Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-07, 13:19   #15
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjykimi kunder ALBIN KURTIT*****

Intervista


Mua mė duket se kjo heshtje ėshtė sikurse heshtja para stuhisė

20 shtator 2007

Albin Kurti

Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje!, Albin Kurti nė njė intervistė pėr Kosovapress ka thėnė se negociatorėt e Kosovės me moskokėēarjen e tyre, me lakminė e madhe pėr para dhe privilegje e pozita, kanė bėrė aq shumė koncesione ndaj Serbisė qė nė fund po e fusin Kosovėn nė njė copėtim tė brendshėm territorial dhe nė luftėra tė reja. Prandaj sipas tij tė ndalėsh kėta negociator do tė thotė edhe tė punosh pėr lirinė e Kosovės, por edhe tė parandalosh luftėn. Mirėpo Kurti ka potencuar se nėse bėhet ndarja e Kosovės, atėherė jo vetėm Vetėvendosje!, por i gjithė populli do tė shndėrrohet nė mekanizėm ēlirimtar dhe do tė tregojė se di tė luftojė pa frikė e tė veprojė ashtu si duhet pėr lirinė e Kosovės pa kursyer asgjė.

Kosovapress: Albin tash gati 7 muaj ju jeni i pranguar. Sa ka ndikuar kjo nė punėn dhe aktivitetet tuaja?

Kurti: Mė 10 shtator bėhen 7 muaj qė unė ndodhem i izoluar, prej tyre 5 muaj nė paraburgim dhe 2 muaj nė arrest shtėpiak. Izolimi sigurisht qė ka ndikuar nė aktivitetin tim pėr shkak se pėr 5 muaj nuk kam mundur tė kontaktoj as me aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje!, por as me qytetarėt e Kosovės, me tė cilėt jam takuar nėpėr tubimet e shumta publike gjithandej nėpėr Kosovė. Sidoqoftė, nė kėta dy muaj arrest shtėpiak kam mundur qė tė kontaktoj me aktivistėt dhe me qytetarėt qė mė kanė vizituar, por edhe mė tutje mbase angazhimi im kryesor mbetet i pamundur. Kjo pėr shkak se i kam tė pamundura tubimet nėpėr fshatra dhe qytete tė Kosovės. Nė kėtė pikė unė mbetem edhe mė tutje shumė i dėmtuar.

Kosovapress: Ka ndikuar ky izolim sadopak nė qėndrimet e juaja dhe veprimet konkrete nė terren tė Vetėvendosje!-s?

Kurti: Mendoj se nuk kanė ndikuar. Edhe mė tutje janė mbajtur demonstrata e organizuar aksione tė ndryshme. Madje demonstrata mė masive qė ka organizuar Lėvizja Vetėvendosje! ėshtė ajo e 3 marsit, e nė tė cilėn nuk kam marrė pjesė unė, sepse isha nė burg. Po ashtu Vetėvendosja vazhdon t’i pėrmbahet manifestit dhe gjitha materialeve dhe teksteve tė saj qė ka prodhuar deri tani. Edhe parimet janė po ato qė kanė qenė dhe unė mendoj se nuk ka kurrfarė dyshimi nė kėtė aspekt. Qėndrimet e mia politike janė po ato, mbase ca edhe mė tė fuqishme tash. Fatkeqėsisht gjendja po bėhet mė e keqe me kėto negociata qė po shpijnė drejt njė konference tė re ndėrkombėtare, e cila do tė mbahet mbase dikur nė vitin e ardhshėm. Nė kėtė rast Serbia, Rusia, por edhe qarqe evropiane, pėrmes Grupit Negociator tė Kosovės, do ta formalizojnė ndarjen e brendshme tė Kosovės, por edhe krijimin e njė lidhje tė re tė Kosovės me Serbinė.

Kosovapress: Ka zėra tė qytetarėve qė thonė se Vetėvendosja ėshtė mė e pazėshme si asnjėherė mė parė prej themelimit tė saj deri nė demonstratėn e 10 shkurtit. Qėndron kjo?

Kurti: Unė nuk mendoj se ėshtė kėshtu. Asisoj mund tė mendojnė ata qė nuk na kanė pėrcjell sa duhet. Ne nuk jemi aspak mė tė pazėshėm. Tė gjithė aktivistėt tonė janė ēdo ditė nė terren dhe zhvillojnė aktivitetet e zakonshme, siē ėshtė shpėrndarja e gazetės qė s’ėshtė ndalur sė botuari asnjėherė, pavarėsisht asaj sa aktivistė kanė qenė nė burg; mandej, radioemisioni rregullisht transmetohet nė dhjetėra radiostacione lokale gjithandej Kosovės etj. Njėkohėsisht, edhe takimet e tubimet qė i kemi qoftė me intelektualė e profesorė, por edhe me popullin e zakonshėm nė Kosovė, veē sa janė intensifikuar. Ėshtė ēėshtje tjetėr nėse njerėzit e masin aktivitetin e Lėvizjes vetėm me demonstrata, ku e fundit ishte mė 30 qershor. Ashtu siē ėshtė njė ēėshtje tjetėr bllokada qė Lėvizjes sonė ia bėjnė mediat kryesore nė vend. Ne konsiderojmė se dalėngadalė po pjekėn kushtet pėr demonstrata tė reja, por muaji korrik dhe gusht nuk kanė qenė muajt qė demonstratat do tė jepnin ndonjė fryt.

Kosovapress: Ju keni qenė kundėr negociatave dhe ato kanė ndodh nė vazhdimėsi. Tani kanė filluar edhe negociatat e reja 120 ditėshe, tė cilat politikanėt po i quajnė si pėrpjekje tė fundit pėr definimin e statusit. Do tė ketė zgjidhje brenda kėtij viti?

Kurti: Jo, zgjidhje nuk do tė ketė brenda kėtij viti, sepse nė radhė tė parė mėnyra e tyre ėshtė e gabuar. Me negociata me Serbinė nuk mund tė ketė zgjidhje, por vetėm rritje tė problemit.

Kosovapress: Kundrejt procesit pėr zgjidhjen e statusit do tė organizohen edhe zgjedhjet e pėrgjithshme dhe lokale nė Kosovė. Ēka do tė thotė kjo?

Kurti: Jo domosdoshmėrish do tė mbahen kėto zgjedhje. Kėtė e kanė thėnė edhe vet Grupi Negociator me nė krye Joakim Rykerin. Tendenca pėr t’i mbajtur kėto zgjedhje vjen nga synimi qė tė shmanget drejtimi i pakėnaqėsisė sė qytetarėve nga pėrpjekja pėr liri e pavarėsi tek votimet pėr parti. Dhe, e dyta, pėrveē qė duan ta ruajnė Grupin Negociator, janė tė interesuar qė ta kenė edhe njė koalicion ma tė fuqishėm nė Qeverinė e ardhshme tė Kosovės, njė koalicion tė llojit LDK-PDK. Kjo bėhet qė nė atė konferencėn ndėrkombėtare me mė shumė lehtėsi tė bėhet edhe ndarja e Kosovės edhe lidhja federative mes Kosovės dhe Serbisė.

Kosovapress: Do tė bėjė Lėvizja Vetėvendosje! fushatė kundėr zgjedhjeve, qė qytetarėt tė mos dalin nė votime?

Kurti: Ne kemi deklaruar se jemi kundėr kėtyre zgjedhjeve dhe sigurisht qė konform kėtij deklarimi edhe do tė ndėrmarrin aktivitet tona.

Kosovapress: Keni dhėnė kritika tė shumta pėr anėtarėt e Ekipit Negociator. Ēka mendoni pėr ta dhe si do ti pėrkufizonit veē e veē, duke pėrfshirė kėtu edhe Lutfi Hazirin dhe Blerim Shalėn?

Kurti: Dallimet ndėrmjet tyre po zhduken sa mė shumė qė ata po rrinė bashkė. Pėr mendimin tim ata janė njė grup sejmenėsh qė i shkojnė prapa Joakim Rykerit dhe mbase secilit diplomat ndėrkombėtar qė vjen kėtu me projektet e veta, e tė cilat zakonisht s’kanė qenė nė favor tė Kosovės.

Kosovapress: Nė ēfarė situate do tė jetė Kosova pas 6-7 muajve nėse vazhdohet me proceset e deritashme?

Kurti: Nėse bėjnė lidhje tė re varėsie tė Kosovės nga Serbia dhe provojnė me ēfarėdo forme ose ta ndajnė pėrbrenda Kosovėn ose tė implementojnė nė terren pakon e Ahtisarit, fatkeqėsisht neve na presin gjakderdhje e luftėra tė reja. Prandaj, sot tė angazhohesh kundėr kėtij procesi nuk do tė thotė tė angazhohesh vetėm pėr lirinė e Kosovės, por edhe kundėr luftės nė Kosovė. Pikėrisht kėta negociatorėt e Kosovės me moskokėēarjen e tyre, me lakminė e madhe pėr para dhe privilegje e pozita, kanė bėrė aq shumė koncesione ndaj Serbisė qė nė fund po e fusin Kosovėn nė njė copėtim tė brendshėm territorial dhe nė luftėra tė reja. Prandaj tė ndalėsh kėta do tė thotė edhe tė punosh pėr lirinė e Kosovės, por edhe tė parandalosh luftėn.

-vijon-
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė