Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-08-07, 11:43   #11
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gafurr Adili: "Lufta nė Ballkan ėshtė e pashmangshme"

Flet ish-drejtuesi i Armatės Kombėtare Shqiptare, i arrestuar tre vite mė parė nė Shqipėri

Habjon Hasani

Ajo qė tashmė dihet ėshtė se kjo organizatė ka mbledhur rreth vetes disa elemente qė kanė marrė pjesė nė konfliktet e armatosura nė Kosovė e Maqedoni, por qė janė tė pakėnaqur me marrėveshjet e arritura pas luftės. Organizmi ka deklaruar qė nė krye tė herės se synon tė luftojė pėr "bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare".

Kur e keni ndjerė pėr herė tė parė sulmin e atyre qė ju i quani rrymat antishqiptare?

Mė 7 shkurt 1982, sapo u ktheva nė vendlindje, UDB-ja mė arrestoi dhe mė ngriti njė mal me akuza, si "nacionalist", "irredentist", "separatist" dhe "agjent i Shqipėrisė", por gjatė gjithė periudhės 2-mujore, pėrkundėr gjithė asaj dhune dhe torture psiko-fizike nėpėr qelitė e UDB-sė nė Kėrēovė dhe nė Manastir, arrita qė t'i mohoj dhe tė mos zbulohesha se isha pjesėtar i lėvizjes (sė fshehtė) atdhetare-revolucionare tė Kosovės dhe periudha 2-mujore mė ishte shqiptuar si burg i mjaftueshėm pėr pjesėmarrje nė demonstratat e mars-prillit 1981. Demonstrata tė cilat, dėshmori i kombit e shoku im i idealit, Nhi Berisha, me plot tė drejtė i ka quajtur "Pranvera e luleve tė kuqe". Nė shtator tė vitit 1982, nė Universitetin e Zagrebit regjistrova studimet pasuniversitare (pėr Magjistraturė) dhe deri nė nėntor 1984 i pėrfundova tė gjitha provimet nė lėmin "Aspektet Ekonomiko - Juridike gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit". Viti 1984 ishte viti i goditjeve tė rėnda qė mori lėvizja atdhetare - revolucionare e Kosovės. Dimri ishte shumė i egėr dhe fushatat ndėshkuese tė UDB-sė rėndė po i godisnin radhėt tona. Nė janar dhe shkurt 1984, nė luftė e sipėr ranė pėr tė mos vdekur edhe ideologėt e Partisė sė Luftės sė Kosovės. U arrestuan edhe 5 shokė nė Kerēovė, kurse unė, Ali Ahmeti (tani kryetar i BDI-sė) dhe Musa Xhaferri (aktualisht zėvendėskryeministėr i Branko Crvenkoskit) u arratisėm dhe u vendosėm nė Luzern tė Zvicrės. Qė nga 11 prilli i vitit 1985, kohė kjo kur iu nėnshtrova procedurės sė refugjatit politik, status tė cilin e fitova nė shtator tė vitit 1985, bashkė mė bashkėshorten time dhe 6 (gjashtė) fėmijėt kam jetuar, punuar dhe vepruar nė Malters, njė fshat ky jo larg Lucernit tė Zvicrės. Kurse nga shtatori 1985 dhe deri nė fund tė dhjetorit 1993 kam punuar nė dy fabrika, ku si pasojė e punės sė rėndė fizike, si dhe nga torturat e dikurshme tė UDB-sė, nė fund tė vitit 1993 u sėmura rėndė dhe nga kjo kohė pėrfitova pensionin invaliditeti. Qė unė tė rritem dhe tė shkollohem... kurrėn e kurrės nga ish- Jugosllavia nuk kam pėrfituar as bursė dhe as kredi, por jam rritur dhe shkolluar vetėm nga djersa e familjes sime, pėr ēka babai im ėshtė dashur pėr disa dekada tė tėra tė derdhė djersėn nė Vjenė tė Austrisė. Gjithashtu, pėr aktivitetin tim atdhetar-revolucionar kurrėn e kurrės nuk kam marrė qoftė edhe njė frangė zvicerane nga fondet e organizatave qė u pėrkisja, pėrkundrazi, gjithmonė kam qenė anėtari mė i rregullt nė pėrmbushjen e obligimeve tė pėrcaktuara si: anėtarėsia mujore dhe kontributet e obliguara si dhe tė gjithė aktivitetin tim e kam mbuluar nga buxheti i familjes sime, ēka do tė thotė nga kafshata e gojės.


Thatė qė jeni arratisur sė bashku me Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin. Si shpjegohet qė zoti Ahmeti ishte njė nga njerėzit qė i propozoi ish-kryeministrit Nano?

Duhet tė shkoni e tė pyesni zotin Ahmeti pėr kėtė gjė. Personalisht mendoj se ai e ka bėrė kėtė kėrkesė dhe ka kėmbėngulur aq shumė sepse do t'ia ketė premtuar njė gjė tė tillė ndonjė politikani maqedonas qė ka qenė i interesuar pėr kėtė arrestim.

Ēfarė ėshtė nė thelb FBKSH-ja? Duket mė shumė si njė emėr qė bashkon disa njerėz me pak pushtet, por ultranacionalistė, apo jo?

FBKSH nuk ėshtė as shoqatė qeveritare apo joqeveritare, sepse shoqatat joqeveritare janė tė bashkuara dhe duhet tė bashkohen nė FBKSH, ngase vetėm nė njė Shqipėri tė Bashkuar kėto shoqata joqeveritare, ashtu si partitė politike, do tė ishin nė gjendje qė me ndershmėrinė mė tė madhe tė kryenin misionin e tyre dhe tė zhvillonin aktivitetin e tyre, qoftė ky aktivitet human apo aktivitet intelektualo-atdhetar. Nė ballė tė FBKSH-sė, si dhe nė tė gjitha strukturat drejtuese tė tij, deri nė kėshillat e lagjeve dhe tė fshatrave janė inkuadruar idealistėt shqiptarė, atdhetarėt e dėshmuar dhe tė ridėshmuar edhe gjatė tri betejave tė zhvilluara, tė cilėt, ashtu siē janė tė bindur qė platforma e FBKSH-sė ėshtė vazhdimėsia e Programit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, janė tė bindur dhe tė vendosur qė tė veprojnė ashtu siē vepruan ideologėt dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tė cilėt shkrinin pasuritė e tyre pėr ta bėrė Shqipėrinė. FBKSH, as ka qenė organizatė ilegale, siē pėrpiqen qė ta paraqesin disa dashakeqės, jo vetėm tė FBKSH-sė, por edhe tė Bashkimit Kombėtar Shqiptar, sepse tanimė publikisht dihet fakti qė Kuvendi Kombėtar i FBKSH-sė ėshtė mbajtur nė njė sallė publike tė Pallatit tė Kongreseve nė Tiranė, si dhe Platforma e FBKSH-sė jo vetėm qė ėshtė vazhdimėsia e Programit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, por vazhdimėsia e betimit dhe e amanetit tė heronjve e dėshmorėve tė kombit ndėr shekuj. Ėshtė fakt se 60% e kėsaj Platforme tė FBKSH-sė bazohet edhe nė Preambulėn e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, nė tė cilėn theksohet aspirata pėr identitet dhe Bashkimin Kombėtar, kushtetutė kjo qė para se ta aprovohej, mė 21 tetor 1998, nga Kuvendi Popullor i Republikės sė Shqipėrisė si projekt kushtetute, u votua dhe mori miratimin e mbi 80% tė sovranit popull, tė Republikės tė Shqipėrisė.


Zoti Adili, ē'mendim keni, si do tė zgjidhet statusi i Kosovės? A mund tė ketė sėrish luftė nė Ballkan?
Pėr mendimin tim lufta ėshtė e pashmangshme. Sepse nėse shqiptarėt do tė shpallin pavarėsinė, tė njėjtėn gjė do tė bėjnė dhe serbėt e Kosovės. Nėse shqiptarėve nuk u jepet pavarėsia, atėherė lutėn do ta nisin shqiptarėt. Nė tė dyja rastet shoh qė lufta ėshtė "te dera".

Sipas jush, si e ka pėrballuar diplomacia shqiptare periudhėn e gjatė tė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės?
Mendoj se njė punė shumė tė mirė ka kryer ish-ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj. Ne kemi tė dhėna tė sakta se Mustafaj ka luajtur njė rol shumė aktiv dhe shumė influencues. Pėr rrjedhojė, mendoj se edhe ikja e tij lė vend pėr shumė pikėpyetje dhe pa dyshim qė ishte njė humbje e madhe nė njė moment shumė delikat....

Zoti Adili, a nuk mund tė vijė zgjidhja e "ēėshtjes shqiptare" nėpėrmjet integrimit ballkanik nė BE?

Para se tė flasim pėr Bashkimin Europian gjykoj se Bashkimi Europian kurrė nuk mund tė konsolidohet siē janė tė konsoliduara Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sepse SHBA-tė i kanė krijuar bashkimi i popujve dhe atje tanimė kemi njė komb-shtet amerikan, kurse nė rastin e Bashkimit Europian kemi bashkimin e komb-shteteve tė ndryshme, unifikimi dhe bashkimi i tė cilave paraqet dhe nė tė ardhmen do tė paraqesė shumė probleme, siē ishte edhe mospranimi i Kushtetutės sė Bashkimit Europian nga komb-shteti francez, sepse midis kėtyre komb-shteteve tė mėdha (Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe) ekziston lufta e konkurrencės dhe e dominimit tė tyre mbi komb-shtetet e vogla. Shtrohet pyetja se pse Turqia nuk pranohet nė
Bashkimin Europian?! Dėgjoj qė shumė "analistė" tė thonė se gjoja nuk pranohet pse ėshtė shtet-komb me popullsi myslimane, gjė qė aspak nuk ėshtė e vėrtetė, sepse njė Turqi me shumicė myslimane pėrballė gjithė asaj popullsie tė krishterė tė Bashkimit Europian do tė jetė pakicė, por pėr mendimin tim Turqia nuk pranohet nė Bashkimin Europian vetėm nga frika se nė Bashkimin Europian, krahas pesė komb-shteteve tė mėdha (Francės, Gjermanisė, Italisė, Spanjės dhe Britanisė sė Madhe), po na inkuadrohet komb-shteti i gjashtė (Turqia) me njė potencial tė madh ekonomik dhe ushtarak. Pastaj Bashkimi Europian nuk ka organe vendimmarrėse dhe tė gjitha institucionet e saj drejtuese janė vetėm organe kėshilldhėnėse, prandaj edhe nė tė gjitha vendimet e saj nuk ka vendime ekzekutive dhe gjithmonė kemi ndasi nė mendime dhe veprime. Megjithatė, kėto janė punėt e Bashkimit Europian dhe nuk janė punėt tona, kurse neve na intereson jo vetėm integrimi i Ballkanit, por edhe i Shqipėrisė nė kėtė Bashkim Europian, pėr ēka unė kėtu do tė shpreh qėndrimin e Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptare (FBKSH), si mė poshtė vijon: Bashkimit Europian i duhet edhe shumė kohė pėrderisa tė arrijė tė
konsolidohet, gjė qė mund tė ndodhė qė, para se tė arrijė tė konsolidohet, edhe tė prishet. Edhe sikur tė arrijė tė konsolidohet, ne nuk e dimė se sa kohė do tė ekzistojė si i tillė, sepse gjatė historisė kemi pasur edhe bashkime tė tilla (Perandoria Bizantine, Perandoria Romake, Perandoria Otomane, BRSS dhe RSFJ), tė cilat edhe janė prishur. Nėse shqiptarėt nė Bashkimin Europian do tė integrohen copa-copa, tė paintegruar fillimisht nė njė komb-shtet tė vetėm me emrin Shqipėri, kurdo qė tė prishet ky Bashkim Europian shqiptarėt do tė dalin ashtu siē ishin futur nė kėtė Bashkim Europian. Pra logjikisht, vetėm pas integrimit tonė ndėrshqiptar nė njė komb-shtet prej 8-10 milionėsh do tė pasonin integrimet tjera, qofshin kėto integrime ballkanike apo euroatlantike, vetėkuptohet duke marrė miratimin e popullit pėrmes formės mė demokratike, referendumit popullor, dhe tė jemi shumė tė sigurt se edhe standardet e kėrkuara do t'i plotėsonim mė lehtė dhe shpejt, sepse do tė ishim njė komb-shtet me potencial tė madh njerėzor dhe ekonomik, sepse atė qė nuk e ka Shqipėria aktuale, e ka Kosova e Pollogu dhe anasjelltas, ēka nuk kanė Kosova dhe Pollogu e ka Shqipėria aktuale.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė