Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-07, 21:23   #1
illyria
 
Anėtarėsuar: 19-03-04
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 370
illyria e ka pezulluar reputacionin
Gabim Krimi i organizuar nė Kosovė

Tė nderuar bashkėkombas,krimi i organizuar nė Kosovė ka egzistu qysh moti,mirėpo pas lufte ka marrė pėrmasa dhe forma tejet alarmante dhe seriozisht ėshtė duke e rrezikuar mirėqenjen ekonomike dhe vet sigurinė fizike tė mbarė popullit.
Pas lufte nė Kosovėn e gjakosur nga armiku shekullor sllav filluan vrasjet e shumta ndėrshqiptare pėr shkaqe tė ndryshme ekonomike,politike,kriminale apo edhe morale tė cilat ende po vazhdojnė me intenzitet tė ndryshėm.
Pas lufte ndodhėn edhe vjedhjet e shumta tė pasuris publike,falsifikime tė dokumenteve katastrale,uzurpime,mashtrime dhe keqpėrdorime shumė tė mėdha tė fondeve dhe arkave tė ndryshme shoqėrore kryesit e tė cilave ende nuk janė zbuluar e lėre mė gjykuar.
Shumė persona nė mėnyra tė dyshimta u bėnė milionerė mbrenda natės,grabitėn gjithcka qė ishte e mundur.
Njerėzit e rinjė tė fortė nė pushtetet e pasluftės u bėnė menjėherė ortakė me "biznismenėt" milionerė duke iu ndihmuar atyre gati haptazi nė punėt e flliqura,me korrupcion,familjarizėm dhe keqpėrdorime flagrante tė pozitave.
Shumė njerėz anė e mbanė Kosovės me forcė grabitėn patundshmėrit publike nėn pretekstin se gjoja tė njėjtat ua ka grabitur pushteti serb e nė tė vėrtetė ata ishin kompenzuar bukur mirė nga i njėjti pushtet qysh me kohė.
Sipas mendimit tim,ėshtė pikėrisht krimi i organizuar ose MAFIA qė ka bėrė qė i vetmi shtet shqiptar nė Botė gjer mė sot ende edhe pas njė shekulli ekzistimi nuk ėshtė shtet stabil si ekonomikisht ashtu edhe juridikisht.
E njėjta gjė kėrcėnon me tė madhe edhe ardhmėrinė e Kosovės.
Si ta ndalim kėtė kėrcėnim tejet tė rrezikshėm dhe a ka Kosova kapacitete juridike,policore apo edhe ushtarake qė ti del pėrpara armiqėve tė shumtė vendorė qė janė futur nė cdo kėnd ekonomik,politik,ushtarak dhe policor.
A mund populli i Kosovės,institucionet e saja sė bashku me miqtė e vėrtetė nga Europa dhe SHBA,krahas armiqėve tė jashtėm si qė janė Serbia dhe Rusia tu bėjnė ballė edhe kolonės sė pestė vendore qė ka formėn e krimit tė organizuar dhe qė me fjalė tjetėr quhet MAFI!?


__________________
\"O Zot,na jep mė shumė mend e jo tru,tru ka edhe lopa\"
illyria Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante