Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Qėndro pėr njė ēast
dhe vėshtro
Q ė n d r o p ė r n j ė ē a s t
d h e v ė s h t r o
Rrėmujė
Zhurma
Zėra
Njerėz qė shkojnė e vijnė
Makina dhe kamionė qė buēasin. Dhunė
gjakderdhje
vjedhje
teknologji
konkurencė
urrejtje
kurthe
zhvillim
revolucion shkencor
luftra... ditė qė ikin dhe veniten para syve tė tu dhe nuk i arrin dot. Fėmijėt e tu tė rriten para teje, kurse ti nė njė vorbull sillesh dhe nuk e di se pėr ku. Njėri tė shtyn djathtas, njė tjetėr majtas, njė i tretė tė shkakton njė tronditje qė tė zien koka. Bota tundet nėn kėmbėt e tua, kurse ti akoma se di se ēfarė po bėn, bile akoma se ke vrarė mendjen se pse jeton. Je i trullosur, i hutuar. Kėnaqesh pa e ditur se pėr ēfarė, mėrzitesh pėr hiē gjė
tė rritet fėmija para syve tė tu, kėnaqesh
Tė dobėsohet shikimi dhe vendos syze, krenohesh se tė shkojnė shumė
tė bien dhėmbėt njėri pas tjetrit dhe vendos tė tjerė dhe i kėnaqur buzėqesh
Tė kėputen gjunjėt dhe fillon tė mbash shkop, bile e zgjedh tė bukur, pasi ka mė tepėr personalitet, krenohesh
Doktori tė jep disa ilaēe pėr qetėsimin e zemrės dhe ti kėnaqesh me ngjyrat e bukura tė kutisė sė kėtyre ilaēeve.
Dhe akoma nuk e ke kuptuar o i shkretė se ēdo gjė qė ndodh rreth teje apo tek ty do tė thotė afrim drejt fundit. Sirenat e stacionit tė fundit po bien... Nga libri yt nuk kanė ngelur veēse pak faqe. Ėshtė libri i jetės tėnde, faqen e parė tė tė cilit e fillove me veprat dhe veprimet e tua tė para. Me ėndrrat dhe iluzionet e tua qė ditėn e parė kur erdhe nė kėtė jetė dhe fillove tė qaje pa e ditur se pėrse qan. Pastaj tė ēelej fytyra kur qeshje pėr lodrat e tua. Kurse tani je rritur dhe nuk qan mė, qoftė edhe pėr gjėra tė mėdha, ndoshta edhe tė qeshurėn e ke shumė tė rrallė. Nuk tė bėn pėrshtypje asgjė. Gjithēka qė mendon ėshtė tė fitosh sa mė shumė para dhe pushtet pėr tė ardhmen tėnde dhe tė fėmijėve tė tu.
Zgjohu vėllai im, pa shiko pak rreth teje
Qėndro pak i vetėm dhe shikoje veten tėnde nė pasqyrė, ndoshta nuk do ta njohėsh, sepse monotonia e jetės tė ka larguar nga ajo.
Pėr pak caste mbylli sytė dhe riktheje njė herė kasetėn e jetės tėnde qė nga fillimi, qė atė ditė kur linde dhe fillove tė qaje, mė pas ti fillove tė zvarriteshe nėpėr qilim dhe dalėngadalė fillove tė ecje me kėmbėt e tua. Ti se mban mend se sa herė je rrėzuar dhe je ngritur prapė, derisa mėsove tė ecje me kėmbėt e tua.
Mė pas u forcove dhe zėri tu trash dhe fillove tė egėrsoheshe me ēdo njeri rreth teje. Fillove ti sfidoje tė gjithė, bile edhe nėnėn dhe babain tėnd. Tė parin krahėror qė braktise ishte krahėrori i nėnės tėnde, tek i cili preheshe kur ishe fėmijė dhe duart e saj tė ledhatonin flokėt e tu tė butė. Mė pas kėrkove njė tjetėr prehje dhe njė tjetėr jetė pėr tė shuar zjarrin rinor, i cili tashmė ishte ndezur tek ty. Tė vunė njė kusht sa pėr fillim. Tė braktisėsh nėnėn dhe babain qė tė jetosh i lumtur kėtė jetė tė re, buzėqeshe dhe the se kjo ėshtė shumė e lehtė.
Ky qė tani po tė zė ekranin e kujtesės tėnde ėshtė djali yt, i cili po rritet, por mos u kėnaq
Zėri po i trashet, por mos u gėzo
Ai po fillon tė tė bėrtasė, por tani mos u dėshpėro
, sepse historia po rikthen vetveten
Allahu (xh. sh) kėshtu vendos drejtėsinė dhe ekuilibron jetėn. Kėshtu ishe edhe ti mė parė, a nuk tė kujtohet?! Pra, mbylli sytė i dashur dhe kėrko pėr njė pikė loti qė asnjėherė nuk e ke lėshuar, gjeje dhe qaj pėr vetveten, pėr jetėn tėnde qė tė kaloi, pėr ēfarė tė ka ngelur. Qaj pėr ditėt qė i kalove nėpėr kėnaqėsi mashtruese, nėpėr mėkate.
Tani, pra, ēfarė ke pėrgatitur pėr takimin me Zotin tėnd, i Cili do tė tė marrė nė llogari shumė shpejt?
Ēfarė do ti thuash Krijuesit tėnd qė tė krijoi sytė, veshėt dhe tė pėrsosi nė kėtė pamje kaq tė bukur? Ai tė dha shėndetin, pasurinė, postin, gruan dhe fėmijėt, ēfarė, pra, ke vendosur ti thuash ditėn kur do tė dalėsh para Tij?
Atje do tė jetė stacioni i fundit dhe a tė ka shkuar ndėrmend ndonjėherė se ēka atje?
Nxehtėsi
Djersė
Dielli do tė qėndrojė mbi kokat e njerėzve
Zjarr
llavė
ujė i valuar qė tė rrjep lėkurėn dhe tė nxjerr mishin nga kockat. Njerėzit kanė pėr tė qėndruar ashtu nė atė vend 50000 vjet dhe pastaj do tė kalojnė nė njė urė mė tė hollė se tehu i shpatės. Tėrė kėto gjėra nė njė errėsirė tė tmerrshme dhe shumė prej njerėzve do tė bien nga kjo urė pėr nė xhehenem.
Do tė shpėtojnė vetėm ata njerėz qė kanė fituar kėnaqėsinė e Allahut (xh. sh)
Ata pėrpara do tė kenė njė dritė qė do tua ndriēojė rrugėn
Do tė jenė nė njė hije qė do ti mbrojė nga ajo vapė e tmerrshme. Hije qė buron nga Arshi i Allahut (xh.sh)
Do tė qėndrojnė nėpėr frone prej drite dhe do ti kenė zili tėrė njerėzit
Pra, zgjidh, o miku im, nė cilin grup dėshiron tė jesh?
Vendos njė peshore pėr punėt e tua dhe peshoji ato pėrpara se tė ti peshojė Zoti yt nė ditėn e gjykimit.
Llogarite vetveten, para se tė tė rrėshqasė toka nėn kėmbė, para se tė tė lėnė miqtė dhe tė afėrmit, para se tė tė lėnė fuqitė tė tė shkojė pasuria.
Llogarite vetveten, para se doktori tė ti heqė shpresat pėr tu shėruar...
Llogarite vetveten, para se tė shikosh sytė e tė afėrmve dhe miqve tė tu tė qajnė pėr ty tė pashpresė, duke thėnė pse po na le?, pyetje qė as ti nuk ia di pėrgjigjen.
Atėherė do tė pendohesh, pasi nuk e ke ndjekur udhėzimin e Zotit tėnd, do tė pendohesh qė ti nuk e ke njohur asnjėherė Atė. Dhe do tė kėrkosh tė kthehesh prapa qė tė plotėsosh ēka ke lėnė, por do tė jetė vonė dhe do tė tė thuhet: Jo, nė asnjė mėnyrė, a nuk tė mjaftoi jeta qė jetove? Aty tu dhanė shumė shanse pėr tu udhėzuar dhe ti asnjėherė nuk i more parasysh. Mė pas do tė hapet njė gropė dhe do tė tė mbulojnė me dhé, pėrfundimisht e le kėtė botė. Ike pėr tu ndarė nga miqtė e tu, ata tė lanė tė vetėm, tė la edhe pasuria jote dhe ua dhanė tė tjerėve, ajo pasuri pėr tė cilėn u mundove tėrė jetėn pėr ta fituar, tashmė ėshtė nė duart e tė tjerėve. Pastaj do tė harrojnė, ashtu siē u harruan edhe tė tjerė para teje.
Ashtu tė vetėm aty nė varr do tė tė vijnė engjėjt dhe do tė marrin nė pyetje, mė pas do tė dėnohesh pėr indiferencėn tėnde ndaj Allahut, Krijuesit tėnd, tė cilin nuk doje ta njihje kurrė dhe ta adhuroje. Ashtu nėn tortura do tė thėrrasėsh: O njerėzit e mi, ju lutem jepni lėmoshė nga pasuria qė lashė, jepuani tė varfėrve. Por ata nuk mund tė dėgjojnė, bile ata sikur thonė: Pėr ēfarė pasurie flet, ajo nuk ėshtė mė e jotja. Ajo ėshtė e tė tjerėve tashmė. Pėrsėri do tė thėrrasėsh kėsaj rradhe me zė mė tė pėrvuajtur: Ju lutem o fėmijėt e mi, falni disa namaze pėr mua, agjėroni disa ditė pėr mua, lexoni pak Kuran pėr mua, ndoshta mė lehtėsohet sadopak ky dėnim nė tė cilin jam. Por ata edhe kėsaj here duket sikur thonė: Nuk kemi kohė tė tepėrt pėr ty, ashtu siē edhe ti nuk pate kohė pėr ne, bile ti nuk e gjete kohėn as pėr veten tėnde. Atėherė do tė pendohesh shumė pėr veten tėnde, pėr kėto ditė, pėr kėto orė, pėr kėto para, pėr kėtė shėndet. Pėr indiferencėn tėnde ndaj Krijuesit tėnd.
Pra, vėllai im!
Zgjohu tani
sa i ke akoma shėndetin, pasurinė dhe kohėn!
Zgjohu tani
para se tė ngushtohen horizontet dhe tė errėsohet gjithēka para syve tė tu!
Zgjohu tani
para se tė mbytesh nė vorbullėn e jetės!
Zgjohu tani
para se tė tė ikė drita e syve e tė shurdhohen veshėt dhe zemra tė ndalojė sė rrahuri!
Zgjohu tani
para se tė tė mbarojnė ditėt dhe orėt e tua!
Zgjohu tani
para se tė thuash: I mjeri unė dhe tė tė thuhet: Nuk vlen tashmė, ka mbaruar gjithēka dhe punėt e tua Allahu (xh.sh) i ka marrė pėr ti gjykuar.
Zgjohu tani
dhe fillo njė faqe tė re! Jeto dhe adhuro Krijuesin tėnd, Allahun e Mėshirshėm, i Cili ėshtė i Vetmi qė e meriton adhurimin. Jeto me Islamin deri nė fund tė jetės tėnde, qė ti japėsh asaj njė motiv tė denjė pėr tė jetuar.
|