Astrit Lulushi
SHBA
Historia shkruhet nga fitimtaret, por trashegimia u takon te mundurve. Gjate 50 vjeteve te diktatures ne Shqiperi, historia me te vertete u shkrua nga fitimtaret. Por me rindezjen e debatit mbi hapjen e dosjeve, dhe nese ato hapen, atehere duket se trashegimia do te kaloje ne duart e atyre qe humben gjate diktatures.
Fitimtaret e djeshem si "specie ne rrezik" sot aspirojne trashegimine e te mundurve. Ashtu si ujqit ne rrezik nga te ftohtit e uria qe e kuptojne se nuk mund t'i bejne balle dimrit ne gjendje te eger e zbresin fushave duke u perzier me bagetine, edhe ish tiranet perqafojne viktimat e dikureshme."Kemi qene te gjithe fajtore" thone ata, duke bere viktimat fajtore dhe shtypesit viktima.
Rrjedhimisht, duke perqafuar kultin e viktimes, keta fitimtare vullnetarisht e fshijne veten nga historia, nga historia popullore. Dhe historia boterore ka plot shembuj te tille.
Portugalia e pershkruan historine e saj perandorake si te shkurter e pa gjak "Ne nuk ishim mizore e pa skrupuj si te tjeret. Ne jo gjithmone nxitem racizmin, por deshironim vetem te miren e Brazilit, Afrikes e Azise. Ne ishim engjej", arsyeton nje historian portugez. Spanjollet gjithashtu, ne librat shkollore te historise, theksojne humbjet heroike te
Hanibalit, Skipio afrikanit e Napoleonit dhe flasin per "shpirtin vetmohues te pashembullt ne histori" qe udhehoqi freterit spanjolle per t'u mesuar indianeve te Amerikes shkrim, kendim e fe.
Shume intervista e kujtime te ish funksionareve e sigurimsave botuar ne shtyp e ne forme librash e pershkruajne qete e "me dhembshuri" periudhen e sundimit me te eger, a thua se nuk ka mbetur asnje ndaj te cilit te shfryhet zemerim. Dhe nuk do te duket cudi kur krejt pa pritur nje dite te thuhet se Shqiperia kishte qindra mijera te shtypur, por jo shtypes.
E kaluara eshte e nevojeshme per te treguar historine e sotme. Shkrimi i historise shkon krahas me ndertimin e identitetit kombetar dhe rishkrimi i saj, krijon identitet te ri.
Pas luftes se dyte boterore, ne Shqiperi erdhen ne pushtet komunistet dhe studimi i ideologjise marksiste u be themelor per formimin e ketij identiteti te ri.
Per perhapjen e kesaj ideologjie, hapi i pare ishte zhdukja e analfabetizmit, ndersa shume komuniste qe dinin shkrim e kendim u derguan ne Bashkimin Sovjetik per indoktrinim. Moska, e dale fituese nga lufta, ofronte shembullin e nje shoqerie e kulture ideale ne te cilin nje shtet i ri komunist si Shqiperia mund te begatonte. Ndersa, amerikanet shihnin ender amerikane, endra e komunisteve shqiptare ishte ruse.
Krahas perfitimeve te dukeshme, alfabetizmi apo arsimimi solli edhe ndryshime me ndikime afatgjate duke i hapur rrugen krijimit te "njeriut te ri" dhe te nje mendesie, kopje fanatike e menyres dhe mendesise sovjetike te jeteses.
Polemikat e rihapura rreth ceshtjes se dosjeve tregojne se shume njeres ne kerkim te se vertetes nuk jane me indiferente. Ata duket se nuk u besojne me "miteve e legjendave'' dhe as poeteve qe i zbukurojne dhe i ekzagjerojne ngjarjet apo tregimtareve qe shkruajne me shume per te terhequr lexuesit sesa per thene te verteten. Keto polemika tregojne se per te kuptuar te kaluaren njerezit kane nevoje per nje histori kritike qe do t'u pergjigjej pyetjeve se "cilet jane" e "nga vijne" edhe pse si Oedipusit te Sofokliut, pergjigja qe do te gjejne mund te mos u pelqeje.
|