Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-07, 16:55   #95
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Viti kushtuar Eukaristisė
(tetor 2004-tetor 2005)

nga Don Agim Qerkini

“Ky ėshtė korpi im qė flijohet pėr ju, bėni kėtė nė pėrkujtimin tim!... Ky kelk ėshtė Besėlidhja e re nė gjakun tim qė derdhet pėr ju” (Lk 22, 19-20).
Krishti Zot, dashurinė e madhe ndaj nesh e shfaqi nė shumė mėnyra. Kėshtu, ndėr tjera, dashurinė e madhe ndaj nesh e dėshmon edhe me themelimin e sakramenteve shenjte. Pėrmes tyre, Krishti e vazhdon misionin e vet ndėr ne duke qenė vazhdimisht i pranishėm nė mesin tonė. Prania e tij mė reale ėshtė nė sakramentin e eukaristisė. “Korpi im ėshtė ushqim i vėrtet e gjaku im ėshtė pije e vėrtet. Kush ushqehet me korpin tim dhe pi gjakun tim, ai mbetet nė mua e unė nė tė” (Gjn 6, 55-56).
Jemi nė fillim tė Vitit kushtuar Eukaristisė, e mu pėr kėtė, kemi dashur qė, pėr tė thelluar nderimin tonė ndaj Eukaristisė, tė pėrqėndrohemi pak mė tepėr mbi rėndėsinė dhe kuptimin mė tė madh pėr sa i pėrket flijes Eukaristike. Sepse, na ndodhė qė ndoshta edhepse shpesh marrim pjesė nė Meshė, disa prej pjesėve tė saj mos ti kuptojmė si duhet apo sa duhet.
Mu pėr kėtė, kemi dashur qė me kėtė rast tė japim disa spjegime dhe udhėzime se ēka ėshtė flija eukaristike dhe si duhet kryer ajo, edhe mė tepėr, cili ėshtė roli im si pjesėmarrės i Meshės shenjte.
Nė fillim njė paraqitje tė shkurtė tė Letrės Apostolike tė cilėn Ati shenjt e shpalli me rastin e vitit Eukaristik, e mė pas do tė kalojmė nė pjesėt kryesore tė saj.

Letra apostolike pėr Vitin Eukaristik « MANE NOBISCUM DOMINE »

Njė argument i ri qė na shtyn edhe mė tepėr ta tregojmė devotshmėrinė tonė ndaj eukaristisė shenjte ėshtė edhe dėshira e Atit shenjt, i cili, pėr tė theksuar rėndėsinė e kėtij sakramenti pėr jetėn tonė, ditėn e festės sė Zojės Rruzare, mė 7 tetor 2004 shpalli Vitin kushtuar Eukaristisė.
Kėshtu, me Letrėn apostolike “MANE NOBISCUM DOMINE” (“Rri me ne Zotėri!” Lk, 24,29) Papa Gjon Pali II u drejtohet ipeshkvijve, meshtarėve dhe besimtarėve nė tėrėsi qė edhe mė intenzivisht tė shtojnė adhurimin ndaj Eukaristisė.
Me kėtė rast, dua tė them shkurtimisht disa fjalė mbi pėrmbajtjen e kėsaj Letre tė Papės:
Natyrisht, Letra apostolike “Rri me ne Zotėri” ka njė pėrshtatshmėri tė mirė pėr Vitin Eukaristik. Janė dy ngjarje qė nxitėn kėtė iniciativė: Kongresi ndėrkombėtar eukaristik i cili u mbajt mė 10-17 tetor 2004 nė Argjipeshkvinė e Guadalajarės, nė Meksikė, dhe mbledhja e Rregulltė e sinodit Ipeshkvor e cila do tė mbahet mė 2-29 tetor 2005 nė Vatikan me temėn: Eukaristia - gurra dhe kulmi i jetės dhe e dėrgimit tė Kishės. Pėrpos kėsaj edhe njė prej motiveve shtesė ėshtė dita e tė rinjėve tė Botės qė do tė organizohet nė Köln tė Germanisė mė 16-21 gusht 2005.
Letra apostolike “Rri me ne Zotėri” pėrbėhet nga hyrja, ndahet nė katėr pjesė kryesore dhe pėrfundimin.

Pjesa e parė titullohet “Gjurmėve tė Koncilit dhe Jubileut”.
Kėtu sillen fakte tė cilat i kanė parapri vitit Jubilar si dhe enciklika e Letra apostolike me tė cilat nxitet pėrshpirtėria e besimtarėve pėr njė jetė mė tė thellė shpirtėrore. Kėshtu, qysh nė enciklikėn e vet “Tertio millenio adveniente” (10 nėntor 1994) me tė cilėn shėnoi rrugėn e pėrgaditjes pėr jubileun e Madh tė 2000-vjetorit tė Krishterimit, Papa kishte theksuar: “Viti Dymijė do tė jetė thellėsisht vit Eukaristik. Nė sakramentin e eukaristisė, Shėlbuesi i Mishėruar nė krahėrorin e Marisė, vazhdon t’i dhurohet njerėzimit si burim i jetės hyjnore”. Pastaj, me letrėn “Dies Domini”, thėrret besimtarėt tė meditojnė mbi tė dielėn si ditėn e ngjalljes sė Zotėrisė. Nė Letrėn apostolike “Nuovo millennio ineunte” Papa thekson se duhet tė vazhdohet rruga e adhurimit eukaristik, gjė qė ėshtė dėshmuar nė shek. XX e sidomos pas Koncilit. Gjatė vitit tė kaluar kushtuar Rruzarės shenjte, kur shpalli letrėn apostolike “Rosarium Virginis Mariae” dhe me shtimin e shenjave tė dritės, Papa si kulm tė atij misteri do ta vėj pikėrsiht eukaristinė. Kėshtu, gjatė atij viti Papa shpalli edhe enciklikėn “Ecclesia de Eucharistia” me tė cilėn do tė theksoj lidhjen e ngushtė e tė pandashme tė Eukaristisė me Kishėn. Viti kushtuar Eukaristisė, sipas fjalėve tė Papės ėshtė njė pėrmbledhje dhe kulm i gjithė kėsaj “rruge tė kaluar”.
Pjesėn e dytė e karakterizon ngjarja e dėftimit dhe rrugėtimi i Krishtit tė ngjallur me dy nxėnėsit pėr nė Emaus. Eukaristia ėshtė misteri i dritės. Sikur e njohėn nxėnėsit Zotėrinė e tyre nė thyerjen e bukės, ashtu edhe sot Krishti ėshtė i “pashėm” nė sytė e besimtarėve pėrmes bukės dhe verės.
“Eukaristia burimi dhe epifania e bashkėsisė”, titullohet pjesa e tretė ku theksohet se ta pranosh Eukaristinė d.t.th. tė hysh nė njė bashkėsi tė thellė me Krishtin, pėrmes sė cilit na lejohet nė njė mėnyrė “qysh tani ta ndjejmė parrizin nė tokė”.
Pjesa e fundit, e katėrt, i kushtohet eukaristisė si fillesės dhe planit tė dėrgimit. Kjo ka pėr qėllim tė vetėdijėsoj tė krishterėt pėr urgjencėn e dėshmimit dhe tė ungjillėzimit. Papa porositė tė mos kemi frikė ta dėshmojmė Krishtin. Pėrkundrazi, gjatė kėtij Viti edhe mė tepėr tė angazhohemi nė dėshmimin e besimit tonė.
Nė fund tė kėsaj Letre kushtuar Eukaristisė theksohet se fryt i madh do tė ishte gjatė kėtij viti tė ringjallej kremtimi i Eukaristisė posaqėrisht tė dielave.

Pra, pa dyshim, edhe me kėtė Letėr apostolike dėshmohet kujdesi i Kishės pėr besimtarėt e vet tė cilėt ndihmohen qė gjithnjė e mė tepėr tė rriten nė fe.
Prandaj, mos tė ngurrojmė por tė marrim pjesė edhe ne nė Meshėn shenjte, sepse aty e gjejmė kuptimin e jetės. Pjesėmarrja jonė le tė jetė aktive dhe le tė lejojmė qė Flija eukaristike tė na aftėsoj vazhdimisht qė nė pėrditshmėrinė tonė t’i mbesim besnik Zotit. Ka shumė mėnyra se si mundė ta shprehim devotshmėrinė tonė ndaj Eukaristisė, por po theksoj ketu pjesėmarrjen ne Meshė, kungimin e shpeshtė, adhurimin para tė Shenjtrueshmit Sakrament, meditimi, lutjet kushtuar Eukaristisė e tė tjera. Ashtu edhe mė mirė do ta kuptojmė se si Eukaristia na fton nė pajtim mes veti, nė vepra dashurie qė ėshtė bamirėsia dhe kujdesi ndaj vėllezėrve e motrave tona. Eukaristia ėshtė vėrtet «agape» e cila shuan etjen dhe urinė tonė shpirtėrore por edhe na bėn ta kuptojmė rėndėsinė e bashkėsisė nė kuptimin e plotė tė fjalės ashtu ēfarė e deshti Krishti.
Mesha Shenjte

Puthja e lterit

Ky ėshtė gjesti i parė tė cilin e bėn celebranti para se t’ia drejtoj popullit qoftė edhe njė fjalė tė vetme. Pse? Sepse ky elter, varr i martirėve tė parė i bashkėsive tė para kristiane, ėshtė nė tė njėjtėn kohė shenjė e Krishtit dhe e flijes qė po e paraqesim. Ky gjest nderimi, shpesh i pėrcjellur edhe me kemim d.t.th. se krejt i referohet Krishtit: Ai, lter, meshtar e viktimė (Heb 4, 1; 9,14); ai, qė ėshtė i pranishėm nė kėtė bashkėsi.
Vetėm pas kėsaj puthje tė lterit, pra qė ėshtė me aq simbolikė, celebranti, vėlla nė mesin e vėllezėrve e merr fjalėn dhe pėrshėndet bashkėsinė: “Nė Emėr tė Atit, e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt”.
Shpeshherė shenja e kryqit bėhet nė mėnyrė mekanike pa e menduar mirė formulėn qė e themi. Shenja e kryqės nė mėnyrė metaforike thotė “Emrin e Zotit”, mendoni nė lutjen “Ati ynė”, (u shenjtėroftė Emri yt!). Kėshtu bashkėsia pajtohet e shprehjen e besimit trinitar dhe e manifeston identitetin e vet tė krishterė duke u pėrgjigjur unanimisht Amen. Ky Amen, fjalė hebreje, d.t.th. pajtohem me tė vėrtetėn.

Bekimi i parė
Tash celebranti i drejton bashkėsisė njė pėrshėndetje tė shkėlqyeshme e cila pėrmbledh gjithė historinė e shėlbimit.
Zoti qoftė me ju, ose paqja me ju! Kjo pėrshėndetje nuk ėshtė vetėm njė urim, por ėshtė fakt. (Zoti me ju). Ėshtė mė tepėr se njė urim sepse edhe nėse e marrim Shkrimin Shenjt, shofim se nė shprehje vjen prania e Zotit nė mesin e popullit tė zgjedhur. “Zoti qoftė me ju” shpreh poashtu emrin e Zotit i shpallur Moisiut. Tetragrami YHWH (Unė jam ai qė jam). “Paqja qoftė me ju”poashtu ka si shprehjen e pajtimit apo miratimit, poashtu edhe tė urimit. Nė BV “Paqja” ka kuptimin e plotėsisė sė jetės me Zotin. Edhe pas ngjalljes Krishti i pėrshėndet apostujt me “paqja me ju” (Gjn 14,27; Lk 1,27; Gjn 16,33).
Kur celebranti thotė “paqja me ju” ai flet nė emėr tė Krishtit. “Paqja qoftė me ju”, tash mundė tė pyesim e une (celebranti) ku po mbetem, jashtė kėsaj pėrshėndetje? Pse kjo kėshtu? Pėr arsye se celebranti rapresenton vet Krishtin: “Nuk mė zgjodhėt ju mua, por unė ju zgjodhas ju...(Gjn 15,16). Pra, pėrmes gojės sime Krishti i flet Kishės sė vet.

Pėrgaditja pendestare
Tash meshtari e thėrret bashkėsinė nė pendesė. (Njė akt tjetėr pendestar ėshtė kur meshtari pas paraqitjes sė dhuratave i lan duart), por mbi kėtė mė vonė, por duhet thėnė se tash ky akt pendimi nė fillim tė meshės nuk e zavendėson rrėfimin personal.
Vėllezėr e mota ti pranojmė mėkatet tona qė tė mundė ti kremtojmė denjėsisht misteret e shenjta. Ndalemi nė heshtje: Ja paraqesim Zotit vetveten; O Zot ti mė njeh mua, jetėn time mė aftėso tė pendohem me gjithė zemėr pėr ēdo mėkat, lėshim...
Atėherė meshtari fillon lutjen publike pėrmes sė cilės bashkėsia rrėfen mėkatet e veta. Kėtu nė meshar kemi disa mundėsi si ta shprehim pendimin tonė, dhe nė fund, kėto formula pėrmbyllen duke kėrkuar falje prej Zotit: Hyji i gjithpushtetshėm pastė mėshirė pėr ne... dhe tė gjithė pėrgjigjen Amen.

Kyrie eleison, ėshtė njė klithje e jona, kėrkesė pėr mėshirėn e Zotit, ndėrsa edhe kėtu janė disa mundėsi tė cilat na bėjnė,ndėrsa kėrkojmė mėshirėn e Zotit, ta njohim veten mėkatar.

Lavdi Hyjit nė lartėsitė qiellore. Ky ėshtė nė fakt njė himn tė cilin e recitojmė ose kėndojmė, pėrpos nė tė dielat e Ardhjes dhe tė Krezhmeve. Ky himn shumė antik, ishte nė fillim njė lutje mėngjesore e cila dalngadalė ėshtė futur nė liturgjinė eukarisatike (Shif Costituzioni Apostoliche fundi i shek. IV). Nė fillim e recitonte vetėm ipeshkvi edhe atė nė disa ditė tė caktuara duke filluar pėr Krishtlindje, pėr faktin e fjalėve tė parė “Gloria in excelsis Deo” tė cilat jehojnė natėn e Krishtlindjes. Prej shek. XI Lavdija kėndohet nga i gjithė kleri dhe bashkėsia sikur edhe sot. Do tė duhej tė meditojmė mbi ēdo fjali tė kėtij himni qė fillon me fjalėt e shėn Lukės (Lk 2,14) por tash pėr shkak tė kohės sė kufizuar nuk do tė kemi mundėsi.

Pas Lavdisė meshtari e merr fjalėn e thotė: Tė lutemi.
Nė ktė fjalė tė meshtarit tė gjithė ndalen nė hshtje sepse meshtari lutė nė emėr tė gjithė bashkėsisė, pėr kėtė e keni vėrejtur se gjithmonė lutjet janė tė bėra nė shumės: Po tė lutemi; Ne po tė lutemi, pra njė tekst antik qė bazohet nė mesharin romak. Lutja pėrmbyllet me lutjen trinitare drejtuar Atit pėrmes Birit nė Shpirtin Shenjt. Bashkėsia pėrgjigjet Amen.

Shėrbesa e fjalės
Kėshtu deri mė tani, bashkėsia ėshtė e gatshme ta pranoj fjalėen e Zotit; Leximet nė tė diela e festave pėrbehet prej tri leximeve:
-i pari njė pjesė e BV qė pėrcillet me njė psalm
-i dyti nga BR(VaP, Letrat e Palit; ose apostzujve tjere, Zbulesa)
-leximi trete ėshtė pjesė prej Ungjilli.
Tri leximet: Pse janė krejt prej Shkrimit shenjt e jo prej ndonjė autori shpirtėror, apo nga Etėrit e Kishės apo ga ndonjė enciklikė e Papės?
Sepse Eukaristia nuk ėshtė ndonjė kremtim ēfarėdo, ose ndonjė lutje tė cilėn mundė ta organizojmė si duam ne, si na pėlqen ne. Mesha ėshtė gjithmonė njė vepėr e Kishės e bashkuar prej Shpirtit shenjt; vet Krishti, Fjala e Zotit na e drejton Fjalėn e Zotit, Atit tė vet.

Ungjilli - Ėshtė vet Krishti i cili pėrmes Ungjillit i flet Kishės sė vet. Kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėrfjalėt e shkruara, por pėr vet Krishtin i cili si Fjalė e Zotit u mishėrua dhe ėshtė i pranishėm nė kėtė sakrament tė Kishės.
Bashkėsia ngritet nė kėmbė. Thjesht prej respekti (sikur kur hynė nė klasė njė profesor), por kėtu shumė me tepėr se kjo (Lk 5,25). Njė bashkėsi nė kėmbė ėshtė njė bashkėsi e tė ngjallurve; ajo e pranon ardhjen e Mesisė sė ringjallur nė mesin e vet, dhe nė kėmbė e pėrshėndesim hyrjen e Krishtit mė kėngėn e Aleluies.
- si pėrgjigje e Kishės zhvillohet nė pjesė:
Homelia; Besojma; Lutja e besimtarėve.

Homelia ose predikimi normalisht bėn pjesė nė shpalljen e Ungjillit. Pėrmes gojės sė meshtarit Krishti na e drejton Fjalėn e vet;
Pas homelisė, bashkėsia e reciton Besojmėn, Simboli i Nicesė, ose Simboli Apostolik.
Ndoshta mundė tė pyesim pse gjithmonė kjo Besojmė, ėshtė e gjatė, ndoshta me e ndėrrue etj. Nuk guxojmė ta harrojmė se ediela ėshtė dita e ringjalljes sė Krishtit, e kėshtu gjithmonė bashkėsia e bashkuar tė dielėn kremton Pashkėt e Jezu Krishtit. Atėherė ēfarė lidhje ekziston nė mes ditės sė Pashkėve dhe recitimit tė Besojmės?
Mendoni - Pashkėt festė e Ringjalljes, pra festė e Pagėzimit, sepse pėrmes hirit tė kėtij sakramenti, burra e gra, tė vdekur nė Krishtin janė ringjallur nė tė.
E dini se nė Kishėn e parė si zhvillohej riti i pagėzimit: Meshtari i pyeste katekumenėt: A beson nė Hyjin e Gjithėpushtetshėm, krijuesin e qillės e tėl tokės, ai pėrgjigjej besoj; atėherė e zhytte nė ujė; pastaj e pyeste tė dyten herė; a beson nė Jezu Krishtin, tė Birin e tij njė tė vetmin... katekumeni pėrgjigjej besoj, e zhytte tė dyten herė; sė treti e pyet meshtari; a beson nė Shpirtin Shenjt, shenjten Kishė katolike, bashkėsinė e shenjtėrve... ai pėrgjigjet Besoj dhe sė treti e zhyt nė ujė. Kėshtu, tė recitosh Besojmėn, ėshtė njė shenjė e njohjes sė besimit tė gjithė krishterėve dhe nė tė njėjtėn kohė njė rikujtim i secilit mbi pagėzimin e tij.

Lutja e besimtarėve
E kthyer nė liturgji prej reformes liturgjike me Koncilin e II, lutja e besimtarėve rikthehet nė traditėn shumė antike. Quhet edhe lutja universale, sepse meshtari vetėm e fillon dhe pėrfundon ndersa besimtarėt thonė lutjet pėr nevojat e tyre tė ndryshme. (Edhe nė libėr janė tė pėrfshira lutje pėr nevojat e besimtarėve, prandaj edhepse ato luten publikisht prej ndonjėėrit qė i lexon ato, ato kanė karakterė tė lutjeve tė pėrgjithshme tė bashkėsisė).

Liturgjia Eukaristike
Pasi ti jetė kushtuar shumė vėmendje shėrbesės sė Fjalės, tashti vėmendja pėrqėndrohet tel lteri. Ai ėshtė shenjė apo simbol i Krishtit. Lteri ėshtė sofra shenjte e flijes.
Nė ndėrkohė, pra jemi pas lutjes sė besimtarėve, deri sa tė sillen dhuratt nė lter, ēka ndodhė, mblidhet lėmossha. Ndoshta mundė tė thoni se kjo ėshtė njė gjė qė nuk pėrkon me zhvillimet liturgjike, apo ėshtė njė gjė qė pengon nė pėrqėndrimin e vėmendjes tek eukaristia, ndoshta mundė tė mendohet se mė mirė ėshtė qė tė bėhet nė ndonjė moment si psh. duke dalur prej kishe. Por megjithatė kjo ėshtė koha mė e pėrshtatshme. Pse? Sepse kjo lėmoshė e besimtarėve ėshtė njė e mirė e besimtarėve qė shpreh dashurinė vėllazėrore por edhe pjesėmarrjen e tė krishterėve nė jetėn materilae por edhe pėr nevojate Kishės.

Paraqitja e bukės dhe verės
Buka dhe vera mundė tė sillėn edhe prej fundit tė kishės, pastaj meshtari paraqet bukėn sė pari qė dė bėhet “buka e jetės” dhe verėn qė do tė shndėrrohet nė gjakun e Krishtit.
Larja e duarve
Disa historian e spjegojnė kėtė me faktin se mė parė ėshtė menduar se meshtari i ka zhyer duart deri sa ka pranuar dhuratat, por kjo nuk qėndron, ky rit ėshtė marrė nga gjesti hebraik i pastrimit dhe i pendesės qė e ka praktikuar edhe Krishti (Mt, 15,2.20; Mk 7,2; Lk 11,38).

Kėtu duhet shtuar se ēdonjėri prej besimtarėve i paraqitet Zotit mė sė miri nė kėto momente duke iu kushtuar atij, pėr nevojat e veta tė ndryshme, pra ėshtė njėm moment tė cilit duhet kushtuar vėmendjen plotėssiht duke iu bashkangjitur flijės euharistike.

Lutja eukaristike
Lutja eukaristike quhet pjesa e cila fillon me dialogun nėprefacion; Zoti qoftė me ju; Ti lartesojmė zemrat... e pėrfundon me Amen tė cilėn e thot bashkėsia pas dhėnjes lavdi Zotit pėrmes Krishtit nė Shpirtin Shenjt.
Krejt lutja eukaristike i drejtohet Zotit, Atit tonė. Qė ta kuptojmė mė mirė ti shtrojmė tri pyetje: Kush flet? Kush paraqet? Kush ėshtė i paraqitur?
Kush flet? Meshtari, ėshtė e vėrtet, por ai flet nė ahumės, “ne”, pėrmes gojės sė tij ėshtė kisha ajo qė flet.
Krishti – nė disa momente tė caktuara meshtari flet nė vehten e parė tė njėjėsit: Ky ėshtė Korpi im, Ky ėshtė kelku i gjakut tim...

Kush paraqet? Krishti. Nė Kishėn e tij, pėr njerėzit Krishti e paraqet jetėn e vet si fli Atit tė vet. Ndėrsa ne na dhuron korpin e vet si ushim: Merrni e hani...
Meshtari, minister i Krishtit, por edhe i Kishės paraqet nė mėnyrė sakramentale. Nė fund tė lutjes eukaristike merr buken dhe veren tė shndėrruara nė buke dhe gjakune Krishtit dhe thotė: Nėpėr Krishtin e me Krishtin dhe nė Krishtin... Ndėrsa bashkėsia thotė Amen.
Kush paraqitet? Krishti (Heb 9, 26-28), pastaj Kisha.
Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim janė kėto fjalė tė Krishtit qė i tha nė Darkėn e Mbramė.

Sanctus – Pjesa e parė Iz 6,3. Pjesa e dytė Hosana nė lartėsitė qiellore, bekuar... Ps 118, 25-26).

Kungimi
- Kjo pjesė e meshės fillon me lutjen Ati ynė... Pse fillon me lutjen Ati ynė? Sepse, edhepse kungimi ėshtė krejt diēka personale se ēdonjėri ėshtė i thirrur tė kungohet, nė tė njėjten kohė ky ėshtė njė akt esencilaisht kishtar (duke u kunguar bėhemi njė me Krishtin, por edhe bėhemi njė me vėllezėrit tanė, si bijė tė tė njėtit Atė qė ėshtė Zoti.

Mė vonė kur meshtari thėrret bashkėsinė tė shndėrrojnė paqen duhet ta kemi parasysh se ky ėshtė njė gjest antik. Nuk ėshtu kjo vetėm njė pėrshėndetje e theshtė njerėzore, (tung, mirėdita, a u lodhe...). Po ju lė paqen po ju jap paqen thotė Krishti, atė paqe e ndajmė mes veti, Krishti na e jep ne, ne e ndajmė mes veti.
Pas lutjes litanike o Qengji Hyjit, afrohemi te lteri pėr tė marrė kungimin, tė cilin duhet marrė me shumėė devotshmėri.
Pas kungimit preferohet njė heshtje e shkurtė, apo medtim mbi atė se tash e kam marrė Krishtin nė zemėr.
Nė fund lutja e celebrantit pėrmbledh lutjen e besimtarėve dhe pas bekimit nė emėr tė Atit tė Birit e Shpirtit Shenjt, u thotė: Mesha u krue, shkoni (jo shkojmė) nė paqe.
Me njė shprehje gėzimi e feje bashkėsia pėrgjigjet: Falėnderojmė Hyjin.

Nė fund po e pėrfundoj me fjalėt e Koncilit II: “Eukaristia – gurra dhe kulmi i jetės sė krishterė” (LG 11).
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė