Rreth agnosticizmit si qėndrim filozofik ka ndodhur njė keqkuptim i rėndėsishėm, me sa duket si pasojė e nevojės sė njė pjese njerėzish pėr tiu bashkėngjitur njė pozicioni qė nė njėrėn anė duhet tė tė nxjerrė jashtė fesė dhe besimit fetar, por qė nga ana tjetėr nuk duhet tė mbajė as "njollėn" e perceptuar tė ateizmit (meqenėse nė pjesė tė caktuara tė shoqėrive ateizmi ende konsiderohet si ndonjėfarė njolle). Agnosticizmi, i keqkuptuar, ėshtė zgjedhur si njėfarė rruge e mesme midis teizmit dhe ateizmit, ndėrkohė qė nė asnjė rast nuk ka adresuar e nuk e adreson ēėshtjen pėr tė cilėn pėrdoret, pasi merret me njohjen apo njohshmėrinė e "zotit" dhe subjektesh tė tjera teologjike dhe jo me besimin nė "zot".
Ēėshtja qė trajtohet nė vijim ėshtė se ēfarė do tė thotė agnosticizėm, cilėn fushė tė realitetit apo tė metafizikės prek agnosticizmi dhe ēfarė lidhje ka me teizmin dhe ateizmin.
Sė pari, burimisht agnosticizmi nuk ėshtė pozicion mbi ekzistencėn e "zotit" apo ēfarėdo teze tjetėr fantastike, por metodė pėr tė arritur pėrfundime nė arsyetim. Biologu dhe anatomisti Tomas Hakslej (1825-1895), nė esenė e tij "Agnosticizmi", si krijues i termit, e pėrkufizon atė kėshtu:
"Agnosticizmi nuk ėshtė besim, por metodė, thelbi i tė cilės qėndron nė zbatimin e rreptė tė njė parimi tė vetėm. Pozitivisht, parimi mund tė shprehet nė ēėshtjet e arsyetimit si: ndiq arsyen tėnde deri atje ku ajo mund tė tė shpjerė, pa marrė asgjė tjetėr parasysh. Dhe negativisht, nė ēėshtjet e arsyetimit si: mos pretendo se ēėshtjet janė tė sigurta nėse ato nuk janė tė provuara apo tė provueshme."
Krijuesi i termit e pėrcakton agnosticizmin si metodė njohjeje dhe jo si qėndrim filozofik. Shndėrrimi i parė kuptimor qė ndodhi me kalimin e kohės nė lidhje me subjektet teologjike ishte marrja e trajtės:
"Agnosticizmi ėshtė pozicioni qė pohon se "zoti", "mbinatyra", etj. janė tė panjohura dhe tė panjohshme pėr mendjen e njeriut."
Nė kėtė rast agnosticizmi ka thjesht kuptimet: mosnjohje, mosdije, por dhe pamundėsi njohjeje apo dijeje; Nuk ėshtė mė metodė njohjeje, por qėndrim rreth ēėshtjes sė tė pasurit dijeni rreth "zotit" a "mbinatyrės". Duke qenė se me kalimin e kohės termi nisi tė pėrdoret sė gjeri nė kėtė kuptim, atėherė agnosticizmi nė ditėt e sotme pėrcakton mosnjohjen dhe mosnjohshmėrinė e njė subjekti tė caktuar, e duke adresuar ēėshtjet metafizike, mosnjohjen dhe mosnjohshmėrinė e subjekteve teologjike si "zoti", apo "mbinatyra", etj.
Ajo qė bie menjėherė nė sy nė kėto pėrqasje tė termit ėshtė se, qoftė si metodė, qoftė si qėndrim, agnosticizmi nė asnjė rast nuk i pėrgjigjet pyetjes "A beson nė "zot"?", e cila logjikisht merr vetėm dy pėrgjigje tė mundshme: 1) besoj (teizėm); dhe nė ēdo rast tjetėr: 2) nuk besoj (ateizėm). Nė shtrembėrimin vulgar, qė ėshtė dhe rasti i tretė dhe kryekėput i gabuari i agnosticizmit, termi ėshtė kuptuar si ndonjė qėndrim i mesėm mes besimit dhe mosbesimit, sikur pyetjes nė fjalė agnosticizmi i jep pėrgjigjen "Nuk e di!" dhe me anė tė kėsaj gjen mesin... Pėrveē tė qenit thjesht njė keqkuptim kyē i domethėnies sė agnosticizmit, dhe vetė njė pohim "Nuk e di!" ndaj pyetjes "A beson nė "zot"?" pėrkthehet detyrimisht si "Nuk besoj!", gjė qė nė fund tė fundit do tė thotė ateizėm! Ēėshtja ėshtė se nė fakt nuk ka "mes" nė pėrgjigjet e mundshme tė pyetjes "A beson nė "zot"?" Ėshtė e pamundur tė thuhet se edhe beson, edhe nuk beson nė "zot". Ėshtė pėr mė tej falsitet logjik tė pohohet se "besohet pak" apo "besohet shumė" nė "zot", pasi situata nuk merr dot vlerė sasiore. Dhe ndonėse nė gjuhėn e pėrditshme mund tė ketė njerėz qė shprehen nė formė tė tillė, pohimi nė tė dy rastet e fundit pėrmban vetėm njė kuptim: "besoj nė "zot"".
Nė ēdo rast, pra, agnostikut tė mirėfilltė ashtu si dhe agnostikut vulgar iu mbetet ende t'i pėrgjigjen pyetjes "A beson nė "zot"?", pasi mosdija, apo pamundėsia e dijes rreth "zotit" apo "mbinatyrės" nuk e adreson askund kėtė pyetje. Aq mė tepėr kur kuptohet se nėse dikush do tė
dinte rreth "zotit" apo "mbinatyrės" atėherė ky person nuk do tė kishte mė nevojė tė
besonte e kėsisoj do tė pėrfshihej nė kuadrin e mosbesuesve, pra, tė ateistėve.
Agnosticizmi, si adresues i njohjes apo njohshmėrisė sė subjekteve teologjike a metafizike, shtrihet qartė dhe nė teizėm dhe nė ateizėm. Si ilustrim i kėsaj, nė ēėshtjen e besimit nė "zot" ka ateistė agnostikė dhe teistė agnostikė. Ajo qė ėshtė e pėrbashkėt pėr tė dy kėto palė ėshtė se pohojnė se nuk dinė asgjė rreth "zotit" apo "mbinatyrės", dhe se "zoti" apo "mbinatyra", pėr mė tepėr janė tė panjohshme nga njeriu. Prej kėtu njėra palė niset tė besojė nė "zot" dhe "mbinatyrė", dhe kjo ėshtė pala e teistėve agnostikė, dhe pala tjetėr nuk beson nė "zot" apo "mbinatyrė", dhe kjo ėshtė pala e ateistėve agnostikė. Sėrish tė diturit rreth "zotit" apo "mbinatyrės" nuk e cek aspak ēėshtjen e besimit rreth "zotit" apo "mbinatyrės" e ato mbeten dy ēėshtje krejt tė ndryshme.
Pėrgjithėsimi qė buron prej kėtu ėshtė se nė fakt tė gjithė teistėt janė agnostikė, duke qenė se nuk dinė asgjė rreth "zotit" apo "mbinatyrės" dhe po ashtu janė dhe njė pjesė e konsiderueshme e ateistėve, tė cilėve nuk iu intereson fare feja, besimi, "zoti" a cilado ēėshtje fetare. Agnostike nuk ėshtė vetėm ajo pjesė e ateizmit ngulmues qė pohon se duke qenė pa kuptim, pa pėrkufizim, tė paperceptueshme dhe (nė analizė librash tė shenjtė) me veti vetėkundėrshtuese, ato ēka nėnkuptojnė termat "zot" dhe "mbinatyrė" nuk ekzistojnė nė realitet, pasi realiteti ėshtė i njohshėm, i perceptueshėm dhe nuk lejon ekzistencėn e subjekteve me veti pėrjashtuese vetėkundėrshtuese.