Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-07, 11:46   #11
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zana_ch
Eukaristia apo Kungimi


Sakramenti i trete dhe njekohesisht i fundit te hyrjes ne bashkimin e plote te krishtere eshte kungimi. Ai eshte i lidhur drejtperdrejte me meshen e shenjte. Mirepo, mesha eshte teme teper e gjere per ta perpunuar tani, ne kete kontekst. Duhet te perpunohet ne librezen e posacme. Ketu do te theksojme vetem disa te dhena kryesore, praktike, ne lidhje me kunimin shenjt – qe jane te nevojshme per jeten e perditshme fetare.



Cka eshte kungimi?

Kungimin rregullisht e percaktojme si nje prej shtate sakramenteve qe i themeloi Jezu Krishti, ne te cilin ne trajten e bukes dhe te veres e marrim Korpin dhe Gjakun e Krishtit ne shpirterat tane.
Krishti e themeloi kungimin ne Darken e mbrame kur mori buken, e theu dhe ua dha apostujve te vet duke thene ato fjale qe perseriten ne cdo meshe: “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”. Dhe vazhdoi: “Beni kete ne perkujtimin tim”.
Urdheroi pra, qe te hame te gjithe dhe te pime te githe. E pse duhet te hame dhe te pime, na tregoi pasi i ushqeu 5000 vete me pese buke dhe dy peshq (Gjn 6, 1-15). Pas asaj mrekullie ai mesonte popullin: “Une jam buka e gjalle qe zbriti prej qiellit: nese ndokush e ha kete buke, do te jetoje per amshim. E buka qe une do ta jap eshte korpi im per jeten e botes... Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete. Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim, ka jeten e pasosur. Une do ta ringjalli ne diten e fundit” (Gjn 6, 51.53-54). Shume nxenes thane se ky mesim eshte i pakuptueshem dhe u larguan prej tij, por Krishti nuk nderroi vendimin: kush beson ne te, ai edhe do te jetoje prej tij.
Kisha seriozisht e kupton dhe vazhdimisht e zbaton kete urdher. Cdo besimtar e ka per detyre qe te kungohet se paku nje here ne vit – per Pashke, por jo vetem nje here! Kisha na nxit te kungohemi sa me shpesh: me mundesi cdo dite. Nese kemi marre pjese ne dy meshe per nje dite, ne te dy meshet mund te kungohemi. Sidomos secili i krishtere ka obligim te kungohet ne rrezik vdekjeje.



Cka eshte e nevojshme per kungim te mire?

Kungimi i shpeshte eshte i dobishem dhe i nevojshem per rritjen dhe perforcimin e jetes se krishtere, per zhvillimin e jetes shpirterore. Megjithate nuk guxojme te kungohemi nese nuk jemi te denje!
1. Puna e pare e nevojshme per kungim te mire eshte hiri shenjterues, te cilin e marrim ne pagezim. Duhet te jemi te lire prej mekateve – sidomos prej te gjitha mekateve te renda. D.m.th.: nuk mund te kungohen ata qe nuk jane pagezuar: hebrenjte, myslimanet, hinduistet, budistet, animistet etj. Nuk guxon te kungohet as njeiru i pagezuar qe ka cfaredo mekati te rende ne shpirt, sepse me cdo mekat te rende humbet hiri shenjterues.
2. Kisha e kerkon para kungimit edhe agjerimin eukaristik (ngjinesen): nje ore para kungimit te mos hame as mos te pime asgje pervec ujit. Ky agjerim perpara ka qene shume me i gjate: me se pari prej mesnates, pastaj tri ore, e tani vetem nje ore. Pse? A thua Kisha nuk e respekton aq shume agjerimin? – Jo. Por Kisha deshiron qe besimtareve t’ua jape mundesine qe te kungohen sa me shpesh, sepse kungimi eshte me i rendesishem dhe me i dobishem se shume vepra tjera te mira.
3. Puna e trete e nevojshme per kungim te mire eshte qe te besojme me gjithe fuqi se ne kungim marrim Krishtin ne zemer: me korp dhe shpirt, me mish dhe gjak, si Hy dhe si Njeri. Per kete arsye nuk kungohen femijet e vegjel dhe njerez intelektualisht aq te kufizuar, qe nuk jane te afte te dallojne Korpin e Krishtit prej bukes se thjeshte. Po ashtu nuk mund te kungohen ateistet dhe besimtaret e llojllojshem, qe nuk besojne se ne kungim eshte i pranishem vete Krishti, Zot e Njeri.



Frytet e kungimit

Kungimi ka fryte te shumta dhe te begatshme:

1. me te ushqehet shpirti;
2. ai simbolizon bashkimin tone me Krishtin dhe me te gjithe vellezerit e Krishtere;
3. kungimi na mbron prej mekatit dhe se keqes;
4. njekohesisht eshte pengu i lumturise se ardhshme i ringjalljes;
5. sikurse me cdo veper te mire, ashtu edhe me kungim, lirohemi prej mekateve te vogla;
6. cdo kungim i mire na jep gezimin dhe kenaqesine shpirterore.

Nderkaq duhet te kemi parasysh edhe kete fakt: sa te begatshme dhe shelbimprurese jane frytet e kungimit te mire dhe te denje, aq mekat te madh ben njeriu qe kungohet pa dinjitet dhe pa respekt te duhur.
Pasi kungimi eshte dhurate aq e madhe e Zotit, kurre nuk duhet qe menjehere pas kungimit te dalim prej kishes. 10-15 minuta falenderimi nuk jane shume per nje dhurate aq te vlefshme.


i nderuari arton kerkoi falje se me vones e kam lexuar pytjen e juaj ...shpresoi se pak a shum jam mundue me ju shpjegue se qfar ashte EUKARISTIA



ME NDERIME
Zana_ch
Ok..
Nuk mund te them se e kuptova ne teresi, (sepse po e verej se po dalin pyetje tjera kuptimi ne lidhje me disa terme dhe rituale te panjohura,) por megjitheate ne thelb mu duk nje shpjegim i kuptueshem mbi eukaristine (kungimin), e cila tanime se paku nuk eshte nje term i panjohur per mua.

Ne kete kuptim, motrushe e nderuar, me pershendetjet me te sinqerta te falenderoj dhe te uroj nje dite plote perjetime te mira.

Artoni


arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė