Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
AnalizėAug 16, '07 4:23 PM
for everyone shkruan dr. Koēo DANAJ
Projekti i ndarjes pėrballohet me Projektin e Bashkimit
Ajo qė para disa kohėsh ishte vetėm njė variant hipotetik, njė bisedė konfidenciale, njė tabu etj, mė nė fund u bė publike. Drejtuesi faktik i Treshes SHBA-Rusi-BE pėr Kosovėn, Wolfgang Ishinger gjatė vizitės nė Prishtinė foli hapur pėr ndarjen e Kosovės si njė nga mundėsitė e zgjidhjes sė statusit tė saj. Dhe pas ikjes sė diplomatėve tė Treshes, filluan deklarimet e politikanėve shqiptarė nė Prishtinė dhe Tiranė kundėr tij.
Deklarime pėrballė Projektit
Le tė analizojmė: Pėrfaqėsuesi i BE-se Wolfgan Ishinger hodhi nė publik njė nga projektet e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, atė tė ndarjes sė saj. E hodhi i dyti, pasi i pari e hodhi ministri i jashtėm francez Kushner. E hodhi kėtė Projekt pasi ėshtė rrėzuar projekt Ahtisari mbi pavarsinė e mbikqyrur.
Pra kemi tė bėjmė me njė projekt statusi nga bashkėsia ndėrkombėtare. Ndėrsa kemi tė bėjmė me deklarime atdhetarie apo konstatuese nga politika shqiptare. Politika shqiptare deri mė tani ka thėnė se ndarja e Kosovės do tė destabilizojė rajonin. Po kujt ja thotė kėtė? SHBA? Po pse nuk e di shėrbimi sekret amerikan se ēfarė do te ndodhė nga ndarja e Kosovės? Kujt ja thone? BE-sė? Po pse nuk e dinė shėrbimet sekrete franko-anglo-gjermano-italiane etj se ēfarė do te ndodhė nga ndarja e Kosovės? Ata thonė se ndarja e Kosoves do te jetė njė proces domino? Kujt ja thonė? Shėrbimit sekret rus, sikur ai nuk e di se ēfarė do tė ndodhė? Ata janė tė pranishėm nė Prishtinė, Tiranė, Tetovė, si nė tė gjithė rajonin.
Politikanė tė ndryshėm shqiptarė kanė deklaruar se ndarja e Kosovės do tė hapė rrugėn e krijimit tė shteteve etnikisht tė pastra nė rajon. Po kujt ja thonė kėtė gjė, qytetarėve shqiptarė apo partnerėve ndėrkombėtarė. Po pse nuk e dinė shėrbimet sekrete ruse, amerikane, europiane njė gjė tė tillė? Kaq naivė i pandehin ata?
Mjafton kaq pėr tė thėnė se kemi tė bėjmė me njė reagim deklarativ deri mė tani. Pėrballė Projektit tė ndarjes sė Kosovės politika shqiptare po lufton me deklarata politike.
Ishinger ose «diplomati i ndarjes»
Vazhdojme analizėn duke ju pėrgjigjur pyetjes: Pėrse ėshtė Projekt Politik ideja e shprehur nga Ishinger? Ja perse:
E para: Kushdo qė e njeh situatėn nė Kosovė, e di se ajo ėshtė praktikisht e ndarė. Veriu i Kosoves vepron i shkėputur nga pjesa tjetėr e saj. Ėshtė njė ndarje politike, faktike, ekonomke, demografike, etnike. Por qė nuk ėshtė akoma juridike. Veton Surroi dhe Bajram Rexhepi janė tė vetmit politikanė shqiptarė nė Prishtinė qė e kanė pohuar kėtė ndarje.
E dyta: Ai qė e artikuloi projektin e ndarjes ėshtė nje diplomat i shquar i cili ėshtė marrė gjatė me ndarjet etnike. Ishinger ėshtė njė nga arkitektėt e ndarjes sė Bosnjes mbi baza etnike.
E treta: Ai qė artikuloi projektin e ndarjes sė Kosovės, ėshtė nje diplomat gjerman, i cili njeh mirė se ka qenė pėrsėri nje diplomat tjetėr gjerman para 61 vjetesh, i quajtur Joakim Ribentrop qė sė bashku me Kontin Ciano, qė e ndanė Kosovėn tek Ura e Ibrit. Kushdo qė e njeh Marrėveshjen midis tyre, e ka tė qartė se aso kohe, Kosova Veriore duke filluar nga Ura e Ibrit, ju dha qeverisė serbe tė Milan Nediē. Pjesa tjetėr ju bashkua asaj qė u quajt Shqipėria e Madhe.
E katėrta: Ideja e ndarjes hidhet nė njė moment kur ka dėshtuar Projekti Ahtisari. Sa kohė qė Treshja i nisi bisedimet nga fillimi, kushdo e kupton se Plani Ahtisari kaloi nga diskutimi publik nė tryeza politikanėsh dhe diplomatėsh.
Kaq mjafton pėr tė konkluduar se kemi tė bėjmė me njė projekt politik qė nė fazėn e parė ėshtė hedhur si tatim pulsi.
Projekti i Bashkimit pėrballė Projektit tė ndarjes
Por cila ėshtė zgjidhja mund te thotė dikush apo disa? Zgjidhja duket se ėshtė: Projektet Politike perballohen me Projekte politike. Deklaratat nuk janė projekte. Po cili do te ishte projekti qė duhet tė hidhnin shqiptarėt pėrballė ndarjes? Pėrballė Projektit tė ndarjes, shqiptarėt duhet tė hedhin projektin e bashkimit midis tyre.
A ėshtė realiste ēka thash mė lart? Duket se ėshtė e tillė. Ėshtė jo vetėm realiste, por europeiste dhe moderne. Pse ėshtė e tillė, i kujt ėshtė mendimi? I autorit tė shkrimit apo edhe i atyre qe kanė vdekur apo qė janė akoma gjallė?
Le tė analizojmė pėrsėri:
E para Lidhja demokratike e Kosovės e drejtuar nga Kryeziu, ajo e Dardanisė e drejtuar nga Daci, partitė e tjera politike minore tė krijuar ne fillim tė viteve 90-te, e kanė Projektin Politik. Ibrahim Rugova e ka lėnė njė tė tillė. Cili ėshtė ai? Tė gjithė ata qė janė marrė me ēėshtjen shqiptare, e dinė se nė fillim tė viteve 90-tė, partitė legale shqiptare pėrpunuan strategjinė e tyre qė ishte: Ose Republikė e Kosoves, Ose republikė e shqiptarėve nė ish-Jugollavi, dmth, Kosovė, pjesa shqiptare nė Maqedoni, Mal tė Zi, Luginė tė Preshevės, Ose bashkim me Shqipėrinė.
E dyta: Partitė politike qė dolėn nga lufta e UĒK tė drejtuara nga Thaēi, Haradinaj, Xhemajli etj e kanė edhe ato njė projekt Politik. Ai e ka emrin projekti Adem Jashari i sintetizuar nė Betimin e UĒK. Projekti Adem Jashari ėshtė bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė. Betimi i luftėtarit tė UĒK ėshtė bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė. Flamuri me tė cilin UĒK ka varrosur dėshmorėt e saj ėshtė flamuri i Shqipėrisė sė 28 nėntorit 1912. Sa kohė qė Thaēi detyrohet tė deklarojė se Pavarsia e Kosovės ėshtė njė kompromis i dhimbshėm qė ai dhe shokėt e tij kanė bėrė dhe sa kohe qė ky kompromis ėshtė hedhur poshtė, pėr aq kohė ai dhe shokėt e tij duhet tė kthehen tek projekti Adem Jashari.
Projekti Adem Jashari me luftė dhe Projekti Ibrahim Rugova me paqe parashikonin bashkimin e trojeve shqiptare.
E treta: Politika shqiptare nė Tiranė ka nevojė tė rikthehet dhe tė analizojė njė nga deklarimet e ish-ministrit te jashtėm tė Shqipėrisė Besnik Mustafaj. Ai para dy vjetėsh deklaroi se nė rast ndarje tė Kosovės, Shqipėria ėshtė e pėrgatitur tė mos njohė mė kufijtė ekzistues. Duke mos u marrė me globalistėt-internacionalistė shqiptarė tė asaj kohe, duhet tė pohojmė se ėshtė koha qė tė deklarohet se cili ėshtė Projekti konkret i Politikės sė Tiranės.
Nga Protokolli i Shtetit nė Historinė e Kombit
Deklaratat janė pėr tė larė shpirtin dhe pėr tu gjendur nė punė, por jo pėr tė pėrballuar realitete kaq komplekse. Ėolfgang Ishinger shpalli njė Projekt Politik i cili ėshtė: Pavarsi e Kosovės me ndarjen e Veriut te Kosovės.
Shqiptarėt duhet tė shpallin Projektin e tyre politik i cili duhet tė jetė: Pavarsi e Kosovės me bashkimin e saj me Shqiperinė.
Kush kėrkon minimalen siē bėnė shqiptarėt deri tani, mund tė marrė dhe minus zero. Kush kėrkon realen, ka te drejtė tė vendosė edhe pėr kompromisin e saj.
Presidenti i Shqipėrisė dhe ai i Kosovės, Kryeministri i Shqipėrisė dhe ai i Kosovės, shefi i opozitės i Shqipėrisė dhe ai i Kosovės, ish-kryeministrat e Shqipėrisė dhe ata tė Kosovės, kanė shansin e madh tė kalojnė nga Protokolli i shtetit nė Historinė e Kombit. Dhe kalimi drejt Historisė fillon nga Fjala: Ata duhet tė flasin dhe tė artikulojnė Projektin Politik tė Bashkimit.
|