Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 12:44   #2
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Jeta Katolike Revistė e Komunitetit Katolik Shqiptar pranė Kishės "Zoja e Shkodrės",

Numėri i Parė i Revistės “Jeta Katolike” (New York, 1966)

Revista “Jeta Katholike Shqiptare” (Albanian Catholic Life) si organ shtypi, qė nė hyrje pėrcakton, se ėshtė organ i Lidhjes Katholike Shqiptaro – Amerikane nė New York. Redaktorėt e parė ishin: Dr. Ēesk Ashta e Kolė Ēuni, ndėrsa drejtor pėrgjegjės Rev. Joseph J. Oroshi, D.D. Adresa e parė e revistės ėshtė: 261 South Broadway Tarrytown, N.Y., U.S.A. Mė poshtė nė faqen e dytė thuhet, se dorėshkrimet dhe nėse nuk botohen nuk kthehen. Karakterin demokratik dhe lirinė e debatit e shohim nė pėrcaktimin se: “Artikujt me karakter polemik, duhet tė nėnshkruhen me emen.”, njė shembull ky pėr mediat “demokratike” shqiptare tė shekullit XXI. Nė ballinė bie nė sy dy shtegtarėt arbėr, qė shoqėrojnė me vėshtrimin e tyre ikjen nė Genazzano (Itali) tė Fugurės sė Shenjtė tė “Zojės sė Shkodrės” mbas masakrave barbare tė pushtuesve turq mbi popullsinė vendase. Kjo vepėr relgjioze dhe artistike njėherėsh, gjendet sot nė tavanin pranė elterit tė Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės” (1998) nė Harsdale New York. Revista nė fjalė, nė #1, viti I (1966), ka 26 faqe. Bie nė sy nė gjithė buletinin mungesa e gėrmes ė.
Ajo hapet me editorial-in e shkruar nga drejtori pėrgjegjės Imzot Dr. Zef Oroshi, me pseudonimin Zodiaku (E mė vonė do tė pėrdorė pseudonimin Teologu, Redaksia). Ai, mbasi bėn njė pėrshkrim tė shkurtėr tė pėrsekutimit tė intelektualėve shqiptarė nė Shqipėri nė vitet e errėta tė komunizmit ateist, shton se pėrballė masakrave elita intelektuale nė emigracion pėrkujton frytet dritėdhėnėse tė lėme tė ndryshme tė diturisė, duke pėrshkruar revistat qė botoheshin nė Shkodėr, gjatė kohės qė vetė meshtari Oroshi ishte student nė shkollėn private katolike. Me njė nostalgji tė veēantė, kleriku Oroshi, kujton dy pleqtė tė veshur me kostume tradicionale vendase, qė shėtisnin derė mė derė, pėr tė shpėrndarė me njė krenari e zė tė lartė revistat: “Hylli i Dritės”, “L.E.K.A.” etj. Autori Zodiaku, shkruan: “Natyrisht dhe per kete, megjithse do te dale tremujor dhe pa kurrfare mtese epersijet, na mungojnė mjetet dhe, ne rrethanat e sotshme, deri diku dhe pendat, sepse, secili asht i mbethyem ne tavoline ose fabrike me punen nga e cila nxjerr jetesen e perditshme. Meshtaret shqiptare, dhe ata qe kane mbete gjalle dhe jetojne ne boten e lire, jane te shkaperderdhun e te lidhun me pune aty ku i ka hjedhe rrethana historike, nen urdhnin e auktoritetevet fetare vendase. Megjithate, derisa ndjetin e kemi te mire, me te gjitha flijimet personale qe parashifen, kemi uzdaje te plote se disa penda ma prodhueset nder ambjente te e sidomos meshtarevet e te katholikevet kane me na mungue… Sot per sot “Lidhja Katholike Shqiptare Amerikane” e New York –ut ka caktue me e qite per nji vjete buletinin. Nese bamiresija, simpathija dhe penda e intelektualvet do te na perkrahin, u premtojme lexuesavet se grupit t’yne nuk do t’i mungojne vullndesa e flijimevet personale dhe e punes vullnedtare per vijimin e tij.” (f. 2)
Artikulli vijues, nė faqet 3-5, ėshtė shkruar nga P. Andrew Nargaj, O.F.M., Ph.D., duke i lėnė vendin mė pas shkrimit redaksional: “Rruga e Jone”. Njė pėrkthim interesant, ėshtė bėrė nga Prof. Martin Camaj, tė titulluar: “Adhurimi i Tre Dijetareve nga Lindja”. Ndėrsa Kolė Nikoll Bajraktari, pėrshkruan atmosferėn e Krishtlindjeve dhe vijon me poezinė “Keshendellat”. Kol Ēuni, nė shkrimin e parė jep pėrshkrimin e Presidentit “John F. Kennedy: Babe Familjet e Besimtare i Vertete”. Prof. Mhill Marku, paraqitet pėr lexuesit mėrgimtarė me analizėn: “Gjuha Shqipe ne Amerike” dhe mė poshtė ka ofruar njė poezi nga Pader Gjergj Fishta. Zef Pashko Deda, trajton marrėdhėniet mes Vatikanit e Washingtonit dhe Papa Pali VI, ndėrsa pėr Gonxhe Bojanxhiun e veprimtarinė e saj nė dobi tė tė varfėrve, At Dr. Zef Oroshi, u tregon shqiptarėve ne mėrgim pėr bijėn e harruar nė tokėn e tė parėve nė Shqipėri. Revista, nė #1 tė saj, ka kronikėn shoqėrore, zgjedhjet e reja tė Lidhjes Katolike Shqiptare-Amerikane, si dhe stafin e shtypit, nė tė cilėn janė emrat: Loro Stajka, Ndue Gj. Markaj, Nikoll Melyshi, Kol Nikoll Bajraktari, Zef Pashko Deda, Tonin Mirakaj, Zef Hasani, Fran Sokoli, Lodovik M. Bajraktari. Ajo qė ėshtė mė interesantja, ėshtė se nė revistė janė tė shėnuar meshėt pėrkujtimore e mesha pėr deshmorėt e Atdheut (pavarėsisht se cilit besim i pėrkasin), duke u quajtur tradicionalisht mė vonė si Meshė Kombėtare ēdo 28 Nėntor, kur ėshtė edhe kremtimi i Shpalljes sė Pavarėsisė. Revista, falėnderoi tė gjithė pėr pagesėn e rregullt tė antarėsisė, me anėn e sė cilės krijohet mundesia e vijimėsisė sė saj.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė