Besimtare!
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
|
Nėse dėshiron tė jesh prej atyre qė u pranohet lutja!
Bėhu i sinqertė nė lutjen tėnde drejtuar Allahut tė Lartėsuar dhe mos lut askėnd pėrveē Tij, ngase duaja ėshtė adhurim (ibadet), madje ndėr ibadetet mė tė rėndėsishme dhe mė tė vlefshme, sepse Allahu i Lartėsuar pranon vetėm atė qė ėshtė e sinqertė pėr Tė. Ai thotė: Dhe (mua mė shpallet) se vėrtet xhamitė janė veēantė pėr ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni nė to askėnd tjetėr me Allahun! (Xhin, 18)
Gjithashtu thotė: Pra, adhurojeni Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, edhe pse jobesimtarėt e urrejnė atė (adhurimin). (Gafir, 14)
Ndėrsa Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, thotė: Kur tė kėrkosh, kėrko prej Allahut. Nėse kėrkon ndihmė, kėrko prej Allahut.1
Duro dhe mos nxito nė pėrgjigje. Nėse durimi yt mbaron, atėherė ti do tė jesh humbės, je sjellė keq me Allahun. Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: I pranohet lutja (lutėsit) pėrderisa nuk nxiton e thotė: Luta, por nuk mu pranua lutja.2
Gjithashtu, nga ai transmetohet se ka thėnė: I pranohet lutja (e lutėsit) pėrderisa nuk lutet pėr ndonjė mėkat ose pėr ndėrprerjen e lidhjeve familjare dhe pėrderisa nuk nxiton. I ėshtė thėnė: O i Dėrguar i Allahut, ēėshtė nxitimi? Tha: Tė thotė: Bėra lutje, bėra lutje dhe nuk shoh se mė ėshtė pranuar. Me kėtė rast pikėllohet dhe e lė lutjen (duanė).3
Pendohu pėr tė gjitha mėkatet dhe kthehu tek Ai, ngase shumicėn e atyre qė ankohen nga mospranimi i lutjeve e kanė kapluar mėkatet. Mėkatet janė pasojė e ēdo fatkeqėsie. Vėlla i dashur, shembulli i mėkatarit nė lutjen e tij ėshtė si shembulli i njeriut i cili lufton me ndonjė mbret tė kėsaj bote pėr njė kohė tė gjatė dhe pastaj shkon dhe i kėrkon mbretit ndonjė tė mirė. Ēfarė mendon pėr kėtė njeri? A do tė arrijė ta realizojė kėrkesėn e vet? Do ta realizojė vetėm nėse dashuria e njeriut pėr mbretin ėshtė e sinqertė dhe e ēiltėr.
Kujdesu qė kafshata e gojės tė jetė hallall (e lejuar). Mos e fut nė barkun tėnd haramin (tė ndaluarėn). Nėse njeriu stoliset me kėto qė thamė, atėherė do tė vėrejė gjurmėt e pranimit tė lutjeve tė veta. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: O ju njerėz! Allahu ėshtė i mirė dhe nuk pranon veēse tė mirėn." Ai i urdhėroi besimtarėt sikurse i urdhėroi tė Dėrguarit dhe u tha: (Ne u patėm thėnė): "O ju tė dėrguar, hani atė qė ėshtė e lejuar dhe e mirė dhe bėni vepra tė mira se Unė e di atė qė ju veproni. (Muminun 51). Gjithashtu thotė: O ju qė besuat, hani nga tė mirat qė ua kemi dhėnė dhe falėnderoni Allahun, nėse jeni qė vetėm Atė e adhuroni. (Bekare, 172)
Pastaj pėrmendi njeriun i cili ka udhėtuar gjatė me flokė tė shpupuritura dhe tė pluhurosura dhe qė i shtriu duart e tij kah qielli (duke thėnė): O Krijues, o Krijues!, kurse ushqimi i tij ėshtė haram, pija e tij haram, veshmbathja e tij haram dhe ėshtė ushqyer me haram. E, si do t'i pranohet lutja?!'"
Sad bin ebi Vekasi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ėshtė bėrė i njohur nė mesin e sahabėve pėr pranimin e lutjeve tė tij. Kur bėnte dua, lutja e tij ngrihej dhe nuk kthehej vetėm se me realizimin e asaj qė kėrkoi. Ai thotė: Ēdo kafshatė qė kam futur nė gojė e di nga ka ardhur dhe si ka dalė. Pikėrisht kėtu qėndron fshehtėsia e pranimit tė lutjeve, pra, kafshata e lejuar.
Ki mendim tė mirė pėr Allahun e Lartėsuar. Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Luteni Allahun duke qenė tė bindur nė pranimin e lutjes. Vėrtet Allahu nuk e pranon lutjen nga zemra e pakujdesshme.4
Vėlla i dashur, tė jesh i bindur pėr pranimin e lutjes. Allahu pranoi lutjen e krijesės mė tė keqe, Iblisit, i cili ėshtė mė i keq se ti.
Mos e tepro nė lutjen tėnde. Teprimi kėtu ka pėr qėllim ēdo lutje qė ėshtė nė kundėrshtim me urtėsinė e Allahut Fuqiplotė, nė kundėrshtim me ligjin dhe urdhrin e Tij, ose pėrmban nė vetvete tė kundėrtėn e asaj qė ka lajmėruar Ai. Allahu thotė: Luteni Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje, pse Ai nuk i do ata qė e teprojnė. (Araf, 55)
Mos iu lut Allahut pėr atė qė nuk tė pėrket ty, si diēka nga pozitat e tė Dėrguarve, mos e tepro nė lutje duke pėrmendur ēdo hollėsi tė panevojshme, ose duke kėrkuar atė qė nuk tė lejohet tė kėrkosh, pėr shembull diēka nga haramet (tė ndaluarat), ose ta ngresh zėrin gjatė lutjes e tė ngjashme me kėto.
Urdhėro pėr tė mirė dhe ndalo nga e keqja. Hudhejfeja, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, thotė se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, ose do tė urdhėroni pėr tė mirė e do tė ndaloni nga e keqja, ose do tė zbresė Allahu dėnimin mbi ju. Kėshtu qė do ti luteni Atij, por nuk do tua pranojė lutjet.5
Filloje lutjen me falėnderimin e Allahut, pastaj dėrgo salavate e selame mbi tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, e pastaj lutu pėr atė qė ke nevojė. Kthehu nė drejtim tė kibles, zgjidh shprehjet mė tė mira e kuptimplota, por ska fjalė mė kuptimplote dhe mė tė mira sesa ato qė kanė ardhur nė Kuran dhe nė hadithin e vėrtetė, ngase ato kanė mė shumė bereqet dhe janė shprehje pėrmbledhėse.
Kėrko momente dhe kohė tė vlefshme. Kėto janė mbrėmja e natės sė Arafatit ndėr netėt e vitit, netėt e muajit tė Ramazanit ndėr muajt e vitit, e sidomos dhjetė netėt e fundit tė tij, e veēanėrisht nata e Kadrit, dita e xhuma ndėr ditėt e javės, fundi i natės, koha mes ezanit dhe ikametit, koha kur zbret shiu, etj..
Shfrytėzo momentin kur je nė sexhde, pas namazit, nė muajin e Ramazanit, etj..
Shfrytėzo rastet kur je nė vėshtirėsi, kur je nė udhėtim, kur je i sėmurė, kur je i dėmtuar, etj..
Ngriji duart gjatė lutjes. Selmani, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: Allahu ėshtė i turpshėm, ėshtė fisnik. Atij i vjen turp qė, kur njė rob i Tij i ngre duart, tia kthejė atij tė zbrazura.6
Paraprije lutjen nga ndonjė vepėr e mirė, si namazi, agjėrimi, sadakaja
A nuk e sheh vėlla se mė tepėr shpresohet nė pranimin e duasė pas namazit, ngase ėshtė bėrė pas njė vepre tė mirė. Prandaj, vėlla i dashur, provo tė lutesh pas njė pikė loti nga frika e Allahut Fuqiplotė, ose pas ndonjė pune qė i ke mbaruar ndonjė vėllai, ose pas sadakasė qė ke dhėnė nė errėsirėn e natės
Lute Allahun me emrat e Tij tė bukur. Ai thotė: Allahu ka emrat mė tė mirė, andaj Atė thirreni me ata. (Araf, 180)
Fillo me lutjen pėr veten tėnde, pastaj pėr prindėrit e tu e pastaj edhe pėr vėllezėrit e tu muslimanė, pėr dijetarėt e pėr burra tė mirė e tė ndershėm.
Nė fund, vėlla i dashur, mos u dėshpėro nėse nuk sheh pėrgjigje, nėse lutja jote spranohet. Ndoshta tė ėshtė pėrgjigjur Allahu duke tė tė larguar ndonjė sprovė dhe fatkeqėsi pėr tė cilėn ti ske njohuri, ose nuk tė ėshtė pėrgjigjur, duke e ditur se ajo qė ke kėrkuar sėshtė e mirė pėr ty; pasuria qė ke kėrkuar ndoshta do tė bėnte qė ti tė prisheshe e tė largoheshe nga Allahu, ose ke kėrkuar djalė e Allahu e ka ditur qė ai, kur tė rritet, nuk do tė tė respektojė, ose ke kėrkuar ndonjė punė, por ajo punė tė hap rrugėt e haramit (sė ndaluarės). Por mund qė ju ta urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju, dhe mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr ju. (Bekare, 216). Ndoshta nuk tė ėshtė pėrgjigjur ngase ti ke futur haram nė riskun tėnd, ose sepse Ai dėshiron tė shohė kėmbėnguljen tėnde gjatė lutjes nė fundin e natės. Allahu di mė sė miri!
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
|