Kanceri i gjirit po prek moshat e reja
Studim i kryer nga mjekėt e shėrbimit tė onkologjisė nė qendrėn spitalore universitare
Vendin e parė tė tumoreve malinje e zė seksi femėr
400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit shėnohen nė vit, sipas statistikave mė tė fundit tė Qendrės Spitalore Nėnė Tereza, nė Tiranė
1992 - 1996
Maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, sipas tė dhėnave tė shėrbimit onkologjik
1996-2001
Shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė, poduke iu referuar tė njėjtave shifra tė dala nga shėrbimi onkologjik.Nėn 35 vjeē ėshtė mosha qė po preket mė shumė nga kanceri i gjirit nė vendit tonė, njė sėmundje e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje
Nė pacientet e prekura nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e emalinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesė sė diagnostikimit nė kohė.Kanceri i gjirit nė vendin tonė ėshtė sėmundja mė e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje qė prekin seksin femėr. Vitet e fundit kjo patologji po haset nė mosha tė reja, mė pak se 35 vjeē. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi njėvjeēar tė realizuar nga mjekėt e Shėrbimit tė Onkologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nė Tiranė.
Sipas autorėve tė kėtij studimi, nė pacientet e prekur nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e malinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesė sė diagnostifikimit nė kohė. Studimi i mjekėve onkologė thekson rėndėsinė e depistimit nė kohė, me qėllim trajtimin me sukses tė sėmundjes sė kancerit.
Bordi
Nė kuadėr tė parandalimit tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit, Bordi i Luftės kundėr Kancerit nė Ministrinė e Shėndetėsisė po harton politikat pėr tė gjitha tumoret, ku janė parė me prioritet investimet e dikasterit pėr tė pėrmirėsuar trajtimin e tė sėmurėve me medikamente dhe terapinė e rrezeve.
Ndėrsa Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit nė vendin tonė konsideron si domosdoshmėri nevojėn e njė strategjie pėr parandalimin dhe trajtimin e sėmundjes sė kancerit. Sipas kėtij grupi, ekzistenca e njė plani afatgjatė pėr kontrollin e sėmundjes, strukturimin e njė programi pėr mbrojtjen e tė rinjve, kufizimin e duhan pirjes, alkoolit dhe edukimin pėr njė jetė tė sigurt seksuale, janė elementėt pėr njė luftė tė suksesshme kundėr kancerit.
Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit, tė angazhuarit nė kėtė mision, janė nė pritje tė rekomandimeve dhe sugjerimeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr dokumentin strategjik pėr kontrollin e sėmundjes, tashmė tė bėrė gati.
Rekomandimi
Bordi i Tumoreve rekomandon se duhet bėrė njė lėvizje nė kontrollin e kancerit, ndaj tė cilit shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė ende larg. Ky bord e konsideron njė sfidė dhe sukses arritjen e INTERREG pėr tė pėrfituar rreth 2.5 milionė euro pėr parandalimin e kancerit tė qafės sė mitrės dhe tė gjirit te gratė.
Statistikat e QSUT-sė tregojnė se nė vit shėnohen rreth 400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit. Gjatė viteve 1992- 96, maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, ndėrsa nė vitet 1996-2001, shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė.
Kanceri i gjirit ėshtė njė problem mbarėbotėror, njė nga problemet mė tė mprehta tė mjekėsisė, ku shifrat janė alarmante nė Evropė dhe tė tilla janė edhe pėr vendin tonė. Statistikat evropiane flasin pėr njė shėrim nė masėn 80- 90 pėr qind tė rasteve me kancer tė gjirit, nėse diagnostikimi realizohet nė kohė.
Ushtrimet
Studimet e fundit tregojnė se ushtrimet fizike mund tė pakėsojnė rrezikun e kancerit tė gjirit. Por studiuesit kėrkojnė tė dinė nėse ushtrime tė tilla mund tė ndihmojnė edhe ato gra qė janė tė prekura tashmė me kancerin e gjirit. Autorėt e studimit zbuluan se ushtrimet fizike mund tė ndihmojnė dhe se rezultatet pozitive u vunė re qė nė fazėn e parė tė fillimit tė veprimtarive apo ushtrimeve fizike.
Koha Jone