Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-07, 12:28   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim ABANJANO, Nikola

(ABANJANO, Nikola

(ABBAGNANO, Nicola), filozof ital. (1901-). Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė ekzistencializmit nė Itali. U doktorua nė vitin 1922 me tezėn Burimet irracionale tė tė menduarit. Prof. i filozofisė dhe i pedagogjisė nė Napoli, kurse nga viti 1939 ėshtė shef i katedrės sė historisė sė filozofisė nė Torino. Ekzistencializmi i tij shpesh u kon-frontua nė mėnyrė polemike me disa teza tė Hajdegerit dhe Jaspersit. Numri mė i madh i veprave tė tij u kushtohen problemeve tė religjionit, tė artit dhe tė lirisė, ēėshtjeve gnoseologjike- teorike dhe studimeve nė fushėn e his-torisė sė filozofisė.
Pėrkundra «orientimit nihilist» tė Hajdegerit dhe Jaspersit, A. kėrkon zgjidhje «pozitive» tė problemit tė ekzistencės. Me kėtė rast ai tregqi perspektivėn e re tė ekzistencializmit: «Njeriu nė ēdo rast kėrkon tė kėnaqurit, pėrmbushjen, stabilitetin, tė cilat i mungojnė. Kėrkon qenien. Nėse e kėrkon qenien atė nuk e posedon, ai nuk ėshtė qenie. Tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundme, tė studiosh deri nė fund natyrėn e saj, ėshtė detyrė fundamentale e ekzistencializmit. Por tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundme ose ta studiosh, nuk do tė thotė ta bėsh vetėm objekt tė spekulimit, por tė marrėsh ndaj saj qėndrim dhe tė vendosėsh mbi pasojėn. Kėtu tregohet qartė perspektiva e re e ekzistencializmit. Ai kėrkon nga njeriu preokupim nė tė fundmen vetjake».


Njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė A. ėshtė Struktura e ekzistencės, nė tė cilėn flet mbi njeriun nė relacion ndaj qenies. Pėr tė njeriu nė esencė ėshtė strukturė, formė nė tė cilėn «si-tuata finale» e pėrpjekjes kah qenia realizon unitetin esencial personal me «situatėn fillestare». «Situata finale» ėshtė themel dhe justifikim si «mundėsi e mundėsisė», kurse ky raport njėkohėsisht njė aspekt probletnatik i ekzistencės. Njeriu me dashjen ekzistenciale mund tė pranojė situatėn e vet dhe, duke u angazhuar, nė tė njėjtėn kohė realizohet nė transcendentimin e vazhdueshėm tė vetvetes ndaj qenies. A. konsideron se gabimi i pėr-bashkėt i tė gjitha varianteve tė filozofėve evropianė tė perėndimit tė ekzistencės (p.sh. Hajdegerit, Jaspersit, Sartrit, Kamysė e tjerė) ėshtė shmangia e plotė e problematikės se vlerave dhe tė normatives. Ai konsideron se nė konceptin e «mundėsisė transcendentale» ka gjetur zgjidhjen adekuate pėr normativėn dhe se me kėtė ka evituar relativizmin vlerėsor.


Nė veprėn Arti, gjuha, shoqėria, Abanjano tregoi sesi, nė realitet, kontrollohet arti nga rrethi i tij shoqėror dhe si tradita, institucionet dhe interesat klasore ndikojnė nė aktivitetin e artit, por njėkohėsisht tregoi edhe se si artisti e kontrollon shoqėrinė. Arti ėshtė gjuha: ai ėshtė aktivitet semantik i lirė, i pavarur nga aplikimet e pėrgjithshme. «Kthimi natyrės», si e kupton A., artin e lidh me realizimin autentik tė ekzistencės njerėzore. Njeriu, qė me ndjesinė e vet ka njė relacion ndaj objektit nė botė vihet me anėn e artit nė njė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė dhe tė pastėr me ndjesinė qė kushtėzon objektet. Me orientimin e tij tė tėrėsishėm nė problemet ekzistenciale tė njeriut, A. hoqi dorė nga qėndrimi kontemplativ pasiv ndaj artit «nė zotėrimin e tė cilit njeriu mund tė kėnaqet lirisht» qė ėshtė karakteristikė pėr shumicėn e estetikave tradicionale. Pavarėsisht nga mėnyra herė-herė jo e zakonshme e tė shprehurit dhe tė theksuarit tė tepėrt tė momentit tė vetndėrdijes emocionale lidhur me «kthimin natyrės», dhe bile edhe pavarėsisht nga identifikimi i paarsyeshėm i angazhimit reaksionar dhe revolucionar, A. me futjen e tij tė thellė nė sferat primare tė artit si dhe me tezėn se arti, kundruall ēdo lloji tė relacionit lėndor (nė tė cilin ekzistenca shkapėrderdhet nė dobishmėri) ėshtė unitet i drejtpėrdrejtė i objektit dhe i personalitetit, tregoi qartė mbicaktimin mendor tė koncepteve tė shumta estetike bashkėkohore.


Veprat kryesore: Principi i metafizikės (1936); Struktura e ekzistencės (1936); Hyrje nė ekzistencializėm (1942); Filozofia, religjioni dhe shkenca (1947); Historia e filozofisė (3 vėll. 1946-50); Arti, gjuha, shoqėria (1951); Mundėsia dhe liria (1956) - Problemet e sociologjisė (1959); Fjalor i Filozofisė (1960); Njeriu, projekt i shekullit 21. (1980).
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė