Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-08-07, 09:14   #84
Shqiptare
Besimtare!
 
Avatari i Shqiptare
 
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
Shqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Fshehtesite e marteses!

Martesa ka qėllimet dhe synimet e veta, prej tė cilave do t’i theksojmė vetėm disa:



Zoti i Madhėrueshėm i ka krijuar njerėzit nė tokė dhe nė tė ka caktuar ekzistencė tė pėrkohshme, e cila ėshtė e lidhur me tė lindurit e fėmijėve dhe shumėzimin e pėrgjithshėm tė racės njerėzore. Pikėrisht pėr kėtė si dhe pėr tė tjera shkaqe tė arsyeshme, martesa islame urdhėrohet dhe rregullohet me ligj.
Martesa konsiderohet ndėr vendimet mė serioze tė jetės sė njeriut. Martesa ėshtė njė institucion fetar, tė cilin sikurse edhe institucionet tjera fetare, myslimanėt janė tė obliguar t’i respektojnė, qė t’i pėrmbahen plotėsisht dhe ta aplikojnė nė jetė. Martesa ėshtė hapi mė i rėndėsishėm tė cilin krijesa njerėzore do ta kishte bėrė nė interes tė tė mirave dhe lumturisė personale.

Nga ajetet kur’anore dhe njė numėr i madh i haditheve tė Pejgamberit, alejhi selam, shohim se muslimanėve u rekomandohet martesa. Allahu thotė nė Kur’an:
“Martoni tė pamartuarit (e tė pamartuarat) tuaja dhe skllavėt (e skllavet) tuaja tė ndershme. Nėse janė tė varfėr, Zoti do t’i begatojė nga dhuntitė e Tij...” (En-Nur: 32)
Muhamedi, alejhi selam, gjithashtu e porositi martesėn duke thėnė: “Martohuni dhe shumėzohuni, sepse unė krenohem me ju ndaj popujve tė tjerė nė Ditėn e Gjykimit.”
Nga historia e njerėzimit shohim se tė gjithė popujt e lashtė, si p.sh.: sirianėt, babilonasit, egjiptasit, grekėt, etj. martesės i kanė kushtuar rėndėsi tė madhe.

Islami na mėson se martesa ėshtė “gjysma e fesė”. Pėr shkak se plotėson aq shumė nevoja themelore tė individit dhe shoqėrisė, martesa shihet si njė shtyllė prej guri nė tė cilėn mbėshtetet e tėrė jeta muslimane. Kur dy njerėz martohen dhe familjen e tyre e drejtojnė sipas dėshirės sė Zotit, ata me tė vėrtetė kanė filluar rrugėn pėr nė Xhenet.


Ekzistojnė mendime tė ndryshme rreth vlerėsimit tė martesės, po i citojmė vetėm disa:
- Martesa shėrben si bazė e fesė dhe e shtetit, ngase duke shėrbyer si mjet pėr shtimin e njerėzimit, ajo i siguron jetė fesė dhe shtetit.
- Martesa ėshtė themel i bashkėsisė njerėzore, me anė tė sė cilės mund ta dimė se sa vlen njė burrė ose njė grua.
- Martesa ėshtė mjeti mė i mirė pėr mbrojtje nga prostitucioni dhe prishja morale.
- Martesa ėshtė nė shėrbim tė kulturės dhe tė njerėzimit, e cila na ruan nga krimet dhe mėkatet.
- Martesa na nxit nė punė dhe angazhim, tė cilat duhet t’i orientojmė nė tė gjitha drejtimet.
- Martesa ėshtė mjet, qė i shpie popujt deri te fuqia, ndėrsa bijtė e tyre deri te mirėqenia, lumturia dhe fama.
- Martesa ėshtė kopsht i lumturisė, mbrojtės i shėndetit dhe synimi mė fisnik i gjinisė njerėzore.

Martesa ka qėllimet dhe synimet e veta, prej tė cilave do t’i theksojmė vetėm disa:

1. Ruajtja e gjinisė njerėzore
Martesa nėnkupton shtimin e gjinisė njerėzore dhe paraqet faktorin kryesor pėr vazhdimėsinė e saj derisa tė jetė kjo botė. Allahu thotė nė Kur’an:
”O ju njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe kinie frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju.” (En-Nisa: 1)
”All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj, e prej bashkėshorteve tuaja - fėmijė e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) tė mira. A besojnė ata tė pavėrtetėn, e tė mirat e All-llahut i mohojnė?” (Nahl: 72)

2. Sigurimi i trashėgimtarėve ligjor, ngase duhet ditur se kush kė e trashėgon me ligj.

3. Sigurimi i bashkėshortėve nė pikėpamje morale, sepse pa sigurim tė jetės morale nuk ka as rregull tė mirė shoqėror.

4. Edukimi i mirė i fėmijėve nė pikėpamje fetaro-morale, ngase pa edukim tė mirė tė rinisė, bashkėsia njerėzore nuk ka lumturi dhe mirėqenie tė vėrtetė.

5. Mbajtja e gruas dhe e fėmijėve sepse duhet ditur se kujt i takon kjo detyrė, etj.

Jeta martesore pėrmban nė vete edhe tensione, por ajo jetė tė siguron atė lloj tė relaksimit pėr tė cilėn qenia njerėzore ka nevojė natyrale.
Jeta moderne pėrmban mbi vete aq shtypje dhe sprova sa qė do tė mund ta shkatėrronin edhe lidhjen mė stabile. Pėr kėtė arsye ėshtė e domosdoshme qė bashkėshortėt tė respektojnė tė drejtat e njėri-tjetrit dhe tė ndihmohen mes vete.
Ēelėsi i parė pėr martesė tė lumtur ėshtė ta duash Allahun dhe tė praktikosh parimet e Tij nė ēdo situatė dhe lidhje. Pėr njė martesė tė suksesshme ėshtė tepėr e rėndėsishme tė merrni parasysh nevojat dhe karakterin e partnerit tuaj. Nė martesėn muslimane, pėrgjegjėsi dhe detyra kanė si burri edhe gruaja dhe qė tė dy, individualisht janė pėrgjegjės para Zotit pėr veprat e tyre.
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
Shqiptare Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė