GJUHĖT E POPUJVE MUSLIMANĖ
Gjuha arabe ėshtė gjuhė e pėrgjithshme nė tė gjitha shtetet islame, sepse fjala e All-llahu - Kur'ani - lexohet dhe mėsohet nėpėr tė gjitha kėto vende. Tė gjithė dijetarėt i mėsojnė dituritė e sheriatit nė universitete e shkolla me kėtė gjuhė tė ndershme. Andaj, njohja e saj ėshtė e domosdoshme pėr ēdo dijetar mulsiman.
Pas arabishtes vjen persishtja. Ajo ėshtė gjuhė islame tė cilėn e flasin banorėt e Azisės Qendrore dhe shumė popuj si: turqit, indianėt, kurdėt e tjerė dhe e shkruajnė me shkrimin arab. Ajo ėshtė e pėrzier me gjuhė dhe terma arabė dhe ėshtė porsi njė degė e arabishtes.
Pas persishtes, vjen gjuha e tretė islame - turqishtja. Ajo shkruhet me shkrim arab dhe ndahet nė dy degė: Hindu e quajtur Urdu dhe Malajziase.
Sa i pėrket turqishtes dhe hindu, ato janė tė pėrziera me fjalė arabe dhe persiane, e sa i pėrket asaj malajziase, ajo pėrmban vetėm fjalė arabe.
Ėshtė e qartė se sikur tė ishte arabishtja gjuhė e tė gjithė muslimanėve, do tė ishte mė mirė nga disa aspekte, mirėpo, pasiqė dėshira e All-llahu ėshtė ndryshe, dhe nė botė ka popuj e kombe muslimane qė flasin me gjuhė tė tjera pėrveē arabishtes, siē shkruajnė katėr popujt e pėrmendur do tė ishte mė e dobishme pėr Islamin sikur ta shkruante ēdonjėri gjuhėn e tij.
Pėr Islamin mė mirė do t'ishte sikur pėrveē pesė gjuhėve tė pėrmendura (arabe, persiane, turke, hindu dhe malajziase) tė shkruheshin edhe gjuhėt islame si: gjuha kurde, ēerkeze, e popujve zezakė etj. sepse arabishtja ėshtė apostafat pėr dijetarėt, tė cilėt e kalojnė pjesėn mė tė madhe tė kohės duke e mėsuar. Atė nuk mund ta mėsojė gjithkush. Pėr ē'shkak masat e shumė popujve e kombeve mbetėn nė injorancė, e cila ėshtė nė kundėrthėnie me Islamin. Shumė nga injorantėt e atyre popujve janė indiferentė ndaj tė vėrtetės sė Islamit dhe parimeve tė tij tė larta.
Mendoj se, sikur tė bėhej pėrpjekje dhe angazhim nė shkrimin e tė gjitha gjuhėve islame me shkrimin arab dhe pėr shkrimin e librave fetare e tė sheriatit dhe predikimeve udhėzuese e drejtuese nė secilėn prej kėtyre gjuhėve; kjo do tė ishte njė shėrbim i madh pėr zgjerimin e Islamit dhe pėrhapjen e dritės sė tij shpėtimtare.
Megjithkėtė, kėrkohet kujdes nė pėrhapjen e gjuhės arabe dhe shtimin e njohėsve tė saj, sepse ajo ėshtė njė lidhje e fortė pėr bashkimin e muslimanėve dhe mjet i shėndoshė pėr forcimin e parimeve tė fesė sė qartė.
Shpresojmė tė kenė sukses dhe lutemi t'i kenė tė gjitha tė mirat vėllezėrit udhėzues tė cilėt japin gjithēka prej vetes pėr zgjerimin e Islamit dhe pėrhapjen e dritės sė tij pėr njohjen e tij nėpėr tė gjitha viset e botės.
Pėrfundim
Ky traktat ėshtė dhuratė dhe kujtim pėr tė mėsipėrmit, All-llahu u ndihmoftė e i mbrojtė!
Falėnderimi i qoftė All-llahut pėr pėrfundimin!
Ėshtė pėrfunduar hartimi i kėtyre shkronjave nė folenė e hilafet Istamboll: Zoti i mbrojtė ate dhe pronarin e saj nga ēdo e ligė dhe mjerim!
U shkrua nė vitin 1302 (njė mijė e treqind e dy) nga Hixhreti i Pejgamberit tė cilit ia dėrgojmė pėrshėndetjet mė tė bukura.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
|