Qendrore nga Jugu.
Gjuha e tyre ėshtė persishtja e cila pas arabishtes ishte gjuhė mė e nderuar islame. Banorėt e Azisė Qendrore e morėn pėr gjuhė tė tyre letrare. Banorėt e Afganistanit dhe Bulugistanit, tė cilėt flasin me gjuhė tė posaēme, shkruajnė dhe lexojnė nė persishte. Po kėshtu vepruan edhe shumica e turqve tė Transaksonisė.
Muslimanėt e Indisė gjer vonė shkruanin dhe lexonin vetėm nė persishte. Pėrveē tjerash, ata qė flasin persisht janė pak, e numri i tyre nuk e tejkalon njėzet milionėshin. Mirėpo, kėtė gjuhė e dinė shumica e muslimanėve tė Azisė Qendrore dhe ajo radhitet nė vendin e dytė nder gjuhėt islame.
d) Muslimanėt e Indisė
Populli i katėrt islam, janė muslimanėt e Indisė. Ata janė rreth gjashtėdhjetė milionė, por janė tė ndarė nė shumė grupe. Gjer para pak kohėsh e kanė pėrdorur gjuhėn persishte nė lexim e shkrim, e gjuhėn e tyre nuk e pėrdorin pos pėr tė folur. Mirėpo, sot ata lexojnė e shkruajnė nė gjuhėn Urdu e cila ėshtė gjuha e tyre mė e rrjedhshme dhe mė e shtrirė. Nė kėtė gjuhė ekzistojnė shumė libra, dhe njė numėr gazetash qė dalin nė qytetet e Indisė dalin nė kėtė gjuhė.
dh) Malajasit
Vendi i pestė ndėr popujt islamė u takon malajasve. Ata janė banorė tė brigjeve tė Indisė Lindore dhe tė ujdhesave tė Oqeanit tė Qetė. Ky popull ėshtė i shtrirė nė tė gjitha anėt e Oqeanit tė Qetė. Ata i gjen nė Axh, Samatra, Java, Borneo dhe nė Indokinė siē gjenden edhe nė Madagaskar, e cila ėshtė njė ujdhesė e madhe nė afėrsi tė Afrikės. Pastaj i sheh ata nė ujdhesat qė gjenden para Amerikės. Atdhe i tyre ėshtė i gjithė Pacifiku.
Prej kėtij populli, muslimanė janė: ata qė gjenden nė brigjet e Indisė Lindore si nė Axh, Sumatra; ata qė gjenden nė ujdhesat e Oqeanit Indian si nė Java, Borneo dhe nė Indokinė. Kurse ata qė janė nė ujdhesat e largėta ende janė tė dėshpruar nė politeizėm dhe mosbesim.
Prej tyre, muslimanėt qė e pėrbėjnė shumicėn, e shkruajnė dhe e lexojnė gjuhėn e tyre, nė tė cilėn kanė shumė libra.
e) Popujt zezakė
Pas kėtyre pesė popujve qė janė popujt mė tė mėdhenj islame, pason tė folurit mbi popujt zezakė tė cilėt janė nė Kontinentin e Afrikės. Ata janė popuj tė shumtė, tė ndryshėm dhe flasin gjuhė tė veēantė.
Pasi qė vėllimi i kėtij traktati nuk ėshtė nė gjendje ta pėrfshijė numrin e kombeve tė tyre, e shohim tė nevojshme qė cekjen e tyre ta bėjmė nė formė koncize.
Sė pari, themi se numri i tyre ėshtė mė i madh sesa qė mendonin, sepse Sudani Lindor dhe Perėndimor, vendbanimet e Nilit Egjiptian dhe Nilit tė Zi, d.m.th. vende tė gjėra qė shtrihen nė pjesėn qendrore tė kontinentit tė madh tė Afrikės, janė tė banuara me shumė popuj zezakė muslimanė, e po ashtu edhe brigjet lindore tė saj gjer nė Zanzibar.
Sė dyti - feja islame ėshtė pėrhapur ndėr popuj zezakė mė tepėr sesa qė e mendonin, sepse ėshtė vėrtetuar se shumica e viseve pėrtej Ekuatorit, tė panjohura gjer mė tash; janė tė banuara me banorė muslimanė dhe ata qė nuk e kanė pranuar islamin gjer mė tash, kėtė po e bėjnė pėr ēdo ditė e mė shumė.
Mund ta parashikojmė, se banorėt zezakė-muslimanė tė Afrikės nuk janė mė pak se 70 apo 80 milionė. Ata nuk i shkruajnė gjuhėt e tyre, por dijetarėt e tyre lexojnė e shkruajnė vetėm arabisht.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
|