18-09-07, 22:32
|
#7
|
...Argumentum (ad ) AMORE
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
|
Pertej dhimbjes
Ka rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur.
Kosovė.
Konaqet e tua deri nė themel po rrėnohen,
e pėrtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahėt e zogut tim tė vrarė me dashurinė e
njerėzve tė mi tė kallur etjeje.
Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam,
vatrat e shkimbura pėr t'i pėrflakur,
duar e kėmbė t'i lidh me lėmshin e pėrrallave tė tua -
se s'tė lėshoj gjallė me gjak,
pa tė larė pėllėmbė pėr pėllėmbė,
eshtra e jetė nė ty pa i lėnė
konak e mė konak pa tė ndezur flakė...
10 Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur prej pushkės kobzezė, prej pushkės
sė padukshme...
Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit tim^
Plepi i shtėpisė sime u dogj, ku t'i preh sytė,
ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty,
Kosovė?
ALI PODRIMJA
--------------------------
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 01-02-08 nė 23:00
|
|
|