J.H.N.K.SH
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
|
Pjesa e letėrsisė shqiptare qė zhvillohej nė Kosovė, kishte afėrsisht kėto shenja paradalluese: e shkėputur nga letėrsia amė dhe nga njė pjesė e traditės letrare, ajo pothuajse nuk ishte fare nė kontakt me tė dhe nuk ishte e informuar pėr atė qė ndodhte nė fushėn e letėrsisė brenda kufirit tė shtetit shqiptar. Edhe para luftės, nė Kosovėn letrare herė pas here ilegalisht, mbase edhe mund tė depėrtonte ndonjė vepėr ose autor nga periudha e viteve '30, kryesisht pėrmes atyre pak nxėnėsve qė shkolloheshin aso kohe nė Shqipėri. Pas luftės, nė vitet '50, krijuesit e parė tė letėrsisė shqiptare nė Kosovė, pėr mbėshtetje kishin kryesisht letėrsinė gojore (tė pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditės si dhe pėrvojat e huaja letrare, nė radhė tė parė ato sllave.
Nga emrat e shkrimtarėve, tė cilėt e kishin filluar veprimtarinė e vet letrare para luftės, do tė pėrmendim kėtu vetėm Esat Mekulin dhe Hivzi Sulejmanin. Mekuli u shqua me lirikėn e angazhuar shoqėrore dhe kombėtare tė shkruar gjatė viteve '30, ndėrsa i dyti solli pėrvojėn e parė mė serioze nė llojin e prozės sė gjatė me romanin dy vėllimesh "Njerėzit I" dhe "Njerėzit Il", si dhe "Fėmijėt e lumit tim". Para tyre Hivzi Sulejmani do tė shkruante disa nga tregimet, qė edhe sot tingėllojnė moderne.
Ishte poezia ajo qė arriti majat e letėrsisė shqiptare nė Kosovė, duke filluar nga fundi i viteve '50 e sidomos me emrat: Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti. Ndėrsa nė prozė dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Musa Ramadani etj. Edhe nė Kosovė shumė shkrimtarė patėn fatin tė burgosen, tė persekutohen apo tė arratisen e tė jetojnė jashtė truallit tė tyre. Pushteti serb ushtronte dhunėn mė tė egėr ndaj intelektualėve qė me pushtetin e fjalės pėrpiqeshin tė afirmonin vlerat kombėtare shqiptare. Kėshtu e pėsuan rreptė nga kjo ēensurė: Adem Demaēi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis nė Shqipėri u burgos edhe kėtu) etj.
Krahas letėrsisė shqiptare qė krijohej dhe botohej kryesisht nė Prishtinė, ajo krijohej dhe botohej edhe nė mesin e shqiptarėve tė Maqedonisė, kryesisht me prozėn dhe poezinė e Murat Isakut, Abdylazis Islamit, e mė pas, me veprėn letrare tė Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincės, Din Mehmetit etj. Vlen tė pėrmendet dhe njė personalitet i shquar i kulturės, Luan Starova, (shqiptari mė i pėrkthyer sot pas Kadaresė), por shumica e veprave tė tij nuk janė nė gjuhėn shqipe.
Kosova,
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|