Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Dalloheni si njė prej zėrave, qė si zgjidhje tė vetme shohin bashkimin e trojeve Shqiptare. Mendoni se shqiptarėt janė aq tė vetėdijshėm se sa ta mundėsojnė kėtė?
M.PIRRAKU: Ju lutem, shqiptarėt e duan ribashkimin e kombit dhe tė atdheut, por po gabojnė nė zgjedhjen e drejtuesve politikė, tė cilėt nuk kanė dije as guxim pėr tė ndėrkombėtarizuar zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare pėrmes rrugės demokratike, pas tė cilės tė vigjilojė forca. Dikush mund ta kujtojė Pranverėn Shqiptare 81. Ajo u bė e tmerrshme pėr pushtuesin serbo-jugosllav dhe simpatike pėr botėn demokratike nė saje tė Ndėrkombėtarizimit qė iu bė Ēėshtjes Shqiptare nga Tirana zyrtare. Mund tė them se pėr vėnien nė lėvizje tė kėrkesės demokratike pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare tashti jemi me dekada mė larg se kemi qenė nė qershor tė vitit 1999. Aktiviteti i gjithanshėm pėr ribėrjen e Shqipėrisė nė kufijtė etnikė, sė paku tė sotėm, me tė drejtėn natyrore dhe me tė drejtėn nė vetėvendosje tė kombeve, nuk mund tė konsiderohet armiqėsi ndaj kombeve fqinje, pėrkundrazi, ėshtė njerėzore tė konsiderohet shkarkesė e barrės qė tė parėt ua ngarkuan, pra edhe liri e tyre.
Vizita e presidentit Bush nė Tiranė a barte nė vete edhe mesazhin: Shqiptarė, po dėshmoj se ka filluar epoka Juaj, pėr qenie tė dinjitetshme si komb i lirė!
M.PIRRAKU: Ky mesazh ekziston, por ai mund tė jetė edhe projeksion i dėshtuar me fajin e shqiptarėve gjithandej nė trojet e copėtuara nė gjashtė copėza administrative, me perspektivė tė dyshimtė. Politikanėt tanė, shkolla jonė, shkenca jonė, flasin si me marrė, ose pėrshpėrisin mjerueshėm pėr ēėshtjet tona, kombėtare, edhe kur kemi tė drejtė absolute. Kam frikė se Bush ka menduar se mė nė fund shqiptarėt kanė mėsuar diēka nga hebrenjtė, se jemi pak ēifut. E, shikuar klasėn politike shqiptare, del se ne jemi pus.
Jeni tė mendimit se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja e vetme dhe e fundit pėr shqiptarėt e Kosovės. Dhe ku faktikisht e qon popullin tonė kjo zgjidhje?
M.PIRRAKU: Jo, jo. Pavarėsia e Kosovės, jo vetėm e kushtėzuar, por sikur tė ishte klasike, ėshtė dhunė ndėrkombėtare ndaj kombit shqiptar, njėsoj si pavarėsia e shtetit Shqipėri mė 1913. Realisht, pavarėsia e Kosovės ėshtė riciklim ndėrkombėtar i ricopėtimit tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike. Me kėtė pavarėsi, me kėrkesat Ahtisaariane pėr simbolet pa asnjė identitet shqiptar, madje as pa ngjyrėn kuq e zi, po legalizohen rrugėt e dhunshme pėr copėtimin pėrfundimtar tė shqiptarėve tė Kosovės, dhe mė gjerė nė ish arealin e Jugosllavisė versajase-avnojiste, nga kombi shqiptar.
Sipas referencave tė Pakos sė Ahtisaarit Kosovėn e pret njė rrugė e gjatė dhe e mundimshme. A mendoni se shqiptarėt mund ta pėrballojnė rrugėtimin nė kėtė katrahurė? A mendoni se kjo Pako e Ahtisaarit ėshtė teh i thikės pėr Kosovėn?
M.PIRRAKU: Ju keni konstatuar drejt qė nė fillim. Bėrja e shtetit ėshtė punė qė kėrkon sakrifica tė mėdha dhe kohė. Trenin qė mund tė shpinte me shpejtė Kosovėn nė cak e humbėm me demilitarizimin fatal tė UĒK-sė, me legjitimimin politik tė filozofisė vazale tė LDK-sė, me pranimin e UNMIK-ut si pushtet me forcė tė pakufizueshme mbi vullnetin politik demokratik tė shqiptarėve tė Kosovės, me pranimin e barazimit tė shumicės etnike dhe historike shqiptare me pakicat etnike si miras i robėruesve. Tė them qartė vetėm njė shėmti: Nomenklaturėn onomastike tė vendbanimeve shqiptare nė variantin sllav e nė gjuhėn serbe pėrfundi, edhe aty ku me vite mund tė mos kalojė asnjė serbė udhėtarė, mund ta duroj vetėm njė popull i pandėrgjegjėsuar politikisht. Pra, kam frikė se ky popull yni, i udhėhequr nga politikanė tė shkėputur nga populli, do tė durojė nė pafundėsi edhe poshtėrime tė tjera tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr interesa tė Serbisė.
E sa i pėrket pyetjes sė fundit, mund tua rikujtoj: Sapo u bė publik Plani i Ahtisaarit, pata konstatuar: Me propozimin e Ahtisaarit- Kosova nė thika. Analizat e mia nuk i botuan as gazetat e pavarura tė Kosovės!?! Falė ideliastėve, ato mbushėn webfaqet e internetit. Konstatimet e mia, mė vonė, do tė vėrtetohen nga shumė analistė politikė botėror. Dhe, edhe tashti e kam po tė njėjtin mendim, por duhet tė theksohet fakti se Ahtisaari e ka balancuar forcėn aktuale reale tė kombit shqiptar me grykėsinė e okupatorit gjenocidial serb ende me mbrojtje ndėrkombėtare. Vėrtet, gjenocidi serb i viteve tė 90-ta tė shek. XX, nė Kosovė, Kroaci dhe Bosnje, i pėrmasave tė panjohura nė Ballkan dhe nė Evropė as nė mesjetė, nuk ishte krim i ndodhur ad hoc, por ishte shfarosje e projektuar nė institucionet shtetėrore politike, akademike, policore e ushtarake serbe para syve tė Botės. Sė kėndejmi, asnjė dėnim ndėrkombėtar pėr Serbinė dhe pėr kombin serb, vetėm miklime, vetėm lėshime. Edhe Gjyqi i Hagės, me barazimin e krimit me martirizimin, tė kriminelit me mbrojtjtėsin e virtytshėm (qoftė kroat, boshnjakė apo shqiptar ai), po rezulton si mbrojtje institucionale botėrore e Serbisė forcė nė Ballkan, nga tashti me rrezik permanent pėr Kosovėn dhe vendet e tjera shqiptare e boshnjake (myslimane).
Ēka do tė kishit ndėrruar ju nė skenėn politike kosovare dhe cilėt politikanė do ti kishit flakur nga kjo skenė?
M.PIRRAKU:Dihet botėrisht se Kosova aktualisht nuk ka pushtet legjitim, pėrkatėsisht se veēanėrisht nga ndarja e LDK-sė nė dy krahė, si edhe PSHDK-ja mė herėt, me Kosovėn sundojnė (dhe nuk udhėheqin) tarafet politike mafioze, pa legjitimitet tė popullit. Si hap tė ngutshėm, pa pritur me lojėn ndėrkombėtare nė zgjidhjen e statusit shtetėror tė Kosovės, do tė shpallja zgjedhjet e hapėta me kritere pėr tė zvogėluar numrin e partive pa mbėshtetje tė fuqishme nė votė tė lirė. Do tė veproja nė bėrjen e shtetit faktik tė Kosovės dhe do tė denoncoja me forcėn e popullit mbajtjen e Kosovės peng tė interesave tė balancuara tė Fuqive tė Vendosjes. Njėkohėsisht do tė bėja moratorium pėr fjalėn pavarėsi e Kosovės, do ta spastroja shoqėrinė kosovare nga klanet mafioze nė ekonomi, nė politikė, nė shtet. Nė mungesė tė armėve ushtarake, si e drejtė legjitime kombėtare pėr mbrojtjen e ekzistencės fizike dhe tė lirisė, do tė urdhėroja ngritjen e njė punėtorie pėr bėrjen e pushkėve prej drurit, si tė Bali Katravellės sė Rezallės, qė i priu rezistencės sė Shaban Palluzhės, do tė shpallja shėrbimin pėr ushtrimet paraushtarake tė rinisė dhe KFOR- it do ti thosha: Ja ushtarėt pėr sigurinė e Kosovės, sot nėn komandėn tuaj, dhe nesėr ushtri pėr forcat e NATO-s....!
Gati tė gjithė politikanėt nė lojė janė djegur tėrėsisht. Kėtė e dinė ata dhe e dinė padronet e tyre. Vetėdijesimi politik i shqiptarėve qė duhet tė ndodh, ndėrrimi i situatės sė paqėndrueshme, tė krijuar ndėrkombėtarisht nė Kosovė, ka pėr tė ndodhur. Nėse ky popull vazhdon lojėn symbyllazi, ka pėr tia trashur vetės vargonjtė e robėrisė.
Jeni tė njohur me kėrkesat e Lėvizjes Vetėvendosje. A mendoni se kjo Lėvizje ka qėllim aspiratėn e popullit shqiptar?
M.PIRRAKU: Qė tė kuptohem mė qartė, tė risjellė njė konstatim timin mė tė hershėm: Aty ku ēėshtjen shqiptare tė Kosovės e la LKJ-ja e mori LDK-ja, aty ku e la atė LDK-ja e mori UĒK-ja, aty ku ngeli kjo e mori Marsi 2004 dhe aty ku e la Marsi e mori Lėvizjes Vetėvendosje dhe e solli deri nė kėtė stad ku gjendet sot. Kjo Lėvizje ėshtė zėri legal aktual i vetėm i artikuluar drejtė i Kosovės nė veēanti dhe i kombit shqiptar nė pėrgjithėsi. Ėshtė e vetmja opozitė demokratike e UNMIK-ut dhe e pushtetit vasal ndėrkombėtar tė Kosovės. Sa mė shpejtė qė kjo Lėvizje tė kuptohet nga shqiptarėt si zė i domosdoshėm pėr ardhmėrinė e dinjitetshme tė tyre, mė me pak sakrifica tė reja do tė realizohet sė paku kėrkesa politike minimaliste - Pavarėsia e kushtėzuar e Kosovės.
|