Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-09-07, 08:31   #4
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Para se te sjellim dicka, nga Kadareja,

Deri kur do te lejojne shqitaret te shahet Kadarreja?

Po e sjell nje shkrim nga:Arif Kutleshi, meq me autorin pata rastin para bukur do viteve,te jemi bashkbanues,ne nje republik ish jugosllave,kam nderin qe ket shkrim ta sjelli ketu, po ashtu para keti shkrimi do ta perseris nje strof poezie qe ne ate kohe e kam ndegjuar nga vet poeti ne fjale(ashtu si e kam mbajt mend)

"Kure te ndjek ty,me del perpara kipsi yt,
Kure e ndjek kipsin tend me del perpara ti,
qe te ju ndjek te dyve,duhet te jem zogu me i shpejt ne bote"(i kerkoj falje per ndoj ndryshim)

LETER E HAPUR NJEFARE STEPHEN SCHWARTZ-it

Shkruan: Arif Kutleshi, Graz, Austri<brVjen njeriu nga skaji tjetėr i botės dhe na pėshtyn nė fytyrė. Mė fal njeri i mirė se ndoshta tė hargjova me atė pėshtymė qė tė nxora nga barku. Po ti e di, unė jam shqiptar, qė domethėnė jam mikpritės, shtėpia ime mė pėrpara ėshtė jotja, pastaj e zotit, e tek nė fund, imja. Nėse sa rrije pėrjashtė, nė njė cep tė Rruzullit, mund tė ishe i paknaqur se nuk tė sajdisnin siē duhet, tashti po, hyre nė Udhėn me Besė tė Shqiptarit, ja letra: mė pėshtyj nė fytyrė, ma bėj fytyren karikaturė; ja kamera televizive: fol, ville gjithė vrerin qė ke pėrbrenda, mė trego Yllin Polar, mė Trego Udhėn Qumėshtore, se jo unė pėr veten por ti je i gjithėdijshmi pėr mua, ti i di pėrmasat e mia, ti i di dhuntitė dhe vlerat e mia, oh jo, jo unė. Zbrazu or mik, shkruaj paēavra, shkarravit, vrero, na shaj, se ne tė duam, tė duam tragjikisht tė duam siē nuk e kemi dashur askend asnjėherė askund. Ke emėr gjerman po s“je gjerman, je amerikan po s“je i krishterė, e do hebraizmin po shitesh me islamin. Fillimin e botės, e kishe nė Amerikė, po qendren e zbulove nė Shkodėr. Ishe kėngėtar, u more me artet po s'u bėre artist, sepse tė jesh artist duhet tė jesh njeri qė nuk pėshtyn aty ku ha, nuk pėrmjerr aty ku lutesh, aty ku qet lulen e ballit. Tė pėrzunė diku nė njė Planet Tjetėr? Tė dhanė dajak se ia nxore bishtin me dredhira? Aniēka, ja Toka e Shkretė e shkretanave, a e sheh se je mėrzitur kot kaq vjet duke u endur Rrahut tė civilizimit, qe tashti e gjete Hisen Tėnde tė Diellit, e gjete Kontinentin Tėnd Tė Lumturisė, e ngule edhe Gurin. Simbas njė Ligji Tonė tė Pashkruar por ne themi tė Kodifikuar (e ti do thuash: a ka kode pa shkrim, po ja qė ne ta themi se ka!) “Guri peshon rėndė nė vend tė vet“! Madje, disa prej tanėve qė kinse kuptojnė diēka nga metaforat besojnė edhe nė dofarė rrėnjėsh tė gurit, tamam nė rrėnjė tė tilla tė lėshuara nė thellėsi tė nėnės-tokė. A i sheh rrėnjtė tua, qė sapo mbyll sytė i turren dheut ilirikė e tė bėjnė kaq tė fortė, kaq tė patundur, kaq tė gjithdijshėm? Prandaj, edhe na mėson e na mėshon fytyrės e turinjve tanė mėngjes e mbrėmje. A i sheh se si turren para trupit tėnd vigan mikpritėsit e tu tė mjerė?

A e sheh se si ta marrin fjalėn nga goja (goja e artė fjala e artė!) se si ta pėrcjellin tutje nėpėr ēdo shtėpi nėpėr ēdo gazetė nėpėr ēdo ndejė xhuxhat tanė tė artit, tė kulturės, tė shkencės tė publicistikės! Ne kėshtu kemi qenė gjithmonė betohem nė tė dy Drinat! Betohem nė Ujvarėn e Niagarės! Nė Besėlidhjen Tėnde tė Vjetėr, nė Besėlidhjen e Re, nė Kur“anin, tėnd. Se njė njeri-trini rrallė tė bjen tė takosh si ty, pra pse mos ta themi, ti je vetė Ati ynė, ti je vetė Biri Ynė, ti je vetė Shpirti Ynė!

Po ti erdhe vonė nė jetė, e edhe mė vonė tė shkeli kėmba kėtu. Po mė mirė vonė se kurrė! Thėnė ndryshe: ti erdhe tamam pėr festė! Ti erdhe pėr tė korrat! Ne sapo kemi nxjerrė verėn mbi tryezė! Sapo kemi zier sherbetin. Hallven. Tambėlborėn. Grurin e zier. Hirrėn. Qervishin... Ka kohė qė kanė filluar pėrgaditjet, janė therrur tė gjitha shtazėt e buta dhe tė egra, kemi arritur tė sigurojmė mes tjerash edhe deve nga beduinėt, por edhe kengurėt e aborixhinve. Na gjete pra, tamam pėr Drekėn e Lamės! Tamam nė Hanėn e Re tė Pėrhanieve Tona! Kemi filluar i madh e i vogėl njė fushatė tė sharjeve, tė nxirjeve, tė sulmeve, tė shtyrjeve e tė pėshtyrjeve, me njė fjalė tė njė barkqitjeje tė paparė, tė ēmendur, tė pezmatuar, me pėzierje zorrėsh, me thyerje eshtrash (“fjala thyen eshtra“) kundėr njėri-tjetrit, po sapo lodhemi ne tė gjithė tė tjerėt nga kjo Waterlloo Shqiptare, sakaq kujtohemi, se fajin, o jo fajin, por kryefajin aman, e ka kush tjetėr pėrveē atij tė mallkuarit Ismail Kadare! Ti tashmė prej se tė doli strumbullari nė Shkodėr, e di edhe mė mirė, se ne ishim mallkimi i botės, pezmatimi i plagės, shpella e lakuriqve, hisja e tepruar e Krijuesit. Freskun, edhe vesen, edhe rrasat e moēme nėn dhé, edhe detin, edhe zjarrin, edhe bukėn, na e donin, por pa ne! Ne kėrkonim e lidhnim aleanca, ne u shkonim nė ndihmė aleatve, ne vaditnim dhe plehėronim tokėn tonė po mė shumė tė huajen, me gjakun e me eshrat tanė, por ne ishim fillikat. Ne ishim kurrkush tjetėr, pos Qyqja. Ne ishim Krimbi nė Lis. Ne ishim Kukuvajka. Ku ku ku ku ku ku.

Njė pjesė e jona nga tė gjithė kufinjtė (se ti e di, ne kemi shumė kufinj!) ende s“e ndalė gjamėn e vajtimin nėpėr dhera tė huaja. Por ne jemi qyqarė, ne jemi frikacakė, anipse, siē thashė, pėrnjėmend kemi mbjellė Globin me eshtra, e as qė na vete mendja t“i pėshtyjmė mikpritėsit tanė. Ka prej nesh qė xhezdisim njė gjysmė shekulli poshtė e pėrpjetė Globit Tokėsor, kemi ndėrruar njėsoj si ti tri katėr fe e kultura, kemi mėsuar e botuar edhe libra nė gjuhėt e kėtyre vendeve, por qė tė shajmė, qė tė derdhim krejt tėlanat e barkut mbi ndonjė personalitet tė akcilit vend, e kulturė, jo nuk na e mban.

E di, ti thua tė provojmė, tė konvertohemi siē u konvertove ti, shtyve njėrėn e more tjetrėn, ta vėjmė dikend nė shenjė siē ke vėnė ti Kadarenė tonė, ta degdisim pėr nė varr, para kohe. Ja po ta them, ndoshta edhe kemi provuar ndonjėherė, por ē'fitim kemi pasur nga ky yrysh, mė mirė tė them, ē'dajak kemi ngrėnė se, anipse, skėndėrbegasit ishim ne - jo ata! Vetėm tashti vonė, kėtyre ditėve kur fushata edhe e shtihanave si miq tė Kadaresė, kundėr Tij, sa vjen e merr zjarr, kuptoj, sado qė nuk kam dashur kurrė tė besoj, se “qeni i keq, e bie ujkun nė torishtė!“

Ti tashti e ke mėsuar shqipen, ndjehesh shqiptar, madje shqiptar me gur tė ngulur nė Shkodėr, flet e pret pėr gjakun e pėr gjinin. Nuk je i vetėm, nuk je i vetmuar, pėrkundrazi. O sa zili qė ta kam! O sikur tė kishim ne vetėm ēerekun e ndihmėsve qė ke ti tashti nė shqipta-zi! Por jo jo, ne ishim tė vetėm, ne ishim tė vetmuar. Kurrė s“na doli kush i gjallė nga vendėsit nė ndihmė! Oh, ē'farė mallkimi!

Ti shan ashiqare si njė rrugaē i rrugėve personalitetin tonė tė letrave, tė kulturės, ti shan nė pikė tė ditės krejt rrahagjoksash institucionin tonė, se Kadareja ėshtė institucion, ti pėrbaltė shtetin tonė, se Kadareja ėshtė shteti ynė (mund tė pajtohemi tė dy, ne s“kemi tjetėr shtet!) ti pėrmjerr kulturėn tonė, se Kadareja ėshtė kultura jonė, ėshtė Antologjia jonė, ėshtė Emancipimi ynė. Ne s'kemi tjetėr, tė kėtij dimensioni, tė kėtyre pėrmasave, pėrveē Kadaresė, e ti na e pėrbaltė. Nė sofrėn tonė, nė bukėn tonė, nė zjarrin tonė.

E shoh, se ke nė dorė disa karta, po i ke krejtėsisht tė djegura, s“ke pse i mban nė dorė. Kamxhikun e ēifutėve a tė hebrenjve nuk mund tė na e tregosh ne shqiptarėve, dhe ne e dimė tė dy, pse. Ishte e njėjta bukė shqiptare qė ti nga marrosja ha e pėshtyn sot, e cila i mbrojti nga zhbėrja njerėzit e gjakut tėnd, jo fort moti.

Dhe nė fund, lusim zotėrinė tėnde, ktheje pėshtymėn mbrapa aty prej nga e nxjerr qe sa kohė kunder Kadaresė, u thuaj edhe ndihmėsve tu shqiptarė qė fryjnė, tė vetėdijsoheni mė nė fund, ta ktheni kėtė urrejtje nė punė kreative, e konstruktive. </font size=3>
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė