Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Unė s’e pranoj kėtė trup gjyqtarėsh sepse:
1) Ju nuk jeni tė paanashėm - siē do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon qė ju e favorizoni prokurorinė dhe tashmė presupozoni qė jam fajtor.
2) Ju po e mbėshtetni diskriminimin dhe parregullsitė procedurale tė cilat m’i shkelin tė drejtat dhe liritė e mia fundamentale.
3) Ju nuk jeni tė pavarur - ju jeni caktuar dhe ia keni dhėnė betimin PSSP-sė dhe UNMIK-ut, tė dy kėta tė konsideruar tė jenė edhe palėt e dėmtuara, e edhe ndjekėsit nė rastin tim.
Mė konkretisht, refuzimi im bazohet nė faktet e mėposhtme:
Para sė gjithash, unė nuk e pranoj kėtė panel duke iu referuar parimit tė paanshmėrisė tė pėrcaktuar nė Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, neni 6.1; tė drejtės pėr gjykim tė paanshėm neni 6 i sė njėjtės, dhe neni 10 i Deklaratės Universale tė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (Dhjetor 1948); si dhe parimi i mbrojtjes sė pafajėsisė pėrderisa nuk provohet e kundėrta, e pėrcaktuar sipas nenit 11 tė sė njėjtės deklaratė.
Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit (FNH) ka deklaruar se procedurat ligjore nė kėtė rast duket ta favorizojnė prokurorinė. Animi i gjyqit u bė evident menjėherė nė fazėn fillestare tė kur gjykatėsi iu afrua prokurorit pa prezencėn time dhe e pyeti: “ĒKA DĖSHIRON QĖ UNĖ TĖ BĖJ NĖ VIJIM”. Amnesty International (AI) ka ripohuar qė gjykatėsit ndėrkombėtar nė Kosovė kanė prirje tė favorizojnė prokurorinė dhe se paanėsia dhe se paanshmėria as qė tentohet.
Duke qenė kėtu, secili prej juve gjykatėsve ka shfaqur pėlqimin pėr padinė dhe aprovimin e njė numri premisash dhe deklaratash false, duke treguar se tashmė e ka ndarė mendjen pėr mua. Duket se gjykimi tashmė ka ngjarė dhe se ju tashmė e keni marrur vendimin - fajtor ėshtė:
Pėr shembull, pėrderisa padia thotė qartė qė “Z. Kurti nuk ėshtė penalisht pėrgjegjės pėr vdekjet e shkaktuara nga veprimet e policisė” mė 10 shkurt, prokuroria ashtu edhe gjykatėsit nė kėtė rast, nė mėnyrė konsistente dhe qė prej fillimit kanė lėnė tė nėnkuptohet qė unė jam pėrgjegjės pėr kėto. Mė 17 prill, raporti i pėrkohshėm i Prokurorit tė Veēantė, Robert Deanit, ka qartėsuar se pėrgjegjės pėr vrasjet e 10 shkurtit kanė qenė policėt rumun. Raporti pėrfundimtar i Deanit i datės 2 korrik, ka identifikuar njė shkėputje nė zinxhirin komandues, si dhe pėrgjegjėsitė e paqarta operacionale si shkaktarė shtesė. Pėrkundėr kėsaj, mė 13 shkurt, prokuroria i referohet rrezikut qė paraqes unė pėr “organizimin e njė tjetėr demonstrate tė dhunshme e cila do tė ēonte nė humbjen e jetėrave tė njerėzve”. Ēuditėrisht, katėr muaj pas, mė 13 qershor - dy muaj pas raportit tė pėrkohshėm tė Deanit dhe nėntė ditė pasi qė padia thotė se unė nuk jam pėrgjegjės pėr vdekjet - gjykatėsi Peralta vazhdon t’i ndėrlidhė kinse krimet e mia me vdekjet.
Mė 13 shkurt prokuroria ma mvesh, dhe gjykatėsi e pranon se pėrfaqėsoj njė “model aktivitetesh” qė do tė “shkaktojnė rrezikim dhe dėmtim tė pronės dhe jetės”, dhe se ky model ėshtė duke u “pėrkeqėsuar”. Ky pėrfundim ofendues bėhet pa e shpjeguar se nė ēka konsistoka ky “model” i shpikur - kurrė nė jetėn time nuk kam lėnduar njėri e as qė jam akuzuar pėr lėndimin e ndokujt. Ashtu siē kurrė nė jetėn time nuk kam shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm apo dėmtuar pronėn nė masė tė madhe. Duke i bėrė kėto supozime qesharake, prokuroria po i portretizon mashtrueshėm aktivitetet e mia tė mėparshme dhe po pėrdor kėtė pėrfytyrim tė pavėrtetė pėr tė paragjykuar karakterin tim dhe pėr tė parashikuar veprimet e mia tė ardhshme.
Njė premisė kryekėput e pavėrtetė e padisė ėshtė parashikimi i veprimeve tė mia, madje edhe faji, bazuar nė fajin tim tė presupozuar nga demonstrata e 28 Nėntorit 2006. Kjo lidhje nga prokuroria ndonjėherė ėshtė bėrė drejtpėrdrejt, e ndonjėherė tėrthorazi. Nuk jam gjykuar, sigurisht as dėnuar apo shpallur i fajshėm pėr ndonjė gjė qė ka tė bėjė me demonstratėn e Nėntorit. Edhe sipas standardeve tė sistemit tuaj, kjo ngjarje nuk mund tė shfrytėzohet si “provė” nė kėtė rast.
Arsyeja e dytė e refuzimit tė kėtij paneli gjyqtarėsh ėshtė qė, duke qenė kėtu, ju keni aprovuar diskriminimin dhe njė numėr parregullsish nė procedimet e rastit kundėr meje. Procedimet kanė shkelur tė drejtėn e barazisė para ligjit, tė pėrcaktuar nė nenin 7 tė Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut; liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, neni 9 i po tė njėjtės deklaratė; parimi i ruajtjes sė pafajėsisė pėrderisa tė provohet fajėsia, neni 11; dhe nenet 9 e 14 tė Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, lidhur me tė drejtėn e burgosjes sė drejtė dhe gjyqit tė paanshėm.
Unė nuk pėrfaqėsohem kėtu nga askush pėrveē vetes sime. Avokati Ahmet Hasolli, i ashtuquajturi avokati im mbrojtės, ėshtė emėruar nga ju, dhe unė nuk e njoh atė. Materialet pėr rastin sugjerojnė se kjo mosnjohje ėshtė reciproke, dhe se pėrkushtimi i Hasollit ndaj meje dhe rastit tim ėshtė i dobėt: ai kishte munguar gjatė marrjes nė pyetje tė njė numri dėshmitarėsh, nė rastet tjera tė marrjes nė pyetje ai kishte ikur nė gjysmė tė procesit, dhe nė ato pak raste qė kishte qenė i pranishėm, kishte shtruar pyetje tė pakėta dhe tė brishta. Kjo edhe mė tepėr e shkel parimin e barazisė sė palėve.
Qė mė 15 shkurt, Amnesty International (AI) vazhdimisht ka shfaqur shqetėsimin pse dėgjimet e rastit tim nuk kanė qenė tė hapura pėr publikun, kanė filluar para se tė deklarohen akuzat kundėr meje, dhe pėr faktin se nuk jam lejuar tė marrė pjesė nė to. Gjatė kohės sa isha nė paraburgim, FNH-sė iu ndalua qasja pėr tė mė vizituar nė burg, kurse KMDLNJ-sė iu lejua qė tė mė vizitonte por vetėm njė herė nė muaj. Njerėz tjerė, sikur William Walker menjėherė u lejuan tė mė vizitojnė vetėm pėr tė bėrė trysni qė tė mos organizojmė demonstrata tjera.
FNH ka shprehur shqetėsimin edhe pėr bazėn ligjore tė paraburgimit tim para gjykimit. Pėr mė tepėr, nuk ka kurrfarė justifikimi pėr kufizimet rigoroze gjatė arrestit shtėpiak. Unė jam personi i parė gjatė tetė viteve tė fundit i cili ėshtė duke u mbajtur nė arrest shtėpiak me roje 24 orėshe policore te dera. Gjatė arrestit tė parė shtėpiak, jo vetėm qė nuk mė ėshtė lejuar dalja nga shtėpia, por edhe kontakti me mediat, aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s dhe me tė gjithė personat tjerė pėrveē tre prej katėr anėtarėve tė familjes sime. Kėto kufizime ma kanė shkelur tė drejtėn nė paraburgim tė drejtė (Neni 9.3. KNDCP), si dhe lirinė e tė shprehurit dhe shoqėrimit. Siē ka theksuar AI, paraburgimi nėn kushte tė tilla rigoroze, posaēėrisht para ngritjes sė akuzės, ėshtė privim flagrant nga liria.
vazhdon..
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|